Ish-deputeti Myslim Murrizi ka nxjerr foto të një gjobe 100 milionë euro që Dogana Shqiptare i vendosi kompanisë kineze Bankers Petroleum Albania, vite më parë.
“Kjo eshte gjoba 100 milion euro ndaj kompanisë BANKERS PETROL qe ne menyre te kundraligjshme haptazi arbitrare dhe korruptive nuk eshte paguar kurre nga kjo kompani se ja ka “falur” ish ministrja e financave Anila Denaj.
100 milion euro gjobe e “ falur” nga nje minister qe nuk ka asnje te drejte te fali gjoba eshte vjedhje hapur e taksave qe duhet te ishin derdhur ne arken e Shtetit”, shkruan Myslim Murrizi.

Prokuroria e Fierit zbarkoi javë më parë në zyrat e “Bankers Petroleum Albania” me 14 masa sigurie, 9 prej të cilave janë ekzekutuar, nën dyshimet se ka përdorur një skemë të mirëfilltë evazioni fiskal duke i bërë një dëm të konsiderueshëm financiar shtetit shqiptar.
Por 6 vite më parë ka qenë vetë shteti shqiptar që i ka falur kompanisë së drejtuar nga kinezët, një gjobë të majme prej 104 milionë euro, me kursin e sotëm të këmbimit 104 miliardë lekë.
Sipas dokumenteve, kompania “Bankers Petroleum” është gjobitur nga 3 inspektorë të Hetimit Doganor, pas Akt-Kontrollit Nr. 290345 Prot., datë 13.12.2016 dhe Akt Kontrollit e Proces-Verbalit të datës 22.09.2017, megjithëse refuzoi të lejonte kontrollin në depot doganore.
Vendimi për gjobë, është marrë i mbështetur në prova për evazion fiskal e kontrabandë, nëpërmjet fshehjes së prodhimit dhe import-eksporteve fiktive, që “Bankers Petroleum” bënte e vazhdon të bëjë me depot doganore.
Pas ankimesh e trajtimesh gjyqësore, gjoba me vlerë totale 104 milionë Euro, ka qëndruar në fuqi si “Titull ekzekutiv” deri më 16 korrik 2019, por pa u paguar nga “Bankers Petroleum”, për shkak se institucionet ligj-zbatuese nuk janë lejuar të vepronin me masa shtrënguese (sekuestro bankare).
Më 17 korrik 2019, nga regjistri doganor, në rubrikën “Debitorët dhe gjobat”, rezultoi se ishte hequr gjoba 104 milionë Euro, detyrim i pashlyer nga kompania “Bankers”, pa dhënë asnjë sqarim publik.
Edhe pse ky krim financiar u mbajt sekret, u zbulua se ish-Drejtori i Doganave, Arlind Gjokutaj, në shkelje të plotë ligjore, kishte fshirë gjobën jo me vendim gjyqësor apo me ligj amnistie, por me Rekomandim Nr. 13646 Prot., datë 17 korrik 2019 të Ministres së Financave Anila Denaj.
Fakti që gjoba 104 milionë Euro, u fshi me “shkresë-rekomandim” të ministres dhe zbatim antiligjor të Drejtorit të Doganës, është konstatuar e cilësuar si skemë e paramenduar dhe e organizuar krimi financiar, në favor të kompanisë “Bankers Petroleum”, ndaj në vitin 2022 SPAK ka marrë në dorë këtë rast dhe ka kërkuar “llogari” nga institucionet e lartpërmendura për zhdukjen e gjobës dhe procedurën e heqjes së saj.

Në qoftë se kjo që thotë Murrizi është e vërtetë ministrja duhet arrestuar urgjentisht. Dhe 25 vjet burg minimumi. Po ku i gjen ky i Gjati këta lloj njerëzish, deputetësh dhe ministrash, mor aman. Mos i ka ardhur edhe atij koha të lirojë vendin. I paaftë dhe i papërgjegjshëm.
ne korce jane burg babai dhe xhaxhai i classic 14 vjecare….ndersa Edvini nuk pergjigjet pe bemat krimonale te vartesve te tij.Spaku dihet te veproi ose te akzohet per shperdorim detre.
E megjithate Anila Denaj nuk ka dorehequr,Qeveria nuk ka kapitulluar,Shteti eshte me i forte se kurre.
Murrizi ja fut kot… e ka kao amnistia fiskale ndaj u fshi
jo shteti por banda qeverisese me trimat patronazhiste ben trimin po tiger pe letre eshte
Cuf kari, kontrata e Bankers është bërë kur Rama ishte akoma në Francë jashtë politike dhe përmban klauzola që qeveria nuk mund të ndërhyjë se ka hedhur firmën .
Kta jan të lidhur zinxhir të gjithë kam e krye, hajduta spak të zbërthejë aferat korruptive të politiqejve majtas e djathtas.
Tellallo perdore mire Gojen…. mos e daj prei saj ate llaf…….. per ty e te tjeret: nuk ka Amnisti per 100 milion …. as dhe nuk pranohet kurrë nje kontrate nafte pa i dhëne nje pjese vendit që e zoteron… Per kontrata te tilla jane bere Lufta jeni te gjithe Sal Ilir per 25 vjet burg,, Meqenese jeni enverista Ai per 100mije leke te varte ne litar ke sheshi avni Rustemi
Kjo ndodh ne Shqiperi dhe do te ndodhe per deri sa zyrtaret tane nuk nxirren para ligjit per shkelje te medha e te vogla dhe kur xhepi i tyre nuk paguan asnje lloj demi……Sa ka mare kjo ministre per te bere nje shkelje te tille……une them nga 5 deri 10 milion euro……..si mendoni ju komentues ?…..
Qe te mos gjykohem I njèanshem ne kete debat me pergjegjesi janè hartuesit e kontrates kriminale qe nga Horri nano me shok e Saliu me Rulin dhe Shoket e pastaj komandant Edvini me ushtaret e tij….e mos harroni qe Nurenbergu denominator se pari e rènde komandantet..