Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkollat 9-vjeçare e nisin vitin me 125 mijë fëmijë më pak se një dekadë më parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shkollat 9-vjeçare e nisin vitin me 125 mijë fëmijë më pak se një dekadë më parë
EkonomiLajmi i fundit

Shkollat 9-vjeçare e nisin vitin me 125 mijë fëmijë më pak se një dekadë më parë

Published: September 9, 2024
Shpërndaje

Ritmet e rënies së nxënësve në shkolla po përshpejtohen nga viti në vit sipas të dhënave zyrtare.

Në vitin shkollor 2024-2025, rreth 238 mijë fëmijë do ndjekin arsimin në sistemin publik 9-vjeçar sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit.

Sipas INSTAT, në këtë nivel arsimi ,në vitin shkollor 2023-2024 ishin të regjistruar 258 mijë nxënës në arsimin 9-vjeçar. Nisur nga këto të dhëna, numri i nxënësve në shkollat 9-vjeçare në këtë vit të ri shkollor është 7.8% më pak se viti i kaluar, ose 20 mijë nxënës më pak.

- Publicitet -

Ritmet e rënies së nxënësve në arsimin 9-vjeçar janë shumë më të larta se vitin e kaluar, kur tkurrja ishte 3.4%.

Nga viti 2014 deri në vitin 2024, numri i fëmijëve në ciklin 9-vjeçar ka pësuar rënie me 34.5%, ose 125 mijë më pak.
Në vitet në vijim, tkurrja e nxënësve do të jetë më e lartë si rrjedhojë e rënies së fortë të lindjeve dhe normave ende të larta të emigracionit në moshat e reja.

Sipas të dhënave nga cens 2023, këtë vit hyjnë në klasën e parë jo më shumë se 24 mijë fëmijë në të gjithë vendin.

Si rrjedhojë e rënies së nxënësve, një numër i madh shkollash po mbyllen vit pas viti. Nga viti shkollor 2012-2013, në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre në 1051 nga 1346 që ishte në vitin 2013.

Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e numrit të nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%. Zonat rurale kryesojnë me mbylljen e shkollave, pasi numri i fëmijëve është pakësuar ndjeshëm.

Që nga viti 2000 janë mbyllur 42% e shkollave 8-9-vjeçare në rang vendi. Arsimi bazë nga klasa e parë deri në të nëntën me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë nga mosha 6 vjeç deri në moshën 16 vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj.

Numri i të rinjve në vend po ulet me shpejtësi. Kur u zhvillua censi 2011, në të gjithë vendin u numëruan 268,756 të rinj të grupmoshës 15-19 vjeç, por në censin 2023, numri i tyre u përgjysmua me vetëm 142,943 persona, me rënie 47%.

Kjo grupmoshë kishte rënien më të madhe në periudhën ndërmjet censeve si në numër dhe në përqindje. Popullsia e përgjithshme pësoi rënie me 14.8%, ndërsa në grup moshat e reja, ky raport ishte më shumë se dy herë më i lartë.

Monitor

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Gzona parti, gzona... says:
    September 9, 2024 at 7:52 am

    Gjithë ky “sukses” i dedikohet rilindjes karsimore. Me rastin e tkurrjes masive të nxënësve të shkollave dhe mbylljen me kyç të këtyre të fundit, kryesia e sektit socialpis fton gjithë patronazhistat e dhjerë por krenarë të paraqihen sot nga mesnata ke ambjentet e restorant “Gzona” për të festuar me madhështi këtë sihariq.

    Reply
  • Arben says:
    September 9, 2024 at 9:17 am

    Allbania urupiane histori suksesi për trafikantët e drogës

    Reply
  • demo says:
    September 9, 2024 at 9:42 am

    Shqiperia me 142 mije te Rinj dhe 767 mije pensioniste,,Sikur prej ari,prej diamanti te kishe qene,,ti duhet te ishe copetuar i gjalle si karabinaja enver hoxhes,,jo keshtu prej muti si je ti.!
    Vazhdon jep mend nje katastrofe,nje cope idjoti me assamblera,sekretariate,kongresse,samite..
    Vjen nipcja vogel qe me ka mbetur pa hikur,me thote:-O babush,e ke ate metoden,Wir lehren Deutch?
    Po pse o babush,do hikesh dhe ti?
    Lini ketu babushin qe te terbohet me psikopatin,qe mire vjedhjet,por nuk i durohet hypokrizia shejtan budalles.
    Hallall Bajram katundari qe na kujton nje here ne 6 muaj,qe e kemi marre rrugen per BE,,por ky del perdite!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ky eshte si miza mutit qe hyn nga dritarja dhe te peshtyn ne gjellet!

    Reply
  • Humoristi says:
    September 9, 2024 at 11:55 am

    Nuk cuditem me shifrat katristofike!Sot eshte ministre e arsimit manasirzeza qe duhet te je te shtate penxheret, prane Bejqes!.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Alarm nga sistemi europian RASFF, spatula e kuzhinës çliron substancë të rrezikshme
  • Sot protestë kombëtare, studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
  • “Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi
  • Kriza politike në Paraguai, pasi u shkarkua nga posti i presidentit, vendoset në “arrest shtëpie”
  • RAPORTI: Mbi 50% e proceseve për lirinë e shprehjes kanë tregues të padive të pabazuara për shpifje

Komentet e Fundit

  1. Xhuerina on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  2. Detari on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  3. Ethem Lalaj on Shën Votuesi!
  4. Dashi on VIDEO: Grupe protestuesish presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, jep dorëheqjen
  5. STUDENTI i PROTESTËS on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?