Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shprehja diabolike “feja e të parëve”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Shprehja diabolike “feja e të parëve”
KryesoreLajmi i funditopinion

Shprehja diabolike “feja e të parëve”

Published: October 8, 2024
Shpërndaje

Shaban Murati

Shënime nga blloku diplomatik

 

- Publicitet -

Shprehja diabolike “feja e të parëve”, që qarkullon aktualisht nga misionarë dhe grupe të sponsorizuara fanatike fetare në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nuk është me origjinë shqiptare. Ajo nuk është dëgjuar dhe as përmendur kurrë nga Rilindja jonë Kombëtare në shekullin 19, që hodhi bazat e shqiptarizmit dhe të patriotizmit, që kemi sot si komb. Nuk është dëgjuar dhe as përmendur kurrë nga patriotët dhe shtetarët shqiptarë në shekullin 20 deri në ardhjen e demokracisë. Me hapjen e shoqërive shqiptare pas rënies së komunizmit në fund të shekullit 20, kur vërshuan idetë liberale dhe investimet e huaja, u fut dhe kjo shprehje e koncept në rrjetet e shoqërive shqiptare, që u konkretizua me planin fondamentalist dhe me përpjekjet e organizuara diabolike për konvertimin e detyrueshëm fetar të shumicës dërrmuese të popullsisë në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, në emër të kthimit në “fenë e parëve”, ose me saktë në fenë e organizatorëve dhe financuesve të këtyre misionarëve të rij fetarë në trevat shqiptare në Ballkan. Dhe jo rastësisht nuk përmendet kurrë se feja e parëve tanë ilirë ka qenë paganizmi. Në shekullin 21, me degradimin e vlerave dhe të trashëgimisë kulturore të Rilindjes Kombëtare, po gjen një përhapje dhe sponsorizim më të gjërë kjo rrymë fetare fondamentaliste.

E përsëris se kjo shprehje dhe ky plan fetar fondamentalist i kthimit të shqiptarëve në të ashtuquajturën “fe të të pareve” nuk janë shqiptare. Këtë e vërteton fakti i thjeshtë se  kjo lëvizje e organizuar nga jashtë e konvertimit të shqiptarëve në “fenë e të parëve” nuk ndodh në shtetet ortodokse si Serbia, Greqia apo Mali i Zi. Askush, as edhe një zë i vetëm nuk i ka kërkuar shumicës dërrmuese ortodokse në këto shtete ballkanike që të konvertohen “në fenë e të parëve” të tyre, ku ishin para se të bëheshin ortodokse.

Natyrisht në Shqipëri misioni diabolik fondamentalist i konvertimit të shqiptarëve në “fenë e të parëve” kanë konsensusin e heshtur të shtetit shqiptar, i cili urren çdo gjë shqiptare, nga shpirti e deri te territori, dhe është dakord ta bëjë Shqipërinë një lëmsh në planin shpirtëror. Mos harroni se kemi një shtet, që shpall në OKB në vitin 2024 projektin idiot vetëshkatërrues të krijimit të një “shteti sovran bektashi” në territorin e Shqipërisë. Shtet për një tarikat apo sekt të vogël të myslimanizmit! Por në Shqipëri janë 12 tarikate të tilla dhe a e imagjinoni Shqipërinë e mjerë që të coptohet me 12 shtete të pavarura tarikatesh brenda territorit të saj. Coptim më të madh nuk kanë ëndërruar as shovinistët më të mëdhej serbë dhe grekë për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar.

Është tepër e qartë se kjo shprehje dhe ky plan diabolik synojnë të godasin harmoninë fetare të popullit tonë si trashëgimi e historisë sonë dhe ta përçajnë monolitizmin tonë kombëtar shqiptar. Synojnë sidomos të godasin fenë myslimane të shumicës dërrmuese të kombit tonë në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Që kjo shprehje dhe plan diabolik është sponsorizim i jashtëm serb, grek, etj. e vërteton fakti se po financohen përpjekje që ato të shndrrohen në formate grupi dhe madje partie politike. Sado komike dhe donkishoteske të duket një i ashtuquajtur grup apo e ashtuquajtur lëvizje e Deçanit për konvertimin fetar, krijimi i saj është celula e parë e një veprimtarie antikombëtare nga qendra të huaja antishqiptare dhe nga shërbimet sekrete të shteteve fqinjë dhe në rradhë të parë të Serbisë.

