Një 41 vjeçar në Shkodër ka përfunduar në pranga për kultivim të bimëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë vënë në pranga shtetasin Dh. T., 41 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër, pasi gjatë kontrollit Poshtëm, në pronën e këtij shtetasi, janë gjetur të mbjella 35 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Disa bimë u sekuestruan si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
p.k\dita
