Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpërdoroi detyrën, SPAK kërkon 4 vjet burg për ish kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shpërdoroi detyrën, SPAK kërkon 4 vjet burg për ish kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj
AktualitetKronike

Shpërdoroi detyrën, SPAK kërkon 4 vjet burg për ish kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj

Published: November 20, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe 5 personave të tjerë, të cilët akuzohen për çështjen e tjetërsimit të pronave.

SPAK kërkoi 4 vite burg për Frrokajn, kërkesë e cila nëse miratohet konvertohet në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për 5 personat e tjerë u kërkuan përkatësisht nga 2 vite secili, me heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite:

- Publicitet -

Sokol Toma (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Drejtor i Zyrës së Urbanistikës Bashkia Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal kërkohet dënimi me 2 vite.

Bledar Cara (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal kërkohet dënimi me 2 vite.

Gjovalin Marku (me detyrë, në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunës në Bashkinë Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal kërkohet dënimi me 2 vite.

Juxhina Mema (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal kërkohet pezullimi.

Adiona Martini (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal kërkohet pezullimi.

Për Memën dhe Martinin që u kërkua dënimi me 2 vjet secilën, SPAK tha që të pezullohen dënimet me kusht për 5 vite.

SPAK kërkoi gjithashtu konfiskimin e 66 mijë m2 tokë në zonën e “Ranës së Hedhun”.

Sipas hetimeve të nisura që nga viti 2019, rezulton se janë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme 66 mijë metra katrore tokë  në bregdetin e Lezhës, me vlerë 13 milionë euro. SPAK argumenton se është dokumentuar se në kundërshtim me ligjin janë përvetësuar sipërfaqet e mëdha. Vitin e kaluar gjykata e posaçme vendosi sekuestrimin e këtyre pronave. Veprimtaria e kundraligjshme ka filluar me përcaktimin e parcelës, e cila është me pronësi shtet, gjetjen e personave të interesuar për t’u pajisur me tokë, falsifikimin e dokumenteve të pronësisë që nga origjina e pronës deri tek çertifikata e pronësisë. Sipas organit të akuzës në këtë veprimtari kriminale, personat përfitues në mënyrë të kundraligjshme të pronave kanë përfshirë edhe persona të tjerë, ndër ta persona të afërt dhe të njohur më ta, duke ja kaluar në mënyrë fiktive pasuritë dhe më pas me qëllim final për t’i kaluar në pronësinë e tyre.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka vendosur marrjen në cilësinë e të pandehurit 10 persona, disa prej të cilëve vijuan gjykimin me proces të zakonshëm, e disa të tjerë me gjykim të shkurtuar.

Përveç emrave të mësipërm të pandehur u morën edhe Gjok Ndoka (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nikolin Shtjefni (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Sokol Vocaj (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Luigj Paloka (me detyrë “topograf” në kohën e kryerjes së veprës penale), i akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

Altin Mikaj (përfitues i pronave të tjetërsuara në mënyrë të paligjëshme), i akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë, gërma “c” i Kodit Penal

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ministri kërkon pezullimin e efektivit që qëlloi me plumb gome deputetin e PD
  • FOTO: Tensionet në protestë, deputeti demokrat qëllohet me plumb gome
  • Arrestohet Fatime Paja, artistja e simboleve të “Revolucionit të Flamingove”, policia e akuzon për protestën e 28 nëntorit
  • Tensione edhe sot para Kryeministrisë, policia përdor gaz lotsjellës
  • “Mos heshtni, Brikeni po lufton me jetën”, apeli i bashkëshortes së 34-vjeçarit të plagosur në protestë

Komentet e Fundit

  1. Gjergj on Dëshmorët tanë, të harruar me varre të shkatërruar dhe pa emër. Pushtuesve të huaj, u shkëlqejnë
  2. Morri blu on Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan, njëri “humbës”, tjetri “fitimtar”
  3. ¿? on Çlirimi sipas dy dëshmitarëve okularë, i pari prift, i dyti partizan, njëri “humbës”, tjetri “fitimtar”
  4. unkrillion on Publikimi i e-maileve, eksperti i IT: Është hakeruar serveri i gov.al
  5. nastradini on Sot, Dita e Çlirimit: Çfarë thonë arkivat gjermane për debatin tonë mbi 29 nëntorin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?