Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shoqata e Gjyqtarëve dënoi deklaratat e Ramës, kryeministri u përmend pagat: Nuk e dini kuptimin e fjalës presion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shoqata e Gjyqtarëve dënoi deklaratat e Ramës, kryeministri u përmend pagat: Nuk e dini kuptimin e fjalës presion
Lajmi i funditPolitike

Shoqata e Gjyqtarëve dënoi deklaratat e Ramës, kryeministri u përmend pagat: Nuk e dini kuptimin e fjalës presion

Published: December 9, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Shoqatës së Gjyqtarëve ditën e sotme pasi kjo e fundit i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit si presion nga gjyqësorit. Me anë të një postimi në X, Rama ka deklaruar se ka dy mundësi që kjo shoqatë ka reaguar ndaj deklaratave të tij.

Mundësia e parë sipas Ramës është që Shoqata e Gjyqtarëve ose nuk e di kuptimin e fjalës presion ose e dinë që kur ankohen për të, nuk u hyn gjemb në këmbë. Gjatë postimit të tij, Rama ka përmendur dhe kërkesën e Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre me 1600 euro.

Në fund, kryeministri ka theksuar se nuk ka për ta mbyllur gojën në një proces që është vetë palë në Kushtetuese.

- Publicitet -

Postimi i plotë:

Shoqata e Gjyqtarëve ka bërë deklaratë për t’u ankuar për “presionin” tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu: Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta – madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë së shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak “lajthitje” të dhimbshme të gjyqësorit, në dëm të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi dhe të interesave të këtij shteti.

Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore. Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit.

Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh – po po, 1600 Euro plus pagës aktuale – të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre. Në ndërkohë, unë dhe qeveria e shumica parlamentare që kam nderin të udhëheq, mirëpresim krahëhapur çdo komunikim institucional me shoqatën në fjalë, për të adresuar nevojat e sfidat e drejtësisë së re, ku parimi i shenjtë i pavarësisë së gjyqësorit, duhet mbrojtur me çdo kusht jo vetëm nga ndërhyrjet e jashtme të kujtdoqoftë, përfshirë dhe mua vetë, po edhe nga krimbi i brendshëm i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve, i cili bren përditë besimin e popullit tek drejtësia.

 

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve paska bërë deklaratë për t’u ankuar për “presionin” tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu:

Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të…

— Edi Rama (@ediramaal) December 9, 2025

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Detari says:
    December 9, 2025 at 10:30 am

    Qenka shume rende ky gabeli anti-arberor! o SPAK punoni me shpejt dhe futeni ne burg debilin.

    Reply
  • Doni me per Belul Ramen? says:
    December 9, 2025 at 10:37 am

    Kemishen e forces per derdimenin kryeminister se Skizofrenia nuk behet dot zap ndryshe. U permend pagat gjygjtareve e kete e shoqeron me leksione presioni se ata nuk e dijne e duhet tua mesoje Shtatmarrezia e Tij !

    Reply
  • Artan says:
    December 9, 2025 at 11:08 am

    O Dekar, më thuaj një politikan pro-arbëror. Se mos thuash Doktor Gërdalla, se e di që të të pëlqen t’ia thithësh pak, siç bën Skarypioni.

    Reply
  • Detari says:
    December 9, 2025 at 11:20 am

    o artan na cate k me PD-ne o njerez parazit, mut keni ne ate koke ne vend te trurit?

    Reply
  • Artan says:
    December 9, 2025 at 11:25 am

    Po ti o Dekar çfarë ke në vend të trurit? Dhe punëtor i madh je zotrote, bretku të ra për të na mbajtur ne shushunjave. Po të mos ishe ti kush do të na mbante me bukë.

    Reply
  • info analitike says:
    December 9, 2025 at 12:16 pm

    Jo Drejtesia por tashme ne pune duhet te hyje Psikiatria me kemishe force per Kriekaqolin. Eshte e qarte qe ky nuk ha pyke as per rregulla, ligje e kompetenca se i duket vetja si Zoti! Madje edhe Zotit mund ti jape mend e ta kritikoje!

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    December 9, 2025 at 12:49 pm

    E vetmja alternative per ”shpetimin’ e emrit ShQIperi,pas 35 Vjet pa’ shtet e pereNi?
    Trajtim sanitar i detyruar i kopked EDvin e SALI ne Psikoatri!

