Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shoqata e Hidrokarbureve: Nëse s’do të ndërhynte Bordi, çmimi i naftës do të ishte më i lirë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shoqata e Hidrokarbureve: Nëse s’do të ndërhynte Bordi, çmimi i naftës do të ishte më i lirë
AktualitetEkonomi

Shoqata e Hidrokarbureve: Nëse s’do të ndërhynte Bordi, çmimi i naftës do të ishte më i lirë

Published: July 6, 2022
Shpërndaje

Një litër naftë tregtohet aktualisht me 252 lekë për litër, afër nivele maksimale historike prej 265 lekë për litër, të arritura pak javë më parë.

Që prej fillimit të muajit mars, kur nafta filloi të rritej me shpejtësi në tregun e brendshëm, për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, qeveria krijoi Bordin e Transparencës, që vendos periodikisht çmimet e shumicës dhe të pakicës të naftës, benzinës dhe gazit, sipas një formule që merr për bazë çmimet e blerjes në bursa, taksat, kostot operative dhe një marzh fitimi.

Me gjithë ndërhyrjen e bordit, çmimi i naftës ka vijuar të rritet vazhdimisht, duke reflektuar ndryshimet në bursa. Që nga krijimi i Bordit, kur karburanti tregtohej me rreth 230-235 lekë, nafta është shtrenjtuar edhe me 7-9%.

- Publicitet -

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha për “Monitor” se fiksimi i çmimeve nga Bordi vetëm sa ka qenë në dëm si të kompanive, ashtu dhe të konsumatorëve, teksa u ka dhënë operatorëve më pak mundësi atyre të blejnë me eficiencë, duke bërë që çmimet e fiksuara të jenë realisht më të larta sesa do të ishin nëse tregu do të lihej i lirë. “Për shkak të ndërhyrjeve të Bordit, çmimi i naftës në tregun vendas është të paktën 5% më i shtrenjtë sesa do të ishte nëse do të vendosej vetë nga tregu”, tha Shoqata. Sipas këtyre vlerësimeve, çmimi i naftës sot do të ishte 240 lekë për litër, nga 252 lekë, që është aktualisht, apo 12 lekë më pak për një litër.

“Çmimi në bursa shënon luhatje të mëdha, me +- 200-300USD/ton. Në një treg të lirë, secili operator, me studimin që u bën tregjeve merr rrezik të mbyllë kontrata në momentin e uljes së tregut. Por në kushtet që Bordi qëndron mbi kokë nuk guxon askush të bëjë blerje më shumë se nevojat ditore se ka frikë se një rënie më e madhe e kalon direkt në humbje e pa mundësi shitje. Nuk ka vend në botë që çmimi të lëvizë në treg të pakicës çdo ditë. Edhe në vendet që përpiqen ta bëjnë kontrollin e çmimit në ekstrem lëvizjet i bëjnë maksimumi një herë në muaj, kur tregu ka tendencë të fortë. Kjo që bën Bordi ynë është e paprecedentë. Është pa kuptim që dikush në orën 5 pasdite e blen naftën 243 lekë e në orën 6 pasdite, një tjetër e blen me 252 lekë”.

Shoqata sqaron se kjo ndërhyrje ka çuar dhe në luhatjet në drejtim të kundërt të çmimeve në tregun vendas dhe në bursa. “Të premten nafta është rritur në bursa me 75USD/ton. Nga e premtja e shtuna e diela dhe të hënën sot, kompanitë kanë shitur me humbje. Po të ishin të lirë të vepronin do kishin blerë në bursë për 10 ditë që të mërkurën e të enjten. Ato që furnizohen sot apo nesër kalojnë ne humbje po të bjerë nesër. Po të shohësh tregun ndërkombëtar, rritje kishte të premten, të shtunë e të diel nuk ka tregtim të naftës referencë Platz, ndërsa të hënën çmimi në bursa ra pak”.

Sipas Shoqatës këto ndërhyje vetëm po çorientojnë opinionin publik dhe po shtojnë kostot te sipërmarrjet. “Njerëzit me të drejtë hutohen se të hënën, kur në bursa ra, çmimi në tregun vendas u rrit nga Bordi. Ky i fundit, rritjen e zvarrit me 4-5 ditë dhe uljen e reflekton menjëherë. Kjo nuk i vlen gjë as konsumatorit as sipërmarrjes, thjesht krijon kaos e stres për të gjithë Prandaj në një treg të lirë me shumë operatorë është e pa mundur të tentosh të caktosh çmim unik pa logjikë ku çdo sipërmarrje ka kosto te ndryshme si në operim, si në mundësi blerje. Transparencë do të thotë të analizosh tregun a ka pengesë për hyrje të operatorëve të rinj dhe nëse ka, atëherë bën reformë dhe hap tregun. Po ashtu dhe Autoriteti i Konkurrencës të vëzhgojë a ka marrëveshje për fiksim çmimi, ndërsa tatimet të kontrollojnë nëse deklarohen saktë blerjet e shitjet dhe a paguhen në mënyrë korrekte taksat”.

Po falimentojnë të vegjlit dhe po rritet evazioni

Shoqata thotë së kjo ndërhyje në çmime po dëmton më shumë kompanitë e vogla, që po i çon drejt falimentimit.

Ndërkohë operatorët pohojnë se është rritur evazioni, sidomos nga pikat e vogla nëpër rrethe. Ndryshimi i çmimeve po i falimenton të vegjlit, se nëse kanë gjendje me çmim të lartë dhe Bordi ditën tjetër ul çmimin, kjo po bën që ata të manovrojnë me sasitë e deklaruara në pompa.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Patosi i Ri. says:
    July 6, 2022 at 9:20 am

    Po ku ishit o shoqata apo nuk u pëlqeu se harxhuat duke paguar bordin?
    O gazetar po sqaroni ca gjëra që të marrin informacion njerëzit apo dhe ju doni lekë si bordi?
    Informoni o gazetar se ashtu do paguheni më shumë nga shoqata që të mbyllni gojën.
    Besoj jeni të mënçëm.

    Reply
  • Hasan Spahiu. says:
    July 7, 2022 at 8:56 am

    Kjo eshte shoqate njerezish te kriminalizuar,shoqate vjedhesishmashtruesish.Bordi Ka vene cmimin Tavan,Pra ne perputhje me cmimin e tregut,vendos cmimin qe nuk duhet tejkaluar.Po te ishit te ndershem ,Sic thoni, pse nuk e ulet cmimin atje ku donit?cmimi tavan nuk iu pengon uljen e cmimit.Ju jeni hipokrite “fajin e Ka bordi,qeveria”.Bordi tregon se ju jeni spekullatore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?