Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj publikon dëshminë që u sajua kundër tij: Prej kësaj gënjeshtre nisën protestat e rreme, u amplifikuan me kallëzime anonime dhe…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Veliaj publikon dëshminë që u sajua kundër tij: Prej kësaj gënjeshtre nisën protestat e rreme, u amplifikuan me kallëzime anonime dhe…
Lajmi i funditPolitike

Veliaj publikon dëshminë që u sajua kundër tij: Prej kësaj gënjeshtre nisën protestat e rreme, u amplifikuan me kallëzime anonime dhe…

Published: October 1, 2025
Shpërndaje

Erion Veliaj publikoi sot një mesazh lidhur me deklaratën noteriale të shtetasit italian Gabriele Tarroni Longinotti, ku ai pranonte se ishte paguar në vitin 2023 për të shpifur kundër tij në lidhje me çështjen e inceneratorit. Pas këtyre deklaratave Veliaj shprehet se nisën protestat para Bashkisë së Tiranës, të cilat më pas u amplifikuan edhe me letrën anonime të Nesti Angonit, si pjesë e kurthit të ngritur ndaj tij.

Veliaj shprehet se përmes këtij kurthi u prodhua një hetim i paligjshëm mbi bazën e anonimatit, një vetting 20-vjeçar i gjithë jetës së tij që nga rinia, sabotim i Kryeqytetit pikërisht në kulmin e suksesit, persekutim çnjerëzor ndaj familjes së tij dhe një izolim grotesk, sikur të ishte kriminel lufte apo drejtues kartelesh.

Në fund të marsit dhe fillim të prillit 2023, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, emisioni “Piranjat” në televizionin e familjes Berisha, Syri Tv, publikoi dy intervista që tronditën opinionin publik. Protagonist: një shtetas italian, Gabriele Tarroni Longinotti, i cili pretendonte se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kishte marrë pjesë në blerjen e një inceneratori të dështuar, pajisje që kompania “Bruno Presezzi” SPA kishte marrë nga Rumania për skrap, pasi më parë s’e kishte shitur dot as në Zimbabve.

- Publicitet -

“Piranjat” raportuan se Longinotti ishte takuar disa herë me Veliajn, herë në Itali, në zyrat e “Bruno Presezzi” SPA, herë në Tiranë, në “Cioccolati Italiani” dhe restorantin “Tribe”. Prej dy vitesh, “Piranjat” janë nën proces penal për shpifje, pas padisë së Veliajt në Gjykatën e Tiranës. Por java e fundit i ka dhënë çështjes një përmbysje të plotë.

Avokatët e Veliajt depozituan të hënën një deklaratë noteriale të datës 24 shtator 2025, të nënshkruar në Modena para noteres Rosa Chiarini, ku vetë Gabriele Tarroni Longinotti hedh poshtë çdo akuzë që kishte artikuluar ai dy vite më parë. “Gjithçka ishte shpifje për para”, – deklaron Longinotti dhe pas dëshmisë së rremë të transmetuar në emisionin “Piranjat” nisën edhe protestat 2-vjeçare para Bashkisë së Tiranës.

Mesazhi i plotë i postuar nga Veliaj:

Uroj të jeni mirë!

Mirënjohje për qindra letrat tuaja, që më japin kurajë çdo ditë. Jam mirë, më i fortë e më i vendosur se kurrë në betejë me të ligën!

Po postoj për të gjithë, rrëfimin e parë të një serie rrëfimesh, nga ata që, me ose pa dashje, kontribuan në kurthin e ngritur ndaj meje, që prodhoi një hetim të paligjshëm nga anonimati, një vetting 20 vjeçar të të gjithë jetës sime nga rinia, një Kryeqytet të sabotuar teksa ishte në kulmin e suksesit, një persekutim çnjerëzor të familjes sime, e një izolim grotesk, si të isha kriminel lufte apo drejtues kartelesh.

Lexojeni, se prej kësaj gënjeshtre të parë nisën protestat e rreme, u amplifikuan me kallëzime anonime, u ngjizën akuza me kërcënim dëshmitarësh e u bitis me shkallmimin e Kryeqytetit tonë Tiranës. Ndaj, secili duhet ta lexojë apologjinë noteriale të Gabriele Tarroni Longinotti-t, si leksion për të ardhmen.

