Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpërndanin drogë në Durrës e Sukth, Gjykata lë në burg 7 “të famshmit” e Tik Tok
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shpërndanin drogë në Durrës e Sukth, Gjykata lë në burg 7 “të famshmit” e Tik Tok
AktualitetKronike

Shpërndanin drogë në Durrës e Sukth, Gjykata lë në burg 7 “të famshmit” e Tik Tok

Published: April 10, 2023
Shpërndaje

Shtatë anëtarët e dy grupeve kriminale që shpërndanin drogë në klubet e natës në Durrës e Sukth janë lënë sot në masën e sigurisë ‘Arrest me burg’. Vendimi është marrë nga Gjykata e Durrësit këtë mesditë.

Në burg janë lënë:

-Goni Muça (alias Gentjan Muça; Gentjan Lici; Gentjan Ferra), 48 vjeç, i dënuar më parë;

- Publicitet -

-Tani Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;

-Amonali Halili, 24 vjeç

– Alban Vela, 17 vjeç,

-Ergi Curri, 25 vjeç,

-Gentian Gonesha, 23 vjeç

-Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.

Ndërsa vajza e vetme e vënë në pranga, Kristel Balla, 24 vjeçe, është lënë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.

Ata u arrestuan gjatë një aksioni të zhvilluar të premten në darkë. Goni Muça kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, ndërsa të tjerët e blinin dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin e shisnin në zona të ndryshme në Durrës e Sukth.

Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e Gon Muçës në zonën e Sukthit si dhe në lokalin e shtetastit Ergi Currit në një lagje në Durrës.

Në total u sekuestruan: 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze; 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund; 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Të arrestuarit ishin edhe të famshëm në rrjetin social ‘Tik Tok’, kryesisht Bulku dhe Balla. Stivens Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin ‘Aventurierët’ i cili u transmetua në ‘Top Channel’.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?