Absurditeti nis nga shpikja e konceptit të konvertimit fetar të shqiptarëve në grup. Konvertimi fetar është akt individual dhe personal i vullnetit të lirë të njeriut. Nuk mund të jetë as familjar, as i fisit dhe as i fshatit. Grupin apo organizimin e përbashkët të fshatit apo të krahinës nën një çati fetare e krijon politika dhe shërbimet sekrete. Që është gjithçka e sajuar dhe e sponsorizuar e tregon edhe fakti që disa misionarë fetarë me uniformë bëhen pjesë e spektaklit politik dhe realizojnë pagëzime në grup të disa të konvertuarve.

Shqiptarët duhet të hapin sytë e vigjilencës para koncepteve dhe planeve të tilla diabolike antishqiptare, që i sponsorizojnë Serbia, Greqia, dhe ndonjë shtet tjetër i interesuar. Nuk duhet lejuar që liria personale e konvertimit fetar të përdoret si instrument i qendrave antishqiptare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
47 Comments
  • mali says:
    October 8, 2024 at 8:37 pm

    Shaban Murati ,je dhe I zgjuar.
    Edi Rama eshte satan.Ai kete te ashtuquajtur bektashi e ka urdher nga cifutet qe duan te krijojne nje banke qe nuk kontrollet nga asnje shtet.
    Nje banke jashte kontrollit qeveritar I sherben mafies boterore per pastrim parash.
    Feja eshte camouflage.

    Reply
    • pilo Lala says:
      October 23, 2024 at 7:23 pm

      Shaban Murati eshte nje njeri i shitur per nje dekorate tek Saliu, Likja, Albin Kurti.

      Reply
  • Filoeuropiani says:
    October 8, 2024 at 9:03 pm

    Ambasador ti je nje hipokrit i madh!
    Lemshin fetar e nisi Ramizi yt me firmosjen e Kartes se Kajros per te drektat e njeriut sipas Sherihatit dhe me pas Saliu me futjen ne Konferencen Islamike.
    Keto jane angazhime diplomatike dhe juridike te firmosura dhe vulosura dhe s’kane te krahasuar me shprehje si kjo qe te ka shqetesuar.
    Cfare te ka shqetesuar ambasador?
    Ne thuaj ato qe s’dime. Mos ka lidhje me imamin turk te xhamise se sulltanit Erdogan, financuesit te boteve te grupimit tuaj?

    Reply
    • prec ulaj says:
      October 9, 2024 at 7:13 pm

      Je i sakte.
      Shaban Murati eshte vegel e Albin Kurtit, per te sulmuar Edi Ramen.
      Albini i dha nje dekorate, ky hidhet si qen i terbuar kunder Shqiperise.

      Reply
  • SHQIPO, EUROPIAN says:
    October 8, 2024 at 9:32 pm

    Ti filogreku, hajt gris bythen nga Forumet Shqiptare, sepse e ke te shkruajtur qe ne balle, filos i kujt je.

    Reply
  • Detari says:
    October 8, 2024 at 9:39 pm

    I djeg keti turkut se shume kosovare po kthehen ne identitetin e te pareve. Po cpate me katoliket ti je turk, prite erdoqenin te xhamia turke se po vjen.

    Reply
  • SHQIPO, EUROPIAN says:
    October 8, 2024 at 9:48 pm

    Ti detari grek, je i diskretituar ne Forumet Shqiptare, hajt ne te s’emes, andej tutje nga deti egje, ose nga deti mavri i zi.

    Reply
  • TRENI says:
    October 8, 2024 at 10:23 pm

    Dekari grek do “qetesohet” perfundimisht vetem kur te perfundoje ne menyre definitive, ne pidh te manas tou, ne Afriqí.

    Reply
  • leila gj. says:
    October 8, 2024 at 10:30 pm

    ky eshte nje trap e pordhac,cudi me keta si e mbajne per koke te madhe

    Reply
  • demo says:
    October 9, 2024 at 1:02 am

    Problemi fetar ne Shqiperi eshte zjidhur ne 1878 me Manifestin e Pashko Vases-Feja shqiptarit eshte shqyptaria.
    Shqiptaret kane Tre shtylla ethnike te fuqishme per te mos patur nevoje per konvertime fetare dhe ideologjike.
    Kane gjakun iliro-epirot te perbashket ne shumice te popullsise.Kane gjuhen Iliro-shqiptare te perbashket,Kane Doket dhe zakonet e perbashketa dhe nuk ju duhen Kisha,Xhamia dhe Komiteti Qendror i partise marksiste leniniste.
    Censusi i regjistrimit te popullsise me pyetsorin per perkatesine fetare nuk eshte zbatuar korrekt.Sepse une e kapa gafil ate corrolojken qe regjistronte,,E kishte shenuar Familjen time te Fese Muslimane me trute e veta,,pa me pyetur mua,kur Familja ime ka 200 vjet qe i sikterris xhamite,hoxhallaret,teqete,baballaret,priftallaret dhe instruktoret e Partise.

