Një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës në afërsi të Bërrylit mëngjesin e sotëm.
Policia bën me dije se shoferi, ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
j.l./ dita

Perse te largohesh dhe fshihesh zoti Shofer ?
Ku ta gjesh qe makina jote do te jete ne muzeumin e Erion Velise se Bashkise, fare prane me autobuzin e linjes urbane qe ra para nje viti ne Lane !