Një 37 vjeçar, i cili dyshohet se ka hedhur në treg kartëmonedha të falsifikuara është arrestuar nga Policia e Tiranës.
Ky shtetas dyshohet se ka hedhur vazhdimisht në qarkullim, nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë, kartëmonedha të prerjes 100 dollarë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara.
Të arrestuarit, i cili më parë ka qenë i dënuar për vjedhje dhe për mashtrim, i janë sekuestruar edhe kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara si të falsifikuara.
Ndalimi i këtij shtetasi, i identifikuar si F. A., 37 vjeç, u bë nisur nga disa kallëzime se ai hidhte në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, dollarë të dyshuar të falsifikuar.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. veprime të mëtejshme.
p.k\dita
