Prokuroi Besnik Cani u shkarkua ne shkallën e dytë të vettingut, i njohur si Komisioni i Posaçëm i Apelimit. Kolegji arriti në përfundimin se Cani kishte cenuar besimin e publikut edhe në kriterin e profesionalizimit, përmes lidhjes së një kontrate me një kompani për ndërtimin e një karburanti dhe një njësie shërbimi mbi truallin e tij në Paskuqan, përfshirjes në mënyrë të padrejtë të bashkëshortes së tij në listën e kredive të buta në Fier si dhe në pushimin e një procedimi penal në vitin 2006.

Besnik Cani e kaloi fazën e parë të vettingut më 27 nëntor 2018, ndonëse 4 çështje që lidheshin me etikën dhe profesionalizmin u dërguan për inspektim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi u kritikua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe më pas Komisioneri Publik, të cilët evidentuan se KPK kishte hequr dorë nga funksioni për rivlerësimin e subjektit.

Në Kolegj, Cani dhe avokati i tij, Eduard Halimi udhëhoqën një betejë kundër dy anëtarëve të trupës, duke sfiduar legjitimitetin e tyre në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Para fillimit të procesit, subjekti kallëzoi në SPAK relatorin Luan Daci për falsifikim të formularit të deklarimit lidhur me arsyet e largimit të tij si gjyqtar, ndërkohë që gjyqtari Ardian Hajdari u kontestua se ishte zgjedhur në KPA në kundërshtim me ligjin, pasi kishte një mesatare më të ulët sesa e kërkonte ligji.

Ajo që kuptohet pas këtij vendimit të gjykatës së Strasburgut, është se ky vendim do të afektojë edhe çështje të tjera që kanë pasur të njëjtën trupë gjykuese në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

j.l./ dita