Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u rrafshua thesari arkeologjik i Delvinës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Si u rrafshua thesari arkeologjik i Delvinës
KryesoreKultureLajmi i fundit

Si u rrafshua thesari arkeologjik i Delvinës

Published: October 4, 2026
Shpërndaje

Nga Limos Didani

Tumat e Bajkajt u mbijetuan mijëra vjetëve, por sot ato nuk ekzistojnë më. Që nga gërmimet e vitit 1970 e deri më sot, ky thesar arkeologjik është mbuluar nga bimësia dhe harresa. Në këtë fushë nuk ka mbetur më asnjë shenjë apo tabelë që të tregojë historinë e saj.

Misteri në qafën e Breshërit – Kjo fushë në perëndim të fshatit Bajkaj, buzë rrugës së re Kardhiq-Delvinë, duket si një hapësirë e zakonshme rurale. Por nën këtë tokë dhe rreth e rrotull saj, fshihet një histori tremijëvjeçare që sot thjesht hesht.Pak udhëtarë e dinë se këtu, në vendin e quajtur “Qafa e Breshërit”, dy monumente madhështore të periudhës ilire sfiduan kohën për shekuj me radhë.

- Publicitet -

Githçka nisi të ndryshonte në fillim të viteve ’70. Për banorët vendas, shëmbëllenin me disa ngritje të çuditshme dheu, por për sytë e mprehtë të shkencës, ishin portat e një bote të lashtë.

“Ndoshta kam qenë në moshë të vogël, por rreth viteve 1970–1971, kur u kryen gërmimet atje, kishte disa kodra të vogla, të cilave ne u thoshim “kokojka”. Dukeshin sikur i pickshte bërë dikush me dorë dhe thuhej se aty kishte varreza…”, shprehet Kosta Sinani, banor i zonës.

Ajo që fëmijët e fshatit e quanin “kokojka”, në vitin 1970 do të tërhiqte vëmendjen e një prej emrave më të njohur të arkeologjisë shqiptare, Dhimosten Budinës. Ai nisi një ekspeditë që do të ndryshonte kuptimin mbi prehistorinë e këtij rajoni. Zona u rrethua menjëherë, duke u kthyer në një mister të vërtetë për komunitetin lokal.

“…Më pas erdhi një grup arkeologësh nga Tirana… Atje nuk mund të afroheshe, sepse gjithçka konsiderohej sekret. Mësuam se ishin gjetur disa qypa dhe objekte antike shumë të vjetra. Pasi gërmimet përfunduan, ne shkuam atje për kuriozitet… dhe pamë se zona ishte gërmuar. Kishte objekte të vjetra, tjegulla, qypa dhe copa të vogla të thyera”, tregon Kosta Sinani.

Thesari nën shtresat e dheut – Raportet zyrtare të Dhimosten Budinës zbuluan detaje magjepsëse. Vetëm tre metra larg njëra-tjetrës, dy tuma të mëdha prej shtresash dheu e gurësh u hapën pas 3,000 vjetësh.

Njëra prej tyre mbartte një sekret të madh: 43 varre të ndërtuara me rrasa guri gëlqeror, si arkëza të vogla memorieje. Trupat ishin vendosur në pozicion të tillë si të mbledhur si në gjumë, ndërsa katër të tjerë ishin djegur sipas ritualit të kohës. Por ajo që mahniti arkeologët ishte varri qendror.

Ky varr, me shtatë enë qeramike të formave të ndryshme, u kthye në çelësin e datimit. Ai vërtetoi se tumat i përkisnin fundit të Epokës së Bronzit dhe fillimit të Epokës së Hekurit, rreth shekullit të XII para Krishtit. Për këtë kulturë do të shkruante edhe profesori i njohur europian, Nikolas Hamen, duke e lidhur Bajkajn me rrjetin e madh të tumave ballkanike. Kërkimet vazhduan edhe më vonë, në vitet ’80, duke përfshirë si krah pune edhe të rinjtë e zonës.

