Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berisha: Agroni i pabesë, na vodhi databazën; Shehaj: T’i dhashë unë kur të la pa gjë Basha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Berisha: Agroni i pabesë, na vodhi databazën; Shehaj: T’i dhashë unë kur të la pa gjë Basha
Politike

Berisha: Agroni i pabesë, na vodhi databazën; Shehaj: T’i dhashë unë kur të la pa gjë Basha

Published: April 4, 2025
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u tregua i ashpër ndaj Agron Shehajt, i cili në zgjedhjet e 11 Majit “u divorcua” nga selia blu dhe krijoi partinë e tij.

Berisha u shpreh se Shehaj është opozitë e opozitës dhe pasi krijoi partinë e tij ka shkelur kodin më elementar moral. Sipas kryedemokratit, Shehaj ka marrë database-n e Partisë Demokratike në pabesi të plotë.

“Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës. Pse? Agron Shehaj kishte një vend dhe ishte fare i respektuar në Partinë Demokratike. Agron Shehaj papritmas, do iki më tha mua. Mirë i thashë unë, se unë respektoj çdo mendim, por i thashë Agron vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do gjesh. Shkoi, krijoi partinë. Tani Agron Shehaj, ta them këtu, shkel kodin më elementar moral. Ta them cili është. Agron Shehaj ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike, të cilin unë kam qenë shkak që ia kam dhënë se nuk mund t’i mbaja rezervë dhe tani shfrytëzon këtë database jashtë çdo kodi moral. Mund të tregoj përgjigje që i tregojnë demokratët atij që s’mund ta bëjë kurrë.

- Publicitet -

Ka një kod moral. Këto që paraqiten të reja dhe që ikën nga PD-ja, sigurisht që shqiptarët presin risi. Çfarë sjell ky? Ky përdor database e PD-së, për të çuar mesazhe, jashtëzakonisht e dobët. Ti partinë tënde do ta krijosh me punën tënde si duhet”, tha Berisha.

Përgjigjet Shehaj

Kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj tha në Euronews Albania se partia e tij po merr qytetarë në telefon dhe po i dërgon mesazhe qytetarëve për të kërkuar mbështetjen e tyre, e ndër ta ka edhe anëtarë të Partisë Demokratike.

Për këtë arsye Sali Berisha ka akuzuar Agron Shehajn për vjedhjen e të dhënave, por Shehaj e përgënjeshtron deklaratën e tij. Ai ju përgjigj live nga “Now me Erla Mëhillin” duke thënë se në fakt, kur Lulzim Basha i mori gjithçka, ishte pikërisht Shehaj ai që ia dha të dhënat e PD Berishës.

“Thotë që unë paskam vjedhur. Është e pamoralshme kjo gjë, sepse unë kur kam qenë në zgjedhje me Lulzim Bashën, Lulzim Basha më ka mohuar të drejtën e listave të votuesve të Partisë Demokratike. unë kam marr disa informacione në lidhje me garën kundër Lulzim Bashës dhe të vetmet informacione që kam unë kanë të bëjnë me këtë moment të garës së Lulzim Bashës. Kur Lulzim Basha vodhi database, vulën, selinë, vodhi gjithçka, Partia Demokratike e vërtetë, ajo e Sali Berishës, ishte pa asnjë gjë. Nuk dinin ku ishin.

Nuk kishin Seli nuk kishin të dhëna nuk dinin kush ishin anëtarët nuk kishin absolutisht asgjë. Të vetmet informacione që kanë patur për të rindërtuar strukturat e Partisë Demokratike, i kanë marrë nga unë. Unë i kam ndihmuar me informacione në lidhje me strukturat e Partisë Demokratike dhe për këto informacione që unë i kam dhënë, që normalisht i kisha, këta më akuzojnë tani që unë i kam vjedhur. Unë nuk po them që unë nuk i kam, por unë po i marr të gjithë”,-tha Agron Shehaj.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • chp says:
    April 4, 2025 at 9:09 pm

    Kur shoh akoma kete surrat te “spanuar” me inicialet SRB qe ka vene shqiptaret nen bolet e tij te fishkura nuk kam me besim te dipllomacia amerikane dhe ajo horropiane e Brukselit biles keto te fundit jane fajtore ne 100 vitet e fundit dhe sidomos ne kohen e demon-kracise..Besoj se mediat shqipfolese po bejne nje pune te felliqur qe i kane mbushur ekranet mbi 60% te lajme me surratin e kesaj monstre…Ju lutem ndiqni nje video ku gazetari shqiptar i Kosoves Imer Mushkolaj ne debat me Lugatin e Lugut te Zi te Tropojes i tha ballas ..Sali ..ti je Vrases..je Tradhetar..Je Mashtrues dhe Superhajdut dhe per cudi Berishes ju mbyll sqepi..Shume me shajne enverist dhe nuk e kam problem se nuk qene kurre i tille por me kete qe kane bere pornoperendimore atllantikas me Usaliun e tyre po e bejne Enverin Profet sidomos me ceshtjen BELERGATE qe ka origjinen ne lobin amerikan-grek te WDC.
    Boll o gazetare i mbani ere pordheve te Usaliut Belerishes 24/24 ore pa pushim

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?