Policia e Shkodrës bën me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. R., 40 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”.
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka shkaktuar prishje të qetësisë publike, duke qëlluar në ajër, me armë imituese.
Policia bën me dije se ka gjetur më pas armën, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
p.k\dita