“Në vitet 1979–1982 isha nxënës në shkollën e mesme në Delvinë… Në vitet 1980–1981, disa arkeologë na morën për të punuar dhe ne kryem gërmime pikërisht në vendin ku ndodhemi sot… Gërmimet i kryenim me shumë kujdes. Një gjë më bënte veçanërisht përshtypje: sa herë që gjenim diçka, arkeologët gëzoheshin sikur të kishin gjetur flori…Gjatë punës na këshillonin vazhdimisht që të tregoheshim shumë të kujdesshëm… Sot, në këtë vend nuk ka asnjë shenjë… Megjithatë, këtu është gjetur një thesar. Jo një thesar me flori, por një thesar që dëshmon se kjo zonë është jashtëzakonisht e pasur…”, tregon Ilirjan Liçaj, kryetar i fshatit Bajkaj.

Arteria e lashtë dhe gurët e harruar – Pse ishin ngritur këto tuma pikërisht këtu? Përgjigja fshihet te gjeografia. Lugina e lumit të Kalasës dhe Qafa e Skërficës nuk ishin thjesht peizazhe natyrore, por një nga arteriet më të rëndësishme tregtare dhe ushtarake të antikitetit.

Një rrugë strategjike që lidhte dy portet e mëdha të jugut, Butrintin dhe Sarandën, me brendësinë e Ballkanit e deri në Maqedoninë e lashtë. Udhëtarë, karvanë dhe ushtri kanë kaluar përmes kësaj qafe për mijëra vjet, duke lënë pas gjurmë që shpesh dalin në dritë krejt rastësisht.

“Këtu jemi në fushën e Bajkajt, në luginën e lumit të Kalasës… Është shumë interesante të kemi parasysh se pikërisht në këtë zonë, deri pranë Qafës së Skërficës, ka pasur edhe zbulime të tjera të rastësishme të varreve që u përkisnin periudhave të ndryshme të antikitetit. Kjo na tregon qartësisht se këtu kalonte një prej arterieve kryesore të lëvizjes së karvanëve…”, shprehet Auron Tare, studiues.

Kjo hapësirë mbart edhe kujtesën e ngjarjeve dramatike të treguara brez pas brezi. Emrat e vendeve këtu nuk janë të rastësishëm; ato mbajnë vulën e gojëdhënave lokale, si ajo që shpjegon emrin e “Qafës së Breshërit” – një dëshmi e një fatkeqësie natyrore që detyroi një popullsi të tërë të shpërngulej.

“…Sipas një gojëdhëne, shumë vite më parë kishte bërë një mot jashtëzakonisht i keq… Banorët kishin pësuar dëme të mëdha, u kishte ngordhur bagëtia… Për këtë arsye ishin detyruar të largoheshin. Thuhet se pikërisht nga kjo histori vendi mori emrin “Qafa e Breshërit”… Këto rrëfime ne i kemi mësuar nga gojëdhënat…” tregon Ilirjan Liçaj, kryetar i fshatit Bajkaj.

Krahu i hekurt i modernitetit – Por ajo që natyra dhe shekujt e kursyen, nuk e kurseu dora e njeriut modern. Dekadat e fundit sollën transformime të mëdha infrastrukturore për zonën.

Ndërtimi i autostradës së re Kardhiq-Delvinë, aq e domosdoshme për zhvillimin ekonomik, u kthye në një dënim pa të drejtë apeli për trashëgiminë në terren. Ekskavatorët dhe mjetet e rënda gërmuan mu mbi trasenë ku preheshin tumat e lashta, duke i mbuluar ato me harresë, beton dhe bimësi.

“Kur u ndërtua autostrada, në atë vend kaloi traseja e rrugës dhe pjesa më e madhe e zonës u gërmua. Tumat janë mbuluar nga bimësia dhe ne nuk kemi dijeni se çfarë është bërë me to…”, shprehet Kosta Sinani, banor i zonës.

“Rreth 10–15 vjet më parë, kur u ndërtua rruga Kardhiq–Delvinë, një pjesë e kodrës u kthye në trase… Për koincidencë, pas ndarjes së tokave, parcela ku kryenim gërmimet më takoi mua… Ne e mbollëm atë me ullinj. Kur hapnim gropat, na dilnin vazhdimisht pjesë tjegullash, madje edhe tjegulla të plota. Atëherë m’u kujtuan fjalët e arkeologëve…”, tregon Ilirjan Liçaj, kryetar i fshatit Bajkaj.

Tumat e Bajkajt sot nuk ekzistojnë më fizikisht. Ato janë rrafshuar plotësisht. Nuk ka asnjë shenjë, asnjë gardh mbrojtës dhe asnjë tabelë që t’u tregojë mijëra turistëve që kalojnë çdo ditë përmes këtij aksi se po shkelin mbi një histori mijëravjeçare. Por a është e thënë që kjo hapësirë të mbetet thjesht një fushë që hesht?

