Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Shkrihet’ kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë, 55 punonjës, peticion kundër urdhërit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > ‘Shkrihet’ kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë, 55 punonjës, peticion kundër urdhërit
KronikeLajmi i fundit

‘Shkrihet’ kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë, 55 punonjës, peticion kundër urdhërit

Published: January 26, 2026
Shpërndaje

Kadastra e Vlorës e cila ka ndërruar vazhdimisht drejtorët, do të shpërngulet nga qyteti bregdetar dhe do të transferohet në selinë qendrore në Tiranë pranë rrugës “Jordan Misja”.

Vendimi është firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës Lorena Goxhobelli më 23 janar. Zhvendosja nga Vlora në Tiranë duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.

Në fakt në Vlorë, kanë mbetur vetëm një pjesë e strukturave, pasi transferimi ka nisur prej vitit të kaluar, përfshirë drejtorin dhe 25 punonjës të cilët prej muajsh po punojnë në drejtorinë e përgjithshme. Report Tv mëson se bëhet fjalë vetëm për 55 punonjës që janë në Vlorë dhe do të duhet të lëvizin në kryeqytet.

- Publicitet -

Vendimi për të larguar Kadastrën e Vlorës në Tiranë vjen vetëm një vit pasi institucioni ishte zhvendosur në një godinë të re në qytetin bregdetar, pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve.

Pas njoftimit për zhvendosjen, 55 punonjës kanë firmosur një peticion kundër. Përmes peticionit, punonjësit kërkojnë rishikimin e menjëhershëm të vendimit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Vl says:
    January 26, 2026 at 12:35 pm

    Jo ne tiran po ne washington ta côni ska perendi ti japi me drejtim fallsifikimeve.

    Reply
  • Kush genjen says:
    January 26, 2026 at 2:44 pm

    « Zgjidhje » tipike e Edi Rames ; kur duket qe eshte i paafte te rregulloje institucionet qe ka ne vartesi, i mbyll fare. Nuk eshte rasti i pare qe qytetaret paguajne paaftesine e tij. Ndonje dite do te degjojme qe edhe komisariatet ku zjen korrupsioni do te transferohen te gjitha ne Tirane.

    Reply
  • Vlore Kanin says:
    January 26, 2026 at 4:47 pm

    Ta Gzoj Baftjari Me Raki Skrapari . 55 Punojs me Pak . TE Vendosen NE Komunale Kta Tani .

    Reply
  • Arbeni says:
    January 26, 2026 at 4:55 pm

    T’i çojnë ku të duan ata asgjë nuk do të ndryshojë.Tani korrupsioni dhe sorollatja e qytetarëve do zhvendosen nga Vlora në Tiranë.Mendoj se korrupsioni dhe dallaveret me pronat vijnë nga politika në Tiranë,aty është burimi i gjithë të këqiave.Pronat e ligjëshme i kanë marrë të ligjtë,ara që nuk kanë pasur as vënd për varret e tyre para 1946-s,i kanë marrë Alket Hysenët që gëzojnë prona në Dhërmi kur në të vërtetë është me origjinë nga fshatrat malore të Tepelenës.Edi Rama i vendosi mëlçitë në qafë këtij ujku në kohën kur e kish deputet.

    Reply
  • demo says:
    January 26, 2026 at 7:08 pm

    Gjoooja,,gjooooojjjaaaaa.Gjoja korrupsioni eshte ne Kadastren e Vlores!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Nuk eshte ne Tiraneeee,koka e gjarperit! Ato 140 mije metro katror ne Dhermi per Alketa Vejsiun nuk i ka gelltitur Titanoboa ne Kryeministri,por Kadastra e Vlores!!!!!!!!!!!!!!!!Ka inspektor,revizor,kolaudator,Drejtor ne Kadastren e Vlores te pushtoje 140 mije metro katror?I solli ne Tirane,qe ti kete kollaj. Do ti vjellesh,,se edhe gjarperi e vjell ate qe nuk e gelltit dot.

    Reply
  • Aqif says:
    January 26, 2026 at 10:06 pm

    Te hiqet Rama se po prish gjithe shqiperine,ngrihuni ne proteste se nuk Ka zgjidhje tjeter

    Reply
  • Ppsh says:
    January 27, 2026 at 8:48 am

    Hahaaaaa
    Sa kryetar ka ngrene hadastra e vlores?
    Jo se nuk dinin punonin por nuk pranonin te firmosnin vjedhet e qeveritareve tani shpreson km qe kera ne tirane do i zgjidhin pune
    Ku eshte spak pse fle?
    Ne itali kur nje dikaster apo bashki eshte e krimbur nuk e merr qeveria dhe e çon ne rome por e sekuestron antimafia dhe e qeveris vete shum bashki kan patur ket fat
    Spak duhet ta marre vete ne drejtim kete gadaster pastaj del vete pse kryetaret kane nje jetgjarsi javore

    Reply
  • Gea says:
    January 27, 2026 at 12:21 pm

    E keni degjuar shprehjen: do ta kerkoni Vloren, gjeneral, do te endeni si cifuti ne shkretetire fhe s’do ta gjeni….. Ky veprim eshte sinjal alarmi…pikerisht sepse Vloren ,Zvernecin, Sazanin , Orikumin e kane ne pjaten e e deshirave investitoret strategjike ( Ivanka, babai, i shoqi e kompani- se Durresi me porte jahte dhe pallate i shkoi qofte Kastatit, por edhe mikut nga lindja e mesme). Kadasta ne Tirane do te thote qe persheshi po behet ne sofren tiranase dhe po e gatuajen sipas oreksit te tyre….turp per keto pazare qe fillojne me zjarrveniet pa autore, me shperngule dokumentash qe nuk eshte cudi qe jane ne pritje dhe shume peshq te tjere qe te tjetersohen dokumentacionet…Jane pazare qe kane filluar me shitjen e detit nga njera pale e me dhenie tokash per 99 vite kolonizatoreve nga pala tjeter… Pse nuk propozohen referendume popullore duke pare qe keto jane prona te popullit??? Ne emrin tend o popull, shume cudira u bene!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?