Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Shpërndanin kokainë dhe hashash pranë shkollave, 20 të arrestuar në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: Shpërndanin kokainë dhe hashash pranë shkollave, 20 të arrestuar në Tiranë
KronikeKryesore

EMRAT: Shpërndanin kokainë dhe hashash pranë shkollave, 20 të arrestuar në Tiranë

Published: March 22, 2023
Shpërndaje

Dy grupe kriminale, të cilat merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike janë goditur nga policia e Tiranës. Kreu i Policisë, Tonin Vocaj, tha se 20 persona janë arrestuar, dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia ka publikuar momente nga arrestimi i këtyre personave, të cilët vepronin si grup i strukturuar kriminal në shpërndarjen ë lëndëve narkotike pranë shkollave, lokaleve të natës dhe ambienteve të tjera që frekuentohen nga të rinjtë.

Më konkretisht janë arrestuar shtetasit:

- Publicitet -

– Fabian Qoku. 39 vjeç ,
– D. I., 23 vjeç
– Redi Lolaj, 22 vjeç,
– Eduard Hysa, 25 vjeç,
– Dorjano Çela 31 vjeç,
– Enver Mehmeti, 60 vjeç,
– Fatbardh Bardhi, 37 vjeç,
– Martin Kuka, 35 vjeç,
– Marsel Gjona, 31 vjeç,
– Mariglen Hoxha, 39 vjeç,
– Muharrem Tarushi, 31 vjeç,
– Polikron Shabani, 40 vjeç,
– Erion Xhaxho, 47 vjeç,
– Altin Llani, 45 vjeç,
– A. Xh., 51 vjeç,
– I. L., 26 vjeç,
– M. V., 44 vjeç,
– F. P., 25 vjeç,
– E. K., 35 vjeç,
– Jurgen Hasamataj, 32 vjeç.

Njoftimi i Policisë: 

Jam sot këtu së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar, Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë dhe shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit të koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u goditën dy grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, në lokale nate si dhe afër shkollave.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative për dy grupe personash që vepronin në formën  e grupeve kriminale  duke e ushtruar veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve, në muajin janar kanë referuar materialet në Prokurori  e cila ka regjistruar dy procedime penale në fushën e narkotikëve.
 
Pas një hetimi tremujor, me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të dy grupeve që përbëheshin nga 24 persona.
 
Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona si dhe u shpallën në kërkim 4  të tjerë.
 
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

F. Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim 4 shtetas të tjerë.
 
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.
 
Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas  në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla  dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

Po nga hetimet rezulton se pjestarët e këtyre grupeve kriminale përdornin mesazhe të koduara dhe kryesisht qarkullonin me automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të Policisë.
 
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve  në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë veprimet hetimore për  dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Theksojmë faktin se gjatë 3 muajve të parë të këtij viti janë finalizuar 5 procedime proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë, janë  mbi 6 kilogramë kokainë e heroinë dhe rreth 80 kilogramë kanabis, si dhe janë vënë në pranga mbi 20 persona .
 
Rezultatet e arritura tregojnë anagazhimin, përkushtimin dhe vendosmërinë e strukturave  të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë për të goditur këtë veprimtari kriminale.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falenderon qytetarët për informacionet e shumta të dhëna për këtë veprimtari kriminale të cilat kanë qenë të rëndësishme për nisjen e hetimeve dhe fton qytetarët që të vazhdojnë të japin akoma më shumë bashkëpunimin me Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në cilëndo fushë që ajo shfaqet, pasi sëbashku ndërtojmë një ambient më të sigurtë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati
  • Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun
  • Rama flet nga Gjermania: Fajin e ka algoritmi, po përpiqem të kuptoj mesazhin e protestës

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?