E bëj këtë për disa grupe:

– [ ] Për italianin, që as më njeh e as e njoh, por që nisi një zinxhir jetëshkatërrues ngjarjesh, që të kuptojë se nuk jam hakmarrës, por ai dhe kushdo tjetër këtu në Shqipëri, duhet të kuptojë që fjalët kanë peshë, e kur janë të rreme thyejnë karriera, qytete e familje, që do duan dekada të rikuperohen.
– [ ] Për të tjerët, që u bënë me vetëdije apo me zell politik pjesë e këtij fabrikimi. Dua t’u them se unë jam i burgosur, por nuk jam në burg. Jam i qetë dhe i çliruar në ndërgjegjen time. Shpresoj që të keni fuqi të çliroheni nga burgu i ligësisë suaj ku keni mbyllur veten, pasi e vërteta e rrëfimi do t’ju bëjë të lirë!
– [ ] Por, më e rëndësishmja e bëj për çdo shqiptar që jeton me frikë mos përgjohet, kërkon linjë të sigurt të flasë me të shtëpisë, kthen kokën pas mos po e ndjekin, vë gishtin mbi buzë se mos dëgjohet, apo fsheh telefonin poshtë vitheve në karrike! Shqipëria nuk është një koloni penale dhe s’duhet lejuar kurrë kjo re e zezë frike që ka kapluar vendin në emër të drejtësisë së re.

Ju përqafoj me mall të gjithëve! Do të luftoj për vete dhe për secilin prej jush!

Pjesë nga rrëfimi noterial më poshtë:

(1) Nuk kam parë kurrë z. Erion Veliaj të udhëtojë, vetëm apo në prani të personave të tjerë, në Itali apo të takojë dikë, aq më pak që qëllimi i një vizite të tillë të kishte lidhje me inceneratorin;
(2) Nuk e kam takuar kurrë z. Erion Veliaj, as personalisht as në prani të personave të tjerë, as në Itali as në Shqipëri, në “Cioccolati Italiani” apo “Tribe”, dhe as nuk kam komunikuar me të, as personalisht as përmes personave të tjerë, me telefonata, mesazhe apo në ndonjë formë tjetër komunikimi;
(3) Nuk kam as njohuri e as prova që z. Erion Veliaj të ketë marrë pjesë apo të ketë qenë i përfshirë në blerjen e inceneratorit që kishim në Rumani;
(4) Të gjitha deklaratat që kam dhënë në lidhje me z. Erion Veliaj, në intervistat e mia për programin “Piranjat” në “Syri TV”, si edhe ato që kam lënë të kuptohet, janë të pavërteta dhe janë bërë prej meje në këmbim të premtimeve nga ana e këtyre mediave televizive dhe personave të afërt me to, për përfitime financiare.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Xha jaho says:
    October 1, 2025 at 11:35 am

    Te hetohet mbi keto media dhe te jepen emrat ne publik kush pagoi dhe premtoj ketij pleres Italian lek. Shpellar, plera qe akoma mendojne te thurrin keto intriga se nuk kane ide te sakta per te ecur me drejtesi. Mbas 35 vjetesh keta badakxhinje e bazhibozhuke jane me te rrezikshem nga regjimi kaluar per te thurrur intriga.
    Gjithcka ne emer te lekut, cojini te punojne ne miniere se ka rroga te mira.

    Reply
  • latifi says:
    October 1, 2025 at 12:42 pm

    Ja une te besoj po bota

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 1, 2025 at 3:02 pm

    VI:
    -Skandalet e PD-Saliut jan pambarim në 35 vite,pasi NUK KA PASUR DHE NUK KA DREJTËSI,ATO JANË TMERRUAR PREJ TIJ ME KËRCËNIME PËR TI BURGOSUR E VRARË DHE DUKE I FSHEHUR KRIMET ME ANËN E TV-ve të kapur prej tij 99 % në 2005,SIDOMOS ME SYRI TV TË DJALIT TË TIJ ZENI..SEKSERIT TË GËRDECIT ME 27 TË VRARË.!
    Nuk duhen harruar vrasjet e Gjyqtarve KONOMI E SANTO,Përndjekja për arrestim e vrasje të ZEF BROZIT,të cilin e shpëtoi SHBA,etj.
    Po kështu,SPAK duhet të kishte hapur hetimin për këtë ngjarje të tipit BABALE 1000.!?
    -SPAK po saboton TMERRSISHT 21 JANARIN 2011 NDONSE KA DIKTIM NGA GJL DHE AJO ND/KOMBËTARE.!
    -Janë mbi 101 ngjarje krimi në Shqipëri që nga 1991 Shkodër.
    Kur do i jepet FUND MARRZIVE TË SB DHE DREJTËSISË.?