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    December 9, 2025 at 12:55 pm

    Lidheni kete psikopat nudist EUNUK i Serbit Sali amministratore i bordellos ish ShQIperi me pronar offshore krushken Serbi!!!!!!!!!!!

    Reply
  • ..... says:
    December 9, 2025 at 7:12 pm

    Si duket jane te organizuar ne grushtin e shtetit qe nga shoqata e gjyqtareve e deri KLP e KLGj bashke me SPAK ose KAPS e takembin qe i vuri xhixhen Shqiperise, kryekriminelin Sali Shelqere karaxhiç Berisha. Direktiva i sjell dhe i nxierr Fazlliçi pjesmarresi ne qverine Berisha per “sigurine kombtare”. Ket…jane shqiptare te mbaruar si ne kohen otomane qe u leshonte turqia diçka dhe shiqnin edhe nen e baben. Pse sot ku jane nenat dhe baballaret? Jetojne ne rruge me qente, se mos ngaterroni kryetarin e partise Adriatik Lapaj qe rri ne rruge se dikur ka ndenje ne çadren e Lulit. Duan pushte me vdekje, duan karrike se dheu nuk i tret !

    Reply
  • Shqiptar says:
    December 9, 2025 at 7:41 pm

    Shoqata sot na shpjegon demokracine.
    Desha tju bej komplimente zoterinjve :
    -ne keto 35 vite keni zbatuar ligjin 100%, asnje shkelje, asnje perkrahje, ligji ka qene njesoj per te gjithe.
    -sot jemi te sigurt dhe te lumtur fale jush qe mbroni te pafajshmin dhe denoni ashper kriminelin e hajdutin.
    -keni punuar dhe djersitur shume dhe keni rroga te vogla, tani vendoseni ju sa leke doni, populli paguan.

    Desha tju pyes:
    -per vendime te gabuara cili nga ju ka paguar deri me sot?
    -a ka nje mates rendimenti ne punen tuaj?
    -ju jeni buxhetor, paguheni nga taksat tona, ne ndergjegjen tuaj si ndjeheni ju kur mbyllet muaji, a beni nje bilanc, c’bera kete muaj, si justifikova rrogen?
    -kur do vij dita kur edhe ju te paguani per vonesat ne gjykim dhe vendimet e gabuara.

    Me duket se nen petkun e ndarjes se pushteteve ka shume abuzime, me duket sikur thoni: kujdes mbylle gojen se te pret burgu. Kjo eshte demokracia qe na perconi juve ne kete moment.

    Reply
  • Xha jaho says:
    December 9, 2025 at 7:49 pm

    Cfare keni bere per te kerkuar 1600€ me teper mbi ato qe merrni. Sa jete njerezish te humbura presin pergjigje nga ju?

    Nga artikulli: shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh – po po, 1600 Euro plus pagës aktuale
    🤮🤮💩💩

    Deri ketu doni te arrini, te caktoni pagen tuaj. Per cfare demokracie flisni !!?
    A mundet mesuesi, mjeku etj.. te rrisin pagen e tyre sa te duan dhe kur te duan? Ku e gjetet ju kete te drejte, kjo quhet anarki, secili ben si mendon.

    Reply
  • ..... says:
    December 9, 2025 at 10:07 pm

    More, po une sonte e degjova qe Parlamenti shqiptar me 84 e ka ne dore te shtoje nje pik ne ligjin mbi kodin penal qe po debatohet kur shkruhet se ndalohet per deputete dhe te thote edhe per ministrat, pastaj para se te ikij qeveria ta ndryshoje prape. Te ishte Saliu do ta kish bere 100 here kete pune. Prandaj Edi Rama mos ben gjithe keto llafe, por vepro. Neser te mblidhet parlamenti te shtoje piken qe kerkohet dhe mbaroi filmi me gjyqtaret .

    Reply
  • demo says:
    December 11, 2025 at 1:53 pm

    Me ka pelqy shume fjala e zotit Elvin Gokaj ne SPAK:KUR KA PROVA,PRESIONI POLITIK,MEDIATIK,PUBLIK,. NUK VLEN.
    Aaaashtuuu!Ec perpara.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit
  • Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
  • Temperatura përvëluese deri në 36 gradë Celsius, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  2. nga Enveri tek Edveri on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  3. Fjala on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. Dino on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  5. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?