Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë më 8 nëntor vendimin për ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish deputetin Alqi Bllako e të tjerë të dënuar nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Në seancën që ka zgjatur mbi 8 orë Lefter Koka foli ashpër ndaj çiftit Meta-Kryemadhi, sot në hetim nga SPAK.
Duke u ndjerë i dënuar padrejtësisht nga Gjykata e Posaçme për 2 inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, dhe në hetim për atë të Tiranës, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në seancën e parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku SPAK kërkon më shumë vite burg për të, e vetë ai pafajësi, tha se të gjitha provat kundër tij, kanë bazë kallëzimin e Monika Kryemadhit, personit që sot është duke u përballur me drejtësinë.
I pranishëm në seancën e parë pas disa kohësh shtyrje, Lefter Koka tha se nëse drejtësia do të zbulojë korrupsionin e vërtetë, mjafton të hapet telefoni i Kryemadhit.
“Ata që më akuzuan janë sot në përballje me SPAK. Nëse do të hapni telefonin e Monikës nuk do të gjeni asnjë komunikim me mua në të. Por nëse doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit’ tha ai në seancë.
Përballë prokurorëve Klodian Braho dhe Arben Kraja, ish-ministri Koka ka përmendur edhe një episod me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, John Withers (2007-2010), që sipas tij u largua nga manipulimet e Ilir Metës, në atë kohë, ministër i Jashtëm në qeverinë Berisha.
“Ata janë manipulatorë, si Monika si Iliri. Ai manipuloi situatën për të hequr në Departament edhe një ambasador se besuan Ilirin” tha Koka.
Gjatë seancës, ish ministri Koka shpërtheu ndaj prokurorëve duke thënë se nuk është ai peshku i madh.
“E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguajë biletat e udhëtimit Mirel Mërtiri. Avokatet e tij thane qe biletat e rezervuara jane 3 vjet me vone sesa lidhja e kontratës. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më dënoni sa më shumë mua’.
Seanca që nisi në orën 09:00 të mëngjesit u mbyll në orën 17:35 minuta ndërsa më 8 nëntor ora 14:00 pritet të jepet vendimi.
Në 5 tetor të 2023, GJKKO dënoi në total me 33 vite burg të pandehurit. SPAK kërkoi ndryshimin e vendimit të GJKKO që e dënoi Lefter Kokën me 5 vite dhe 8 muaj burg (me gjykim të shkurtuar) vetëm për korrupsion dhe t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre” me 10 vite burg në total, për inceneratorin e Elbasanit. Atij iu konfiskuan një pjesë e aksioneve në kantinën e pijeve në Durrës, në vlerën e 3.7 milionë euro.
Në Apel, Prokuroria e Posaçme kërkon edhe dënimin me 4 vite burg të ish-deputetit Alqi Bllako, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit për shpërdorim detyre, i cili nga shkalla e parë është shpallur i pafajshëm.
Biznesmeni Klodian Zoto, u dënua nga GJKKO me 10 vite burg, duke përfituar zbritje në 6.8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Të njëjtën masë dënimi gjykata dha edhe ndaj biznesmenit tjetër Mirel Mertiti.
Ndërkohë Stela Gugallja, administratore në inceneratorin e Elbasanit, u dënua me 7 vjet heqje lirie, por me gjykim të shkurtuar përfitoi zbritjen në 4.8 vjet. Me 4 vjet burg u dënua Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit, por me gjykim të shkurtuar do të vuaj 2.8 vjet, ndërsa për anëtarin e komisionit Bardhyl Cabiri, GJKKO dha 2 vjet burg.
Për anëtaren Jonida Zeqo 4 vjet, por nga gjykim i shkurtuar i zbriti në 2.8 vjet burg. 1.4 vite u dënua ish-anëtari tjetër i komisionit, Serafin Papa, teksa i shuhet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi ka përfunduar koha e dënimit gjatë qëndrimit në burg.
Për Inceneratorin e Fierit, ish-ministri Koka është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv e pastrim parash, por vendimi ende nuk ka marrë formë të prerë pasi edhe këtë çështje avokatët e kanë ankimuar në Apel me kërkesën për pafajësi, proces që ende nuk ka zhvillime.
n.s. / dita
Çfarë të komentosh, nga të gjithë këto dënime del në përfundim se si ka qenë qeverisja e këtij vendi prej 34vitesh.
Ja pse populli (të ndershëmit) në këtë vend janë të varfër. Ja cila është arsyeja e vetme e largimit e rinisë nga vendi.
I mënçur është ai që mëson nga gabimi i tjetrit, kështu që të rinjtë tanë nxorrën mësim nga pësimi i prindërve të tyre.
Emigrantëve i priftë e mbara kudo që janë, të jetojnë të lumtur në ato vende se ky vend si duket nuk ka mend me u bë.
Atë që i bënë politikanët shqiptarë (jo të gjithë) këto vite nuk i ka bërë asnjë pushtues këtij vendi. Peshku qelbet nga koka, dhe kur koka nuk krrehet ai qelbet i gjithë, kështu po ndodh edhe me Shqipërinë tonë.
Te gjithe ata emigrante qe kthehen ne Shqiperi , sidomos ata qe vijne e marrin ndonje post zyrtar, jane njerez te pa skrupullt qe me politiken e tyre te qelbur se Shqiperia behet edhe nen drejtimin e ketyre maskarenjve kane mesuar se tek ne pasurohesh mbrenda 4 vjetesh pushtetar. Megjithate, un besojse dhe disa “fermere” qe gjoja vijne per te hapur ferma ketu , vijne se i paguan qeveria dhe jane njerez te afert te tyre sepse nuk ka shqiptar qe nuk e sheh se si vujne fshataret dhe fermeret tane.
Denime shume te lehta,nuk ndihmojne ne frenimin e korrupsionit.
Ju kam lene Zotin thote Rama. Ramen vetem Zoti e gjykon. Jo SPAK
Kaq mjafton te kuptosh qe regjimi Spak i instaluar nga Rama eshte kerbaci qe Rama perdor kunder zerave qe e denoncojne
Mire vljonat ne konstatime por ndonje rruge si te rregullojme shqiperine nuk na the.