Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkencëtarët kanë gjetur një Coronavirus të ri që është rezistent ndaj vaksinave aktuale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkencëtarët kanë gjetur një Coronavirus të ri që është rezistent ndaj vaksinave aktuale
AktualitetBoteShendetesi

Shkencëtarët kanë gjetur një Coronavirus të ri që është rezistent ndaj vaksinave aktuale

Published: September 28, 2022
Shpërndaje

Shkencëtaret hulumtues të viruseve (virusologët) kanë zbuluar një Coronavirus të ri në lakuriqët e natës që do të mund të përkthehet në një problem të madh për njerëzimin.

Virusi mund të infektojë qelizat njerëzore dhe është i aftë të anashkalojë mbrojtjen nga vaksinat aktuale kundër COVID-19.

Raportimet në revistën shkencore PLoS Pathogens tregojnë se shkencëtarët të udhëhequr nga Michael Letko, asistent-profesor në Shkollën e Shëndetit Publik në Universitetin e Uashingtonit “Paul Allen”, kanë gjetur një grup të coronaviruseve të ngjashme me SARS-CoV-2 që fillimisht u zbuluan në disa lakuriqë nate në Rusi në vitin 2020.

- Publicitet -

Në atë kohë, shkencëtarët nuk menduan se virusi i quajtur Khosta-2, përbënte rrezik për njerëzit.

Por, kur ekipi i Letko-s bëri një analizë më të detajuar, gjetën se virusi mund të infektojë qelizat njerëzore në laborator, që është kjo shenja e parë që tregon se ky është një kërcenim për shëndetin publik.

Një virus tjetër po ashtu i gjetur në lakuriqët e natës në Rusi, Khosta-1, nuk futet dot në qelizat njerëzore, por Khosta-2 po.

Khosta-2 kapet për të njëjtën proteinë, ACE2, që SARS-CoV-3 përdorë për të penetruar qelizën njerëzore.

“Receptorët në qelizat njerëzore janë mënyra se si viruset futen në qeliza”, tregon Letko për Time.

Kur Letko provoi serumin nga njerëzit që janë vaksinuar kundër COVID-19 me Khosta-2, antitrupat në serum nuk e neutralizuan virusin. I njëjti rezultat ishte edhe kur u kombinuar Khosta-2 me serumin nga njerëzit që janë shëruar nga infektimi me Omicron.

“Nuk duam ta frikësojmë askënd dhe të themi se është krejtësisht rezistent ndaj vaksinave, por është shqetësues që ka viruse të tillë në natyrë më këto proporcione – mund të futen në trupin e njeriut dhe nuk neutralizohen dot nga vaksinat aktuale”, tha Lekto.

Një nga gjërat për të cilat shqetësohemi është se kur një Coronavirus futet në një kafshë, dhe në të njëjtën qelizë me një Coronavirus të mëparshëm, atëherë ata ri-kombinohen dhe nga del një virus i ri”, shpjegon Letko.

“Shqetësimi është se SARS-CoV-2 mund të kthehet në një kafshë të infektuar me diçka si Khosta-2 të rikomnimohet dhe më pas të infektojë qelizat njerëzore. Ata mund të jenë rezistentë ndaj vaksinave aktuale dhe kanë disa aftësi të tjera virulente shtesë. Çfarë ndryshime do ketë, kush e di, por mund të ndodhë”.

Derisa shpërthejnë lloje të reja të viruseve, të dhënat e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tregojnë se çereku i popullsisë botërore ende nuk ka pranuar dozën e parë të vaksinës anti COVID-19.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues
  • Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?