Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkencëtarët u bëjnë thirrje grave shtatzëna të shmangin përdorimin e shisheve plastike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Shkencëtarët u bëjnë thirrje grave shtatzëna të shmangin përdorimin e shisheve plastike
EnciklopediLifestyle

Shkencëtarët u bëjnë thirrje grave shtatzëna të shmangin përdorimin e shisheve plastike

Published: March 6, 2023
Shpërndaje

Shkencëtarët gjithnjë e më shumë po nxisin gratë shtatzëna të shmangin përdorimin e shisheve plastike pasi studimet kanë zbuluar se mikroplastikat mund të përfundojnë në fetus.

Ekspertët kanë rekomanduar përdorimin e shisheve prej qelqi ose metalike.

Luisa Campagnolo, eksperte shëndeti në Universitetin e Romës thotë se ka prova në rritje se mikro dhe nano plastika po përfundojnë gjithnjë e më shumë tek njerëzit.

- Publicitet -

Studimet e mëparshme kanë treguar që grimcat mikroskopike mund të përfundojnë në rrjedhën e gjakut të njeriut dhe madje edhe placentë.

Një studim i ri tek minjtë, i paraqitur në konferencën vjetore të shkencave në Amerikë ka treguar se plastika mund të përfundojë edhe në organet e fetusit.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se grimcat plastike që depërtojnë në indet njerëzore mund të ndikojnë në prodhimin e hormoneve të caktuara dhe për këtë arsye mund të dëmtojnë proceset biologjike.

“Edhe pse hulumtimi për efektin e grimcave plastike në shëndetin e njeriut është në fillimet e tij, ka hapa të thjeshtë që mund të ndërmarrim të gjithë për të mbrojtur shëndetin tonë”, tha Campagnolo.

Shishet plastike mund të lëshojnë mikroplastika, veçanërisht kur ekspozohen në diell dhe këto mikroplastika futen në trupin tonë kur pimë ujë.

Campagnolo tha se për këtë arsye është e rëndësishme që të paktën gratë shtatzëna të mos përdorin shishe plastike.

“Ne nuk kemi pse të themi që mos të ulemi në një karrige plastike por mendoj se duhet të shmangim aq sa të mundemi”.

Philip Demokritou, ekspert në Universitetin Rutgers në New Jersey, tha se gjetjet e fundit janë ‘shumë alarmante’.

“24 orë pasi minjtë kishin konsumuar ujë në plastikë, ne gjetëm mikro dhe nano plastikë në placentë. Dhe më e rëndësishmja, ne i gjetëm ato në çdo organ të fetusit”.

Demokritou bëri thirrje për më shumë investime në hulumtime për të kuptuar ndikimin e grimcave plastike në shëndetin e njeriut dhe përpjekjet për të ricikluar materiale ose kalimin në alternativa më të biodegradueshme.

“Unë nuk dua të tremb njerëzit, por kemi shumë të panjohura përsa i përket rreziqeve”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?