    Reply
  • Dadan says:
    October 9, 2024 at 2:59 am

    Po na e thuaj more dipllomat ne Dardani kishat ilire katolike kane qene pare se te ktheheshin ne kisha ortodokse sllave apo edhe shume pak te tyre ne xhami. Sa me pare te rendim drejt fese se te pareve drejt katolicizmit iliro-dardan,aq me pare do ta shpetojme shqiptarine nga ekstremizmi islamik

    Reply
  • Arben says:
    October 9, 2024 at 4:05 am

    Osmanllinj Elhamdullillah
    me Sulltan Erdoan

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    October 9, 2024 at 6:41 am

    Sakte “Demo” , absolutisht ashtu eshte….por , dicka nuk me bind tek artikulli…sidoqofte tja leme kohes

    Reply
  • Loku says:
    October 9, 2024 at 7:46 am

    Me kete nivel ka sherbyer si dipllomat apo ka lajthitur tani ne pleqri?

    Reply
  • 3D says:
    October 9, 2024 at 8:39 am

    Kam jetua dhe jetoj në një vend multi kulti por nga ajo ça kam përjetu dhe përjetoj besimi islam është ndër ma të drejtët më tolerantë në shoqëri mbrenda familjes nuk e di – nga një jo predikues –

    Reply
  • PARAJA DHE FEJA says:
    October 9, 2024 at 8:55 am

    Veç familjes të bacë Mark Avdylit nuk kam ndëgju që qytetarë shqiptarë të krishterë e as priftërinjë ishin të kyçur direkt në çlirimin e tokave të banuara me shqiptarët në ish YU ishin familjet e besimit mysliman ishin hoxhollarë që luftuan dhe u vranë tamam si liberatorë

    Reply
  • DOKLEATI says:
    October 9, 2024 at 9:02 am

    Kur Berisha
    Shqipërin ,me diplome e bëri shtet islamik,
    Turkun, me gjak na e bëri vlla
    Bustit të Skenderbeut i vuri rrotat që të e mëshefi kur të takohet me Erdoganin
    Atëherë medeomos lindi levizja kundër këtyre dukurive.
    Spanja, kolektivisht, pas 800 vitesh islamizëm u këthye në fenë e të parëve.

    Reply
  • xyz says:
    October 9, 2024 at 10:36 am

    Edhe një herë tjetër Shabani dhe Murati shkruan si islamist i thekur dhe proturk. Nesër për Shabanin dhe Muratin duhet të jetë një ditë feste, pasi “byrazeri” i tij Erdogan vjen në Tiranë për të përuruar një nga xhamitë më të mëdha në Ballkan, e quajtur namazgjaja,! Çfarë do të thotë!
    Po ashtu si islamist i thekur Shabani dhe Murati shkruan se në Shqipëri na paska nja 12 sekte dhe terikate që në qoftëse veprohet si me bektashianët do ta bëkan Shqipërinë copa copa! Çfarë mashtrimi. Selia e bektashinjve në Tiranë, prej më shumë se 100 vjetësh, që kur u dëbua nga Turqia prej Qemal Ataturkut njihet si qëndra botërore e bektashizmit. Prandaj ka të drejtën e një gjasme ekstraterritorialiteti. Bektashinjtë thonë: pa Atdhe nuk ka fe. Ndërsa sunitët, si ky Shaba vënë Uman para çdo atdheu dhe kombi!
    Personalisht mendoj se as “feja e të parëve” dhe as myslimanizmi nuk do na nxjerrë ndonjëherë në dritë. Secili le të besojë çfarë të dojë. Po ta mbajë fenë në shtëpi. Dhe mos na bllokojnë sheshin Skënderbe dy herë në vit, duke na ngritur aty bythën përpjetë. Kjo po që prish tolerancën. Ndryshe për mua “feja e shqiptarit është Shqiptaria”. Enver Hoxha bëri shumë mirë atë kohë që i mbylli të gjitha kishat dhe xhamitë. Dhe Shabani dhe Murati si ish-gazetar i “Zërit të Popullit” do e ketë duartrokitur atë vendim. Tani e ka sjell ndryshe sherjanë, siç thoshte Hasan Zyko Kamberi. Se qeni leh aty ku ha. Dhe Shabani dhe Murati e di se ku ha!

