Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
KronikeLajmi i fundit

Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten

Published: November 6, 2026
Shpërndaje

Më 4 Nëntor 2026, Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria – Nderi i Kombit”, e mbështetur nga kryetarët e degëve në rrethe, i ka drejtuar një deklaratë zyrtare Këshillit Bashkiak të Vlorës për të mbrojtur godinën historike të Klubit “Labëria”.

Shoqata e cilëson si një veprim arbitrar dhe antikombëtar ndërhyrjen e planifikuar përbri këtij institucioni unikal me pretendimin e ngritjes së një muzeu hebre  Ndonëse vlerëson lart traditën humanitare të shqiptarëve dhe mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shoqata thekson se mbrojtja e historisë së të tjerëve nuk mund të bëhet duke nëpërkëmbur trashëgiminë kombëtare dhe figurat e shquara patriotike që i dhanë jetë pavarësisë së Shqipërisë, si Ismail Qemali:

DEKLARATË E KRYESISË TË SHOQATËS ATDHETARE KULTURORE LABËRIA “NDERI I KOMBIT DREJTUAR KËSHILLIT BASHKIAK TË BASHKISË VLORË

- Publicitet -

Për mbrojtjen e vlerave historike dhe identitare të Klubit “Labëria” në Vlorë

Më 4 Nëntor 2026, Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria, me pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve të shoqatës në rrethe, u mblodh në Vlorë për të shprehur kundërshtimin e saj të prerë, në mbrojtje të identitetit të Klubit Labëria.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria Nderi i Kombit”, duke shprehur shqetësimin e saj për situatën që është krijuar te godina e Klubit historik “Labëria”, në qytetin e Vlorës, duke ndërhyrë përbri tij për ngritjen e muzeut të “Hebrejve”, deklarohet unanimisht, se ky është një veprim arbitrar, klientelist, oportunist, antihistorik dhe antikombëtar, që cenon identitetin e një institucioni unikal për Vlorën dhe kombin tonë, që mbart vlera të veçanta historike, kulturore dhe kombëtare.

Klubi Labëria, është emblematik dhe përfaqëson një pjesë të rëndësishme të kujtesës historike të Vlorës dhe të Shqipërisë. Krijimi i këtij klubi, është zëri i ndërgjegjes dhe revoltës shpirtërore të patriotëve të shquar vlonjatë, që i paraprinë pavarësisë së vendit, ndaj dhe Kryetar Nderi u zgjodh babai i pavarësisë Ismail Qemali. Ky klub, flet për ndjenjat patriotike, traditën atdhetare, kulturore dhe qytetare të krahinës së Labërisë, që me aktet e tyre historike, transmetojnë për brezat, heroikën e popullit tonë.

Shoqata Labëria, e vlerëson dhe e nderon historinë e marrëdhënieve të shqiptarëve me popullin hebre. Akti unikal, për mbrojtjen e jetës të hebrenjëve, duke rrezikuar jetën e tyre, është një vlerë e patjetërsueshme e popullit tonë, që na bën krenar në opinionin botëror.

Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët, kanë treguar solidaritet, humanizëm dhe mbështetje ndaj hebrenjve, në periudhën më të vështirë të historisë, nga represioni nazist. Kjo është një vlerë e çmuar, e traditës sonë humanitare kombëtare, të cilën duhet ta ruajmë dhe ta përcjellim te brezat e ardhshëm. Por duke respektuar vlerat e të tjerëve, nuk mund të lejojmë të nëpërkëmbet historia dhe vlerat tona kombëtare.

Heroizmi i popullit tonë dhe trashëgimia historike, nuk është kapital i një brezi, por është vlerë tradicionale, që e trashëgojmë në shekuj dhe duhet t’ua përcjellim brezave që vijnë.

Shpresojmë në mirëkuptimin institucional dhe publik.

KRYESIA E SHOQATËS ATDHETARE-KULTURORE “LABËRIA – NDERI I KOMBIT”

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shën Votuesi!
  • Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali

Komentet e Fundit

  1. Arbeni on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  2. Ganua on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  3. Kreshnik Martini on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Saliu. on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  5. Ethem Lalaj on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?