Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkatërrimi i digës në Ukrainë, OKB paralajmëron pasoja të rënda
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkatërrimi i digës në Ukrainë, OKB paralajmëron pasoja të rënda
AktualitetBote

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, OKB paralajmëron pasoja të rënda

Published: June 7, 2023
Shpërndaje

Rreth 42 mijë vetë rrezikohen nga përmbytjet në zonat e kontrolluara nga Rusia përgjatë lumit Dnipro në Ukrainë, pas shkatërrimit të një dige në Nova Kakovka.

Shefi i Ndihmave në OKB, Martin Griffiths paralajmëroi gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit për pasoja të rënda dhe me shtrirje të gjerë.

“Shkatërrimi i digës së centralit hidro-elektrik të Kakhovka është një prej dëmëve më të mëdha në infrastrukturën civile që prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022. Magnituda e katastrofës do të kuptohet plotësisht gjatë ditëve në vijim, por që tani është e qartë se do të ketë pasoja të rënda për mijëra njerëz në jug të Ukrainës”, tha Griffiths.

Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës që shkaktoi vërshime masive uji përgjatë një zone të madhe lufte, e detyroi evakuimin e mijëra personave. Kievi pretendon se forcat ruse ndërmorën një akt të qëllimshëm lufte duke hedhur digën në erë

“Vetëm çlirimi i plotë i tokave ukrainase nga pushtuesit rus do të garantojë rreshtjen e sulmeve të tilla terroriste. Rusia përdor çdo gjë për të shkaktuar terror. Shteti terrorist duhet të humbasë”, tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Por, Moska fajëson Kievin dhe gjatë një seance të Këshillit të Sigurisë, foli për akt të qëllimshëm sabotazhi: “Sabotazhi i ndërmarrë nga Kievi kishte dy qëllime kryesore; së pari të tërhiqte vëmendjen maksimale për të krijuar mundësitë e favorshme për kundërofensivën e paralajmeruar; dhe së dyti, të shkaktonte dëmin maksimal humanitar ndaj popullsisë”. 

SHBA tha se nuk ishte e sigurtë se kë të fajësonte për shkatërrimin e digës, por se nuk do të kishte kuptim që Ukraina t’ia kishte bërë këtë popullsisë së vet. Ndërsa ende nuk ka raportime për viktima, media shtetërore në Rusi foli për disa persona të zhdukur.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në zonën e pushtuar të Nova Kakhovka në rajonin e Kherson.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?