    Reply
  • Nik says:
    October 9, 2024 at 3:35 pm

    Me gjithë respektin për Z. Murati për shkrimet e tij ne lëmin e diplomacisë, këtu më duket sikur del nga vetjja, apo nga fusha ku spikat profesionalizmi dhe atdhetaria e tij. Dihet që besimi fetar është një çështje private dhe zgjedhje e lirë e individit. Nuk mund të thuhet se ka konvertim fetar me “detyrim” por sigueisht faktorë ndikues për konvertim fetar ka patur gjithmonë dhe do të ketë edhe në të ardhmen. Sot për ne shqiptarët është aktuale rreziku që vjen nga ndimimi i fortë grek në Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe depërtimi i rrymave radikale islamike në islamin e moderuar Shqiptar. Pas katoliktëtve Shqiptarë që gjithmonë i janë përmbajtur binomit të shkëlqyer “Fe e Atdhe”, vinë bektashinjtë e Shqipërisë që kanë pasuar të njëjtin binom “Fe e Atdhe”. Këtu nuk përjashtohet kontributi i jashtzakonshëm i atdhetarëve me orgjinë ortodokse apo besimeve të tjera fetare të vëndit. Le të ruajmë mirëkuptimin dhe harmoninë fetare që kemi trashëguar nga të parët tanë dhe të vëmë Shqipërinë mbi të gjitha.

    Reply
  • Aldrinp says:
    October 9, 2024 at 3:58 pm

    Cfare keni mor kurvat e Ramutit
    Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria
    Pse ju djeg kjo shprehje, spiune te ndyre.
    Tradhetare te shitur
    Plera

    Reply
  • Arbër says:
    October 9, 2024 at 4:30 pm

    Ja pra, “diplomati ateist” i kohës së komunizmit “ateist” !
    Ky qorri tani e nxorri fytyrën e vërtetë dhe hipokrizinë në të bërit “diplomaci ateiste”;
    edhe ky, si ai kurva Abdi Baleta që pasi në sallen e OKB-së në Nju Jork “nxirrte shpatën” kundër imperializmit amerikan e kapitalizmit europiano-perëndimor, në sallën tjetër takohej kokë-më-kokë me arabë e iranianë në përkrahje e solidaritet islamik.
    Pas 1990-ës doli hapur, duke vjellë vrer kundër krishterimit.
    Ja edhe ky qorri tani, njëlloj si qeni Baleta.

    Reply
  • Arbër says:
    October 9, 2024 at 4:31 pm

    Ja pra, “diplomati ateist” i kohës së komunizmit “ateist” !
    Ky qorri tani e nxorri fytyrën e vërtetë dhe hipokrizinë në të bërit “diplomaci ateiste”;
    edhe ky, si ai kurva Abdi Baleta që pasi në sallen e OKB-së në Nju Jork “nxirrte shpatën” kundër imperializmit amerikan e kapitalizmit europiano-perëndimor, në sallën tjetër takohej kokë-më-kokë me arabë e iranianë në përkrahje e solidaritet islamik.
    Pas 1990-ës doli hapur, duke vjellë vrer kundër krishterimit.
    Edhe ky qorri tani, njëlloj si qeni Baleta.

    Reply
  • Miri says:
    October 9, 2024 at 4:34 pm

    Dadani, filoeuropiani, detari, xyz jane i njejti person grek muti

    Reply
  • ANDREA. says:
    October 9, 2024 at 5:19 pm

    O , Z, Murati, Fene e te pareve tane, e kishim pasur 1350vjet para ardhjes te murtajes otomane, dhe ishim kombi me I madh dhe me I begate ne gadishullin Ilirik, dhe me vone me ardhjen e murtajes otomane ngelem per 500vjet ne otomanizem , jashte Europes, , pra feja e te pareve dmth, shqiptar, puro 100%, , prandaj sllavoserbet dhe turkoarabet paguajneper te n’a islamizuar, qe te jemi te perçare per te mos bejme dot shtet normal .

