Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkaktuan 2 milionë euro dëm shtetit, 12 të arrestuar në Tiranë, 9 prej tyre shtetas… 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shkaktuan 2 milionë euro dëm shtetit, 12 të arrestuar në Tiranë, 9 prej tyre shtetas… 
KronikeLajmi i fundit

Shkaktuan 2 milionë euro dëm shtetit, 12 të arrestuar në Tiranë, 9 prej tyre shtetas… 

Published: December 20, 2023
Shpërndaje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 12 persona për shmangie të detyrimeve tatimore.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve edhe me Drejtorinë për Krimin Ekonomik në Policinë e Shtetit, DVP Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.2084 të vitit 2023, pas një pune disa mujore me veprime proceduriale, si dhe me metoda speciale të hetimit, finalizoi sot me sukses Operacionin e koduar “collaborazione“.

Në kuadër të këtij operacioni, janë bërë të mundur ekzekutimet e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 12 shtetasve, (3 shtetas Shqiptarë dhe 9 shtetas Italianë) me iniciale E.D., B.H., E.D., D.M., T.M., D.D., F.P., R.R., U.M., G.R., S.D., A.P.

- Publicitet -

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta persona kanë mundur të organizojnë një strukturë të mirëfillte kriminale me qëllim të vetëm përfitimin me anë të shmangies së detyrimeve tatimore, duke kryer aktivitet në fushën e shërbimeve të konsulencave.

Faturimi i dyshuar fiktiv i këtyre konsulencave është kryer nga subjekte ‘Persona Fizik’ në subjekte SH.P.K (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), ku më pas këto të fundit (subjekte SH.P.K) këto shërbime i kanë eksportuar (shitur) në shtetin Italian. Duke rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, është bërë e mundur barazimi i tyre me të ardhurat dhe në këtë mënyrë vlera e detyrimit të tatim fitimit për tu paguar del më e ulët, duke shmangur kështu detyrimin real që lind nga tatim fitimi. Në këtë mënyrë janë konsumuar elementë të veprave penale të parashikuara nga nenet 180, 190 dhe 143 të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë.

Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekteve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga rritja fiktive e shpenzimeve, deri në këtë fazë të hetimeve, një vlerë të llogaritur prej 471,778,384 lekë, duke i shkaktuar kështu një dëm monetar dhe financiar shtetit Shqiptar në vlerën rreth 2 milion Euro. Dyshohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionarë të administratës shtetërorë, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

Ky aktivitet kriminal dyshohet që shtrihet edhe në shtetin Italian, aty ku edhe operojnë përfituesit kryesorë, të cilët janë subjekte që përfitojnë të gjithë vlerën e shërbimeve të dyshuara fiktive të konsulencës, e cila përllogaritet mbi 6 milion Euro. Po punohet që hetimet të shtrihen edhe në shtetin Italian.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. X on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Gani USA on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  3. . on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Robt pra on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Vlora 97 on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?