“Ajo që është shumë interesante, por njëkohësisht edhe shqetësuese, është se, siç e shohim, këtu nuk ka absolutisht asnjë shenjë… Ato janë rrafshuar dhe janë zhdukur… Ajo që do të ishte me shumë interes është që këtu, pranë rrugës, të ndërtohej një stacion i thjeshtë ndalimi, me tabela shpjeguese, për të treguar rëndësinë që ka kjo zonë… Në këtë mënyrë, zonës dhe kësaj hapësire do t’u jepej vlera që meritojnë…”, shprehet Auron Tare, studiues.

Dëshmitë e ruajtura në shënimet e Dhimosten Budinës dhe në muzeumet tona, kërkojnë të shpëtohen nga harresa. Sepse kur humbet një monument, humbet një dëshmi. Por kur harrohet historia e tij, ajo që humbet përgjithmonë është vetë kujtesa jonë kombëtare.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Vlora 97 says:
    October 4, 2026 at 6:31 am

    Po c na duhet historia ne
    Kemi gratacelat e ramaxhinjve
    Kemi vilaxhinjt e hajdutllikut dhe droges
    Kemi nje mender kryeminister me poture qe firmos zhdukjen e historis dhe te ambjenteve unike natyrore.
    Lum ne

    Reply
  • prehistoriku says:
    October 4, 2026 at 6:33 am

    Dora e grekut
    Kush ka firmosur qe rruga te kaloj mbi tumat??

    Artikulli nuk e thot, por keto gjurme ilire zhduken sepse duhet te mbeten vetem gjurme e varre te qyteterimit helen.

    Nje dite do ti dali tymi dhe ksaj

    Reply
  • Xha Teme Analisti says:
    October 4, 2026 at 6:33 am

    Te rroj partia
    Te rroj shoku Ramia
    Posht historia

    Reply
  • Ana says:
    October 4, 2026 at 6:34 am

    Turp turp turp!!!

    Reply
  • Skypion says:
    October 4, 2026 at 6:36 am

    Te mbajm fort ato sheninet e Dhemosten Budines te pakten
    Mbase vjen nje brez udhheqsish dikur qe nuk esht kaq bastard dhe hajdut barbar sa rilindjotët

    Reply
  • Detari says:
    October 4, 2026 at 7:18 am

    Muzete e greqise jane plot me te vjedhura ilire.

    Reply
  • demo says:
    October 4, 2026 at 8:04 am

    Kush na I PRISHI? I dogji gjermani,I vodhi italjani,Serbi,greku…
    O austriak!Silli ato armet e Skenderbeut ne Shqiperi,se do na besh nder te madh.
    Ka bere nje Akademi hajvanesh Sazan Guri me ate gjeologun e naftes,Fredi Bala,do vertetojne,qe Troja ka qene ne Shqiperi. Kane botuar mijra libra me pacafure fantaksur,me pellasge,Atlandida,,Troja,Uliksi,.Te gjitha ne Shqiperi. Provat materiale te ketij vendbanimi 3200 vjecar,qe tregojne se Epirotet e lashte nuk kane qene greke,por Ilire,i zhdukin me eskavator..
    RUHU NGA SHQIPTARI KUR KA FRIKE BULLICEN DHE ADHURON OBJEKTET E CMUARA! Pse? Sepse do ti vjedhe.
    Mjafton te shikosh tre Idole te 91,qe perfaqesonin te Ardhmen evropiane te Shqiperise:Sali Berisha nga Veriu,Edi Rama nga Durrsi dhe Ilir Meta nga Skrapari,,Te tre Hajdute me damke.Do turperonin Noriegen,Escobarin,Al Caponen,,edhe Ata qe vodhen thesarin e Versajes

    Reply
    • Berlin says:
      October 5, 2026 at 8:02 am

      Ato armet e Skenderbeut eshte shume me mire te rrine ne Austri so te thoja une.

      Sepse po ti sjellin ne Shqiperi do ti vjedhi ndonje Politikan dhe mbas 2 brezash do thone qe ska patur Skenderbe sepse nuk ka me arme. Austriaket nuk bejne ndonje skeret por i kane vendosur ne mes te sheshit me mbishkirm e neneshkrim se kujt i perkasin keto arme.