    Reply
  • Për t’u habitur! says:
    October 9, 2024 at 5:19 pm

    Mua më habit fakti i nivelit të ulët të komenteve! Kuptoj se sa mbrapa i ka lënë katër fetë shqiptarët. Çdo fe punon për hesapin e vet, por të gjitha bashkë coptojnë kombin në parcela, ndryshe nga grekët dhe serbët që e perdorin fenë për politikat e tyre kombëtare!

    Reply
  • Arling says:
    October 9, 2024 at 6:05 pm

    Nivel i ulët i komenteve, që tregon se çfarë pune kanë kryer katër fetë në Shqipëri!

    Reply
  • Arben Tashko says:
    October 9, 2024 at 10:19 pm

    Z. Murati:

    Kur flasim per fene kemi parasysh MONOTEISMIN..
    Keto besime fetare pranojne se ka vetem nje Perendi,
    Ndersa PAGANIZMI ka shume Zoter:

    Ne Mitologjine e Greqis se Lashtez kemi shum Zoter.
    Posedoni ishte Perendia e Detit, Afordita ishte Perendesha
    e Bukurise, ndersa Fiset Gjermanike kishin Perendin e Pyjeve,
    ………………………………………………………… .

    Ne kete bote ka patur forma te ndryshme te Paganizmit.
    Cdo njeri kishte perendin e tij te preferuar. Me krijimin e shteteve
    dolen probleme qe mund te zgjidheshin vetem ne se njerezit ishin te
    bashkuar. Ne fillim lindi feja e Izraeliteve e cila e forcoi unitetin e tyre,
    ne periudhen kur u larguan nga Egjypti per te shkuar ne Sinai, e pastaj
    ne territoret e me pareshme per te krijuar shtetin e tyre.

    Monoteizmi pranon nje Perendi dhe kerkohet disipline per te zbatuar
    rregullat fetare qe kerkojne unitet dhe koordinim te njerezve.
    Kur njerezit i kane punet mire fillojne ta harrojne perendine, pra te mos
    respektojne rregullat e bashke-egzistences, qe i duken si dogma pa kuptim.

    Kjo ndodh se i japin prioritet kenaqesive, qe te gezojne jeten ne te gjitha
    dimensjonet saje. Siguria nga kercenimet nga jashte dhe imoraliteti, korrupsioni
    dalin ne plan te dyte. Kur Izraelitet ngelen ne Gadishullin e Sinait per shume vite,
    tentuan te kthehen ne Paganizem, por Mojsiu e nenshtroj ate revolte.

    Feja e te pareve tane ka qene Kristianizmi, te cilen e perhapi ShenPauli,
    pas vdekjes se Krishtit, ne fillim ne Siri dhe Greqi, e pastaj u perhap ne
    Shqiperie me tej.

    Ne shqipetaret kemi qene te Krishtere per shekuj me rradhe. Ne veri te Shqiperise
    Besimi katolik kishte leshuar rrenjet e tij, ndersa jugu ishte nen Influencen Ortodoksise.
    Popullata ndermjet ketyre zonave besonte me teper ne traditat e Kristianizmit qe kishte
    leshuar rrenje te dobta.

    Ndarja e Kristianizmit ne Katolike dhe Ortodokse nuk e ndryshoj DNA-ne,
    e Kodin Gjenetik te popullit tone. Po keshtu jo me shume se 250 vite me pare
    nje pjese e Shqiptareve, per aresye ekonomike u kthyen ne Myslymane,
    por kodi i tyre gjenetik, DNA-ja nuk ndryshoj.

    Eshte interesante se nje pjese shume e madhe e Myslymaneve Shqipatare
    ne Turqi perqafuan Bektashizmin, qe kishte tolerancen me te cilen ato ishin
    mesuar kur ishin {30% te Krishtere dhe 70% Ateiste ???}

    Pra nga sa mesiper, une dhe ju, Z.Murati, nuk po e na ndryshon dikushi,
    DNA-ne dhe kodin gjenetike, por jemi po ato qe kemi qene, por brezat e
    ardheshem do te ndjehen si ne shtepine e tyre ne Bote e Civilizuar Euru-Atlantike.

