Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shporta e inflacionit, INSTAT: Ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shporta e inflacionit, INSTAT: Ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat
AktualitetEkonomi

Shporta e inflacionit, INSTAT: Ulen shpenzimet për veshje e mobilim, rriten për digjitalizimin dhe financat

Published: February 13, 2026
Shpërndaje

Struktura e shpenzimeve të familjeve shqiptare ka pësuar ndryshime të dukshme në periudhën 2020–2025, duke reflektuar, rritjen e pasigurisë financiare dhe transformimin e stilit të jetesës drejt shërbimeve digjitale dhe shpenzimeve më të domosdoshme.

INSTAT bëri në këtë fillim vit një rifreskim të mënyrës se si mat inflacionin. Të dhënat e reja tregojnë se qytetarët po zhvendosin gradualisht prioritetet nga konsumi i mallrave dhe shërbimeve dytësore drejt sigurisë financiare dhe shërbimeve bazë.

Risi është përfshirja si kategori e re e shpenzimit “sigurimet financiare”, të cilat zënë 1.5% të shpenzimeve totale mujore të familjeve. Kjo kategori nuk ka qenë më parë në grupet bazë të matjeve. Kjo tendencë lidhet me rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet ekonomike, pasiguritë në tregun e punës dhe interesin në rritje për produkte financiare mbrojtëse, si sigurimet e jetës, sigurimet shëndetësore apo produktet e kursimit.

- Publicitet -

Rritje e dukshme është regjistruar edhe në shpenzimet për komunikim, të cilat janë shtuar nga 3.0 në 2020 në 3.6 në 2025, ose me 0.6 pikë %. Zgjerimi i përdorimit të internetit, shërbimeve online, platformave digjitale dhe paketave të komunikimit ka rritur peshën e kësaj kategorie në buxhetet familjare.

Nga ana tjetër, rënia më e fortë është regjistruar te kujdesi personal dhe mallrat e lidhura me të, të cilat janë tkurrur nga 5.6 në 4.5, ose me 1.1 pikë. Kjo sugjeron një reduktim të shpenzimeve për produkte dhe shërbime jo thelbësore, duke reflektuar një fokus më të madh në shpenzimet bazë.

Në rënie janë edhe shpenzimet për mobilie dhe pajisje shtëpiake, të cilat kanë zbritur nga 7.5 në 7.0, ose me 0.5 pikë, duke sinjalizuar frenim të investimeve në mallra afatgjata. Po ashtu, janë tkurrur edhe shpenzimet për argëtim dhe kulturë, nga 2.3 në 2.0 (-0.3 pikë), si dhe shërbimet arsimore, nga 3.4 në 3.0 (-0.3 pikë), duke reflektuar racionalizim të konsumit në kategori që nuk konsiderohen të domosdoshme në afat të shkurtër.

Rënie më e lehtë është regjistruar edhe në shpenzimet për shëndetin, nga 3.5 në 3.2 (-0.2 pikë), si dhe në ushqime dhe pije joalkoolike, nga 34.3 në 34.1 (-0.2 pikë), çka lidhet më shumë me ndryshimin e peshës relative të kategorive sesa me ulje reale të shpenzimeve në këto kategori.

Ndërkohë, shpenzimet për transport kanë shënuar rritje nga 6.1 në 6.4, ose me 0.3 pikë, të lidhur me kostot e karburanteve dhe shtimin e lëvizshmërisë. Një rritje më e lehtë është regjistruar edhe në kategorinë e qirasë, ujit, energjisë dhe lëndëve djegëse, nga 20.1 në 20.2 (+0.1 pikë), si dhe te pijet alkoolike dhe duhani, nga 4.9 në 5.0 (+0.1 pikë).

Shpenzimet për veshje dhe këpucë kanë shënuar një rënie të lehtë, nga 3.9 në 3.8 (-0.1 pikë), ndërsa shpenzimet për hotele, kafene dhe restorante kanë mbetur të pandryshuara në nivelin 5.7.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina pësojnë rënie
  • Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  • 30 eurodeputetë kërkojnë hetim në META për bllokimin e profileve që postonin lajme mbi protestat
  • Horoskopi 19 Shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet në dashuri dhe punë

Komentet e Fundit

  1. K R on 30 eurodeputetë kërkojnë hetim në META për bllokimin e profileve që postonin lajme mbi protestat
  2. niko kalemi on Kush fitoi në Londër?
  3. nastradini on Drejtësi apo gjeopolitikë?
  4. Mollosi on Loja e gjerë e Hagës
  5. Hajdutllëku, korrupsioni,morali, plagjiatura, dorëheqja on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?