Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie pas pandemisë, më të ultat në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie pas pandemisë, më të ultat në rajon
EkonomiLajmi i fundit

Shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve në rënie pas pandemisë, më të ultat në rajon

Published: May 5, 2025
Shpërndaje

Numri i personave që përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm vitet e fundit, por në anën tjetër shpenzimet buxhetore në raport me PBB për pagesat e pensioneve janë në trend rënës pas pandemisë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve arritën në 7.4 për qind të PBB-së vitin e kaluar një nivel i ngjashëm me 2023 dhe niveli më i ulët që nga viti 2014.

Teksa shpenzimet buxhetore për sigurimet shoqërore si pjesë e PBB-së shënuan rënie, numri i përfituesve në skemë u rrit me 20% ndërmjet 2014 dhe 2023.

- Publicitet -

Nga rreth 4,8 % e PBB-së në fillim të tranzicionit, shpenzimet buxhetore për skemën publike të pensioneve arritën në 6 % të PBB-së në fillim të viteve 2000, për të shënuar një ngjitje graduale pas 2010-ës, duke kapur 7 % në 2013 e më pas kulmin prej rreth 8,1 % në 2020, kur pandemia rriti faturën e pensioneve dhe përfitimeve të përkohshme. Pesha ka zbritur lehtë deri në rreth 7,4–7,5 % të PBB-së në 2023-2024. ( shiko grafikun më poshtë).

Shpenzimet e Shqipërisë për skemën e pensioneve në raport me PBB-në janë shumë më të ulëta se në vendet e tjerat të Ballkanit Perëndimor. Përveç Kosovës dhe Shqipërisë, te gjitha vendet e tjera shpenzojnë më shumë se 10% të PBB-së të tyre për pagesën e pensioneve.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se Shqipëria ka një rritje të qëndrueshme, por ende të moderuar të shpenzimeve për sigurimet shoqërore krahasuar me fqinjët. Nga njëra anë qeveria e ka një avantazh për më shumë qëndrueshmëri fiskale, por nga ana tjetër pagesat e ulëta të përfitimeve sociale nuk janë të favorshme për një treg pune që po zbrazet nga emigracioni dhe po plaket me shpejtësi.

Këtë vit Bosnjë-Hercegovina (FBiH) zbatoi formulën ligjore të indeksimit bazuar në inflacion dhe rritje të PBB-së, duke rrit pensionet me 4,49 % në 2025.

Gjatë këtij viti Kosova aplikoi rritjen më të madhe te pensioneve me 20 %.

Mali Zi vendosi që në 2025 asnjë pensionit të mos përfitojë më pak se 450 euro në muaj.

Maqedonia e Veriut kaloi nga indeksimi në një shtesë fikse, duke lehtësuar pensionet e ulëta dhe mesatare.

Serbia po jep pensionin e 13 duke ndarë ne shtesa të barabarta mujore për të ruajtur fuqinë blerëse deri në rritjen e radhës sipas modelit zviceran.

Në Shqipëri indeksimi i fundit 4,1 për qind ishte në tetor 2024), teksa qeveria ka shpërndare bonus të njëhershme sa 25 për qind e pensionit mesatar ketë vit.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • muçua I tanes says:
    May 5, 2025 at 1:32 pm

    degjoni mua o ekonomiste koke k….
    hiqni ose i uni pensionet e 250.000 doctorave te shkencave ,175.000 kantidateve te shkencave50.000 deputeteve ne pension, sportisteve ,artisteve (te cilet jane falco …pa asnje reputacion mbas gardhit te shqiperise) keta marin 1.5 miljon leke minimum.
    beni nje vleresim te njerezve te vertete te punes.

    ps. shkencetaret, kantidatet e shkencave, profesoret, doktoret Jane gjithmone ne rritje, dhe kjo vjen si proporcion i vjedhjeve dhe mashtrimeve kolosale ne atdhe.

    Reply
  • Dursakja says:
    May 5, 2025 at 2:03 pm

    Sa shpesh po diskutohen tani çështja e pensioneve, arsyeja janë votimet. Të gjithë vendet e Ballkanit kanë pensione më të larta se ne dhe kjo për shkak se në kohën e Sali Berishës punëtorit pronari nuk ja paguante sigurimet, kështu që punëtorët kanë të siguruar shumë pak vite pune dhe natyrisht pensioni shumë i vogël.
    Pra punëtori ka punuar pa sigurime, si skllav dhe tani bastardi plak bën sikur ndjen keqardhje për to.
    Kush i mbylli fabrikat, uzinat, kush i varfëroi shqiptaret, kush i ngriti firmat piramidale, kush vrau shqipëtarët me 15mars 2008,kush vrau protestuesit në
    21 janar, këto lidhen me kriminelin që pasuroi familjen dhe bandën e tij (një pjesë të PD, llumin e saj) bishën e etur për pushtet Sali Ramë Berisha.
    Harruat ju si iknin Shqipëtarët me gomone, harruat ju si u mbyt anija që u nis nga Vlora me 98 shqipëtarë, fëmijë, gra, burra se i marri njoftoi se paratë e shqiptarëve janë të pastra dhe ja grabiti djersën dhe jetën e tyre. Dhe tani rinia ikën se i pa krimet që bëri Sali Berisha me baballarët e tyre, një pjesë i vrau dhe një pjesë e mirë pa sigurime, natyrisht dhe pa pension ose me pension mizerabël.
    Pse ato në ato vite u pasuruan të ardhurat e punës së tyre mund t’i siguronte jetë komode po në asnjë mënyrë pasuri! apo i la Ramë Berisha
    kullën Madhështore, Saliu të ardhurat i kishte si kolegët e tij në dekadën e parë të demokracisë u bë miliarder me vjedhje dhe me abuzim me detyrën.
    Kujdes nga ujku Sali Berisha se ai mbetet i rrezikshëm dhe sikur një dhëmbë ti mbetet në gojë!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Komentet e Fundit

  1. Alban D on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së
  3. Or taj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Kokpalari 21 janarit on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?