      Reply
  • ANA says:
    October 4, 2026 at 11:16 am

    Padituria,indiferenca,izolimi dhe nje tranzicion i crregullt drejt demokracise na kane cuar ne kete sjellje te papranueshme dhe kriminale ne lidhje me trashegimine tone kulturore;megjithate,nuk mjafton thjesht te identifikojme gabimet tona dhe moskryerjen e detyres te atyre qe jane pergjegjes per kete shkaterrim-na duhet gjithashtu te kerkojme mosperseritjen dhe korrigjimin e tyre ne shkallen qe eshte e mundur.Pertej qeverise qendrore,edhe autoritet lokale kane pergjegjesi dhe duhen te nderrmarrin veprime-qofte per te parandaluar nje shkaterrim te tille,per te riparuar demet,apo per te informuar banoret per vleren e monumenteve te tilla-sepse ato nuk jane thjesht monumente te vjetra qe i perkasin te shkuares se larget,por nje miniere ari e qendrueshme dhe e afte te ndihmoje me te ardhura komunitetin lokal permes turizmit dhe aktiviteteve te tjera,per me teper vlera e tyre mund te ishte rritur edhe me tej me nje muze qe do te rrefente historine e tyre ne menyre te organizuar dhe te lidhur edhe me monumentet e tjera kulturore te rajonit.Kombe te tjera me histori me te varfer nga tona e krijojne vet dhe mirembajne monumentet e tyre;eshte e pafalshme per ne-me kete histori te pasur e te lashte,te fshijme gjurmet e saj dhe ta konsiderojme si dicka te parendesishme.Sido qe te jete,shkaterrimi dhe mbrojtja e tyre jane pergjegjesi e te gjitheve.

    Reply
  • xxx says:
    October 4, 2026 at 11:49 am

    Dore e grekut kudo ne jug.
    A ka te tjera shkaterrime te provave arkeologjike si kjo ne vend? Para 15 vjetesh, ende ne kohe te saliut, a foli Neritan Ceka per keto? Po Akademia jone e Shkencave?

    Reply
  • xxx says:
    October 4, 2026 at 11:50 am

    Mbrojti saliu varrezat greke. Shkaterroi hme buldozer historine kombetare.
    Varrezat tona.

    Reply
  • Anonymous says:
    October 4, 2026 at 2:09 pm

    Mos u nxitoni me komente. Prisni te komentoj kapterr Ethemi dhe do jeni qe te gjithe te qarte.

    Reply
  • Kukësi says:
    October 4, 2026 at 3:13 pm

    Mos komentoni para Ethemit dhe Dashi-it. Vetem keta dijne te verteten.

    Reply
  • Igor says:
    October 5, 2026 at 4:14 am

    Koka e Shqipetarit si koka e Gomarit edhe per 10 lek ta shesin te Emen.

    Reply
  • K R says:
    October 5, 2026 at 5:03 am

    Historin nen tok nuk ia duam Delvines po gazin nen tok ia duam.
    E para prodhon dinjitet kombetar
    E dyta prodhon dollar per Ron Yeffet-ët dhe Rami poturen që firmos.

    Sikue Rami Poturja të kishte gjysmën e vëmendjes për tumat ilire që ka për të bër edhe më miliarder, miliarderat, punët do ishin ndryshe

    Reply
  • homepage says:
    October 11, 2026 at 3:04 am

    Asian sluts huge cocksPhotoes sexy wifeBig fat juicy pussy vidoeMeriel hemingway lesbian photosPorn horror
    moviesSexual birth disordersGay men riding each
    others dickFever reducer study adultsPictures of teen menistratingFetish free gay sock video xnxx Naruto adult cartoonDo girls ever cum while lapdancingCatheter play sexPansexual tgpFunnny cuntNaked mexican soldiersIndia
    soft sexFee adult chat https://best.xnxxtubexxx.cc/ Newton teen centerPune girl sexShaved
    comicsWatch blck pussy cumWisconsin mr gay pageantsNeutrogena liquid facial cleansing formulaErotic photographtPantyhose shemales heelsStocking teen skirtFree vintage crochet baby patterns xnxx Mature lesbians full videoBegging fuck meYoung real teen tgpPower strip for computerLinnea quigley nude shotsDrug addictions in teensFord escort trunk solenoid

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?