Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas, iu gjet makinë me targa të vjedhura
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas, iu gjet makinë me targa të vjedhura
Kronike

Shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas, iu gjet makinë me targa të vjedhura

Published: August 17, 2022
Shpërndaje

Fisi i Çapjave në Elbasan është vënë sërish në shënjestër të policisë.

Këtë herë për një makinë të zbuluar në servisin në pronësi të Fejzulla Çapja, babai i Florenc Çapja, i cili kërkohet nga policia. Fejzulla Çapja u shpall në kërkim nga policia.

Mësohet se policia kishte marrë informacione se Florenc Çapja ishte kthyer nga Dubai për në Shqipëri.

- Publicitet -

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.

Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë arrestuar edhe Jorgo Leku alias Olsi Leka, i cili u prangos në Athinë më 11 Tetor 2020; Etien Cani i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi.

Gentian Beqiri u qëllua për vdekje më 15 Gusht 2012 në banesën e tij kur ndodhej në ruajtje nga policia në gjendjen e “arrestit të shtëpisë”. Beqiri ishte dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Po atë ditë u dhunua edhe babai i tij Nezir Beqiri i cili ndërroi jetë.

Njoftimi i Policisë

Vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore të atyre të ndodhura më parë.

Sekuestrohen një automjet i vjedhur, 2 targa të vjedhura, fishekë luftarakë dhe një kapele si e Policisë.

Shpallet në kërkim pronari i servisit ku u gjetën automjeti, targat e vjedhura dhe fishekët luftarakë.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, dokumentimin e veprimtarisë së grupeve kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Elbasan ushtruan kontroll në lagjen Emin Matraxhiu, në servisin në pronësi të shtetasit F. Ç, 64 vjeç, me qëllim kapjen e personit të kërkuar F. Ç. (djali i 64-vjeçarit).

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e babait të shtetasit të kërkuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18.04.2019. Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular.

Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit F. Ç., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e 64-vjeçarit. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe SPAK, vijon puna për dokumentimin e veprave penale të grupeve kriminale.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare
  • Rruga e ndërlikuar drejt një qeverie të re në Izrael
  • Egjipti shpall si terroriste një organizatë nga Kosova

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?