Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shpërthime në Dubai dhe Doha, Trump: Operacionet do të zgjasin të paktën 4 javë! Izraeli sulmon Hezbollahun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shpërthime në Dubai dhe Doha, Trump: Operacionet do të zgjasin të paktën 4 javë! Izraeli sulmon Hezbollahun
AktualitetBote

Shpërthime në Dubai dhe Doha, Trump: Operacionet do të zgjasin të paktën 4 javë! Izraeli sulmon Hezbollahun

Published: March 2, 2026
Shpërndaje

Pas një alarmi të ngritur për shkak të lëshimit të raketave iraniane, shpërthime të forta u dëgjuan në Jerusalem. CNNgr shkruan se, shpërthime u raportuan edhe në Doha, kryeqytetin e Katarit, si dhe në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa vazhdojnë hakmarrjet iraniane ndaj sulmeve masive ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Sipas mediave lokale në Izrael, sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin qendror mes një sulmi me raketa balistike iraniane. Në të njëjtën kohë, një alarm paralajmërues për një ndërhyrje të dyshuar me dron u aktivizua në Galilenë e Epërme dhe në Lartësitë e Golanit. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se po punojnë për të kapur raketat.

Izraeli dhe Hezbollahu në Liban kanë shkëmbyer zjarr ndërsa konflikti me Iranin zgjerohet.

- Publicitet -

Ministria libaneze e shëndetësisë thotë se sulmet izraelite në Bejrut dhe në Libanin jugor kanë vrarë të paktën 31 persona dhe kanë plagosur 149 të tjerë.

Ndërkohë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir ka paralajmëruar se përplasjet mund të zgjasin për disa ditë dhe kërkoi gatishmëri të lartë operacionale.

Sa i përket operacionit amerikan kundër Iranit, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se do të zgjasë “katër javë ose më pak”.

Gjithashtu edhe Izraeli është nën sulm, pasi një raketë iraniane goditi dje një pallat banimi, duke vrarë nëntë persona.

Teksa Lindja e Mesme po “zien”, Teherani vazhdon hakmarrjen kundër vendeve që i konsideron armiqësore: shpërthime janë raportuar në të gjithë Gjirin Persik, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania janë shprehur “të gatshme për veprime mbrojtëse”.

Gjithashtu, një kolonë tymi e dendur po ngrihet nga zona ku ndodhet ambasada amerikane në Kuvajt dhe zjarrfikësit kanë nxituar në zonë dhe po punojnë, tha një dëshmitar okular për agjencinë e lajmeve Reuters. Mediat e huaja shkruajnë se, kompania KIPIC e Emirateve njoftoi se një mjet ajror pa pilot goditi një rafineri, duke plagosur dy punëtorë. Më parë, autoritetet thanë se mbrojtja ajrore kishte kapur një numër të paspecifikuar dronësh.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?