    Reply
  • Banda says:
    October 1, 2025 at 3:25 pm

    O Lali . Nuk te futi ne burg Gabriele Tarroni Longinotti. Te futi vetja jote, Ajola, EdZdromsi dhe Ballukja. Ky Gabeli a Gabrieli le te jape 100 deklarata noteriale, po nuk pijne uje. Ti ke abuzuar me detyren dhe do shkosh ne burg. se ashtu jane ligjet e shtetit. Vertet qe ka nje boshllek ligjor dhe ti mund te kerkosh ta cilesosh shkarkimin si te paligjshem, por Zdromsi t’i kopsiti gjerat, Priti akuzen e plote te SPAK-ut. E lexoi dhe u bind qe ti politikisht je i asgjesuar dhe te leshoi perfundimisht. Do ishte me e ndershme per ty: te jepje dorheqjen dhe mos te mbaje peng nje qytet me 1 000 000 banore per interesa private. Keshtu do i hapje rrugen drejtesise te ishte e pavarur nga politike. Keshtu do kishe mundesine te ndiqeshe ne arrest shtepie ose ne gjendje te lire, si jotshoqe. Do kishe gjithashtu mundesine te ndihmoje sadopak drejtesine duke denoncuar aferat korruptive qe ka bere dhe ben qeveria shqiptare. Do te tregoje nje lloj respekti per popullin me te varfer e te rraskapitur te Europes qe ju jep besimin per te administruar shtetin dhe ju e vidhni ne menyre te paskrupullt, si hienat. Ti e humbe kete rast. Kapja me thonje pas karriges dhe votes qytetare tregon qe je ne hall te madh. Ne vend te çliroje shpirtin, zgjodhe paktin me djallin. Zoti te ndihmofte.

    Reply
  • Edi says:
    October 1, 2025 at 4:08 pm

    Ethem

    Ne Nje vrime i bie

    Reply
  • Heretiku says:
    October 1, 2025 at 5:00 pm

    Me kete italianin, qe vetakuzohet per shpifje, le te merren organet e drejtesise, ne Shqiperi apo Itali.
    Problemi eshte gjetke, sepse lindin disa pyetje, qe kerkojne pergjigje.
    1 – Inceneratoret qe u blene, kush i bleu, sa u blene, si u blene ( tenderat e blerjeve, a ishin te rregullt, fituesi a i plotesonte kriteret e binomit cilesi-cmim ? ) ?
    2 – Inceneratoret a funksionojne sot ?
    3 – Ne rast se funksionojne, cili eshte rendimenti i tyre, a e justifikojne cmimin e paguar, apo eshte paguar nje cmim i kripur ( me paret e taksave te qytetareve ) per nje impiant skadent ?

    Reply
  • Shqiptar says:
    October 1, 2025 at 7:02 pm

    Do beja edhe une te njejtat pyetje te Hetikut si me larte.

    Reply
  • demo says:
    October 2, 2025 at 10:42 am

    Sikur kjo sajese te jete e vertete,,dhe italjani te mos jete paguar persedyti prej Veliut,,,prape nuk perben prove per te cfajesuar Veliun.Sepse breket dhe fustanet e Ajoles jane aty dhe Italani nuk deklaron dot Jane te gruas time por ja dha Ajoles borxh.Ca qindramijra euro qe ju kapen ne kasaforta jane prove dhe italjani nuk thote dot jane te mijat,ja pata dhene hua.
    Ky eshte nje Arsyetim sofistik i Veliut per te rrezuar gjithe Akuzen me nje bllof: MEQENESE DESHMIA E ITALJANIT DOLI e Rreme,EDHE AKUZAT E TJERA JANE TE RREME. TE GJITHA PJESE E NJE KOMPLOTI TE ORGANIZUAR PER TE RREZUAR VELIUN,.
    Sofizmin dhe silogjizmin i kane demaskuar greket e lashte,sepse bota nuk eshte krijuar sot.

    Reply
  • Dashi says:
    October 2, 2025 at 11:14 am

    Për Heretikun . Pyetjet që bën ti , janë mëse të drejta , por e kanë humbur aktualitetin . Këto pyetje i janë drejtuar ish ministrit të mjedisit Lefter Koka dhe drejtuesve të tjerë të asaj ministrie , përgjegjës për inceneratorët , që sot janë në burg . Kështuqë , këto pyetje janë praktikisht të ezauruara dhe nuk përbëjnë më gjykim penal . Sa për sqarim , inceneratorët nuk vareshin nga bashkitë , por nga ministria e mjedisit dhe bashkitë ishin thjesht klientë , që prisnin përfundimin e tyre nga ana e Ministrisë . Erion Veliaj nuk ka asnjë përgjegjësi dhe bashkia e Tiranës e çdo bashkitë tjetër , nuk hyn fare në çështjen e inceneratorëve . SPAK-u i famshëm , që u treguan aq i gatshëm kundër Veliajt , nuk do priste sugjerimin e Heretikut për t’a fundosur edhe për inceneratorët , por po e dënon vetëm për abuzime në OJQ-në e Ajolës , pasi akuza të tjera në drejtim të Veliajt , nuk ka .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?