    Reply
  • demo says:
    October 10, 2024 at 12:14 am

    Kush eshte djegur nga qulli ,i fryn kosit
    Berisha ne 91-97 u be nje bishe e rrezikshme,qe kafshonte me egersi,me pasoja te renda,me qindra te vdekur e te zhdukur,jo vetem nje.Ju numuroni vetem Remzi Hoxhen,,Hajde hajde budalleqer,Sa zhduku Berisha ne 91-97!?Po kujtoni bomben ne supermarketin Vefa ku u vra e bija gjeneral Petrit Dumes,bomben ne lokalin e Lush Perpalit,Masakrimin e gazetarit nga Maliqi qe vdiq vjet sakat,,Cfare bishash ishin Shtabi organizator i krimeve te Berishes,qe perbehej nga
    Abdi Baleta,Ali Spahia,Uran Butka,,Agim Shehu,Ylli Rakipi,Mero Baze,,Gazidede,Osman Kazazi,Pjeter Arbnori,Fari Balliu,Ismail Mulleti,Uran Kostreci e tjere zagare sadiste,,Ca zhgarravina burfheshmca bashkpunetore sigurimi,ca sekretare organizate,ambasadore te Sigurimit qe i bashkonte shpirti Zi kriminal.
    Ne e shajme ate 97 por po te mos rrembente armet populli per te permbysur Berishen,sot nje regjim Ajatollahu do kishte Shqiperia

    Reply
  • Mollosi says:
    October 10, 2024 at 6:55 am

    Perse Shaban Murati kurre nuk shkruajti per ata islamiste qe per cdo dite perdhosin Flamurin kombetar, shajne dhe fyejne Skenderbeun, shajne dhe fyejne Rilindjen Kombetare, fyejne Nene Tereze duke e quajne rruspi ( kurve) etj. etj. Perse Shabani nuk brengoset per rritjen gjithnje e me te madhe te qytetareve te Kosoves ( mos te flas per ata te Maqedonisë) ku sipas nje ankete rreth 40% e tyre vehten e ndjejne me shume mysliman se sa shqiptar. Perse Shabani nuk kritikon keta por kritikon qytetaret qe me deshire te lire konvertohen ne fene e te pareve.

    Reply
  • Detari says:
    October 10, 2024 at 7:18 am

    @Mollosi

    ve re artikuj si ky qe dalin keto dite para vizites te sulltanit, keta e thone vete nga kush paguhen.

    ky murati (mbiemer turk) tani sulmon autoktonet sepse po kthehen masivisht ne katolike.

    Reply
  • Dashi says:
    October 10, 2024 at 10:25 am

    Zoti Murati , shprehja “feja e të parëve” , nuk ka asgjë diabolike , por është një e vërtetë e pa diskutueshme , që diskutohet , shtrëmbërohet dhe përgënjeshtrohet vetëm nga myslymanë shqiptarë islamikë gati fondamentalistë siç je ti dhe që e ke treguar veten si i tillë në shumë shkrime të mëparshme . Ti , qëllimisht dhe me dashje , vetëm për dalë tek e jotja , shtrembëron edhe historinë dhe faktet , që nuk e besoj që nuk i njef . Së pari , cilët janë këta “misionarë fanatikë kristianë ” , që kanë ardhur në këto 30 vjet demokraci si “agjentë greko-sërbë” (!) ? Nuk na ka zënë syri të tillë , përveçse, në vitet 90-të që u mbush Shqipëria me ronxho-bonxho islamikë arabë me pantallona tre çerekshe e me dolloma’ arabe . Disa syresh , shkuan në Voskopojë dhe i zhgaravitën ikonat në kishat e qytezës, duke i shkaktuar dëme të mëdha trashëgimisë shqiptare . Madje , ka të dhëna që , në Shqipëri ka ardhur edhe terroristi Bin Laden . Për cilët ekstremistë kristianë e ke fjalën ti ? Për Janullatosin ? As unë nuk jam dakord me me të dhe me qënien e tij aty ku është , por nuk besoj që Janullatosi ka gisht në konvertimin e myslymanëve kosovarë e maqedonas , në katolikë . Ti Murat , qëllimisht bën gabime elementare historike , duke filluar nga paganizmi i ilirëve , e deri tek konvertimi i i ortodoksëve . Ilirët kanë qënë paganë para 2000 e ca vjetëve , atëhere kur pothua e gjithë bota ishte pagane , me përjashtim të ebraizmit , që është feja më e vjetër monoteiste . Paganizmi nuk ka lidhje aspak me kristianizmin që lindi në shek. e parë (pas Krishtit) . Kristianizmin në viset ilire e ka sjellë Shën Pali me dishepujt që e shoqëronin . Ja çfarë shkruhet në Bibël me fjalët e vetë Shën Palit : ” ….unë , solla dhe predikova në të gjithë gadishullin ILIRIK fjalën e Krishtit , tash do të kaptojmë detin , për t’a përhapur fjalën e Tij edhe në popujt italikë” . Pra , ilirët u kristianizuan edhe para romakëve ( italianëve të sotshëm) . Kështu ka ardhur kristianizmi në Iliri , me forcën e fjalës nga një grusht njerëzish dhe jo me tehun e shpatës , me pushtime e masakra , siç erdhi feja islame 1400 vjet më vonë . Ti Murat , për ortodoksët , bën një gabim elementar , që i quan të konvertuar nga katolikë në ortodoksë . Ortodoksët dhe Katolikët , janë të njëjtit kristianë që u emëruan të tillë , kur Perandoria Romake u nda në dy pjesë , në atë të lindjes , ose Bizantine me kryeqytet Kostandinopojën dhe pjesa tjetër perëndimore me kryeqytet Romën . Feja nuk ndryshoi , ishte ajo kristiane si në Perandorinë Romake dhe në atë Bizantine . Kristianët e perëndimit u quajtën katolikë dhe ato të lindjes , ortodoksë . Pra termat “katolikë” dhe “ortodoksë” , janë thjesht nominime dhe kanë lindur si terminologji në të njëjtën kohë , në shek. e tretë , kur u nda Perandoria Romake . As tek katolikët dhe as tek ortodoksët , nuk pati asnjë konvertim , feja ishte po ajo , kristiane , Krishtit i falen , vetëm se për dallim , disa festa fetare i kanë në data të ndryshme …..vazhdon…

