Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shpirti”, i penduari zbulon si trafikonte “Lani” tonelata kanabis, italiani e merrte dhe e çonte në Bari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Shpirti”, i penduari zbulon si trafikonte “Lani” tonelata kanabis, italiani e merrte dhe e çonte në Bari
AktualitetKronike

“Shpirti”, i penduari zbulon si trafikonte “Lani” tonelata kanabis, italiani e merrte dhe e çonte në Bari

Published: March 1, 2023
Shpërndaje

Mariglen Shusha, i konsideruar si një prej organizatorëve të trafikut gjatë operacionit “Shefi”, pranoi të bashkëpunonte me autoritetet në Itali. Ishte ky personazh që zbuloi bashkëpunimin me oficerë policie dhe prokurorë, lidhje të cilat do ti zbërthejmë pak më poshtë me prova të papublikuara më parë.

Marigleni zbuloi se organizata e përbërë nga disa grupe, kryesohej nga Ilirian Duçellari alias Zaimi, banues në Vlorë. Në këtë grup ka pasur një rol të rëndësishëm vetë i penduari Mariglen Shusha. Ai grumbullonte drogë në Shqipëri dhe e niste drejt Italisë ku e priste vëllai i Lani Duçellarit.

Lënda është mbledhur gjatë muajit shtator 2015 në shtëpinë e shtetasit Julian Bejdollari pranë pyllit të Sodës Vlorë. Shtetasi Aurel Kalari ka qenë personi përgjegjës për këqyrjen e lëndës narkotike, e cila ndodhej në shtëpinë e Julianit. Për transportin e lëndës narkotike shtetasi Lani Duçellari i ka dhënë shtetasit Mariglen Shusha 3000 euro dhe ky i fundit ka shkuar në Itali, ku në Bari do të priste lëndën e cila do të ishte trafikuar në rrugë detare nga anëtarë të tjerë të grupit kriminal të kryesuar nga shtetasi Lani Duçellari.

- Publicitet -

Mjeti lundrues që dyshohet se transportonte drogën ishte blerë nga Lani Duçellari në vitin 2014 nga një shtetas italian në Bari.

Fillimisht u regjistrua në emër te Elton Hamza e më pas kaloi në pronësi të Robert Myftarit, bashkëpunëtor i afërt i Lanit. Me këtë mjet lundrues Duçellari kishte trafikuar tonelata kanabisi. Në dëshmi Mariglen Shusha zbulon se ai së bashku me Duçellarin kishin shkuar pranë vendit ku ishte sekuestruar droga, të pashqetësuar nga policia lokale.

Skafisti Robert Myftari u arrestua më vonë por shumë shpejt u la i lirë. Kapoja i grupit Lani Duçellari, ka paguar të gjitha shpenzimet për familjen e Robert Myftarit, si dhe për avokatin siç zbulohet në dosjen hetimore.

Paratë që Lani Duçellari dhe grupi kriminal që ai drejtonte i bënin nga aktivitetet kriminale, pastroheshin nëpërmjet kompanisë dhe fabrikës në pronësi të Lani Duçellari dhe bashkëshortes së tij, Elisabeta Duçellari. Përveç kësaj, Lani Duçellari me paratë që Mariglen Shusha, bashkëpuntori që zgjodhi të flasë, kishte sjellë nga Italia, kishte blerë një lokal dhe një Range Rover.

Interesant është fakti se furgoni i sekuestruar me lëndën narkotike iu kthye shtetasit Alban Koshi, një prej anëtarëve të grupit të trafikut. Ai pretendonte se ia kishin vjedhur mjetin dhe nuk kishte lidhje me drogën. Pas ngjarjes, edhe gomonia i është kthyer Robert Myftarit. Më pas, i është shitur në mënyrë fiktive familjes së Lani Duçellarit. Në fakt, mjeti lundrues i përkiste ‘de fakto’ pikërisht Duçellarit. Autoritetet jo vetëm dështuan të zbulojnë në momentet e para trafikantët, por, ironikisht u detyruan edhe tu kthejnë mjetet e trafikut.

“Evolucionet janë ndjekur mbi të gjitha në hetimet që kemi me kolegët shqiptarë me të cilët kemi mjaft skuadra investigimi të përbashkëta ku kërkojmë të ndjekim ngarkesat para se të arrijnë në Itali,”-u shpreh Francesco Giannett, prokuror i antimafias.

Në përfundim të hetimeve për operacionin “SHEFI”, që parapriu operacionin “Shpirti”, në mars të vitit 2018 u arrestuan shtetasit shqiptarë Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. Të dy këta shtetas njihen si skafistë të grupeve në episode të shumta. Seferi u dënua me 18 vjet e 10 muaj, ndërsa shtetasi Ferhat Ajdini me 19 vjet burg.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?