    Reply
  • Dashi says:
    October 10, 2024 at 11:21 am

    ….Përsa shkrova më sipër , pra kristianizmi është përhapur në Iliri , para shumë vendeve të tjera të sotme thellësisht kristiane , si Italia , Spanja , Franca etj . Kjo shkruhet në Bibël , që është një libër , që nuk ka ndryshuar asnjë gërmë , qëkur është shkruar para 2000 e ca vitesh . Në ndryshim nga Kurani , që po t’a lexosh , le shumë vend për interpretime të ndryshme , sidomos tek njerëz me arsim e kulturë të kufizuar , Bibla nuk le vënd për interpretime , i ka mësimet fare të thjeshta , të kuptueshme që nuk ka nevojë për interpretime . Unë jam ateist , por I kam lexuar të dyja , si Biblën , ashtu edhe Kuranin . Por , le të hidhemi tek tema . Iliria (Shqipëria e sotme , por edhe shumë më gjerë) , bënte pjesë në Perandorinë Bizantine (të lindjes ) , ku bënte pjesë e gjithë lindja e Evropës deri në Rusi dhe detyrimisht kristianët shqiptarë , u quajtën ortodoksë . Katolikët e parë në Shqipëri u shfaqën kur zotërimet e Kastriotëve dhe e të tjerë princave shqiptarë , ranë nën ndikimin e Venedikut , pas vdekjes së Skëndebeut , sidomos Mirdita dhe veriu i vendit . Kaq e vërtetë është kjo , saqë , arbëreshët e Italisë , që pjesa më e madhe ishin familjet e princave dhe bashkëluftëtarëve të Skënderbeut , janë akoma edhe sot , të vetmit ortodoksë të Italisë . Ata kanë kishat e tyre ortodokse , shkolla shqipe , emërtime dy gjuhëshe (shqip e italisht) etj . Të gjitha këto edhe për tolerancën dhe mirësinë e italianëve , që nuk janë as grekë e as ballkanas . Ortodoksizmi i arbëreshëve , është prova më e pa kundërshtueshme që shqiptarët , para pushtimit otoman , ishin të gjithë ortodoksë dhe jo katolikë . Urrejtja jote , zoti Murati për kristianizmin , sidomos atë ortodoks , është shfaqur vazhdimisht në pothua çdo shkrim tëndin . Është e vërtetë , që , me fqinjët ne kemi pasur e kemi mosmarrëveshje, deri edhe luftra dhe sigurisht që fajtorë janë fqinjët , por që të rrimë shtrembër e të flasim drejt , edhe neve , kemi pasur kusuret tona . Neve , grekët i kemi pasur fqinjë mijë vjeçarësh , por nuk përmban historia ndonjë luftë iliro-greke . Urrejtja , nëse mund t’a quajmë kështu , midis nesh e grekëve , lindi gjatë pushtimit turk dhe këtu ka një ndryshim të madh edhe pse Ballkani e më gjerë ishte i pushtuar nga otomanët , viset shqiptare ishin të aneksuara nën Turqinë . Vëndet e tjera kishin qeveritë e tyre , shkollat e tyre , por paguanin haraçin turkut , ndërsa neve na ndalohej gjuha , shkollat , mësimi i gjuhës shqipe . Dhe këtu fillon dallimi , stërgjyshërit tanë , bënë fajin më të madh e të pa ndreqshëm , u konvertuan në 60-70% në fenë e pushtuesit , duke braktisur zakonet , doket , emrat e duke mbushur taboret e turkut me nizamë shqiptarë , që mbanin qetësinë edhe në vëndet fqinjët, duke u konfrontuar me popujt e tyre . Sigurisht aty lindi urrejtja e fqinjëve ndaj nesh , që mezi prisnin çlirimin dhe shkëputjen nga Perandoria turke , për t’u hakmarë ndaj shqiptarëve duke hyrë në luftra për coptimin e viseve arbërore . Këto janë të dhëna historike , që nuk i luan topi .
    Zoti Murati , po si o burrë i dheut nuk shkrova një herë dy fjalë për Turqinë ? Sot , në Shqipëri , Erdogani inauguron xhaminë më të madhe në Ballkan . Po ,desha të më përgjigjesh , ky Erdoğan, është president i Turqisë , apo kryetar i fesë botërore myslymane ? A mund t’a himagjinosh ti Murat , që , një president i vendeve demokratike të BE-së , të shkojë diku në një shtet tjetër e të inaugurojë kisha ?! Nuk besoj se do t’a gëdhinte veten president .

    Reply
  • Mollosi says:
    October 10, 2024 at 12:07 pm

    Dashi!
    Komenti juaj eshte objektiv dhe une ndaj te njejtin mendim me ju. Te vetmin gabim e keni kur konkludoni se katoliket e pare ne Shqiperi u shfaqen pas vdekjes se Skenderbeut. Dokumentat tregojne se, p.sh. Dioqeza e Sapes daton qe nga viti 1062, ajo e Lezhes nga viti 1300, e Durresit nga viti 1200 etj.
    Ju pershendes

    Reply
  • Dashi says:
    October 10, 2024 at 1:52 pm

    Po , mollos , kini të drejtë , disa dioqeza katolike ka pasur , kryesisht në veri të vendit , më e rëndësishme ajo e Sapes te Vau i Dejës . Ju përshëndes edhe unë.

    Reply
  • ALBAN DEGA says:
    October 10, 2024 at 8:52 pm

    FUTJA KOT TE SALI PLOT O SHABAN !

    Ja cfare shkeuan Enciklipedia Britanike per me e sakta ne Bote per fete me te vjetra ne Bote qe eshte botuar si koment nga kjo fazete serioze …. VIJON …

    Reply
  • ALBAN DEGA says:
    October 10, 2024 at 9:13 pm

    FUTJA KOT TE DALI PLOT O SHABAN …

    A E DINIT SE

    – SUFIZMI- BEKTASHIZMI ESHTE BESIMI FEJA ME E VJETER MIJERAVJECARE NE BOTE !?

    – Sipas Ebciklopedise Britanike me e sakta ne Bote

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vendin e pare midis te gjithe besimeve fetare e ze Sufizmi alias Bektashizmi, keygjyshata boterore e te cilit prej mbi nje shekulli eshte Tirane.
    Vendi i dyte e i trete eshte nje gare midis Hinduizmit ( India+ ) dhe Judizmi me nje histori 4000 vjecare
    E katerta eshte Zoroastrianizmi Persian paraardhesi i myslimanizmit me rreth 4000 vjetersi
    I pesti eshte Kristianizmi me dy sektet ortodokse e katolike qe u ndane nga njeri tjetri pa mohuar Jezu Krishtin me nje histori 2700 vjecare.
    Myslimanizmi i mirefillte lindi shume me vone midis viteve 609 e 610 te Epokes se Re ose pas kryqezmit te Jezu Krishtit
    Pra ka nje jetegjatesi prej 1414- 1415 vitesh e deri sot.
    Kryegjyshata Boterore e Sufizmit… Bektashizmit ndodhet ne kryeqytetin e Shqiperise e me qindra tyrbe, varreza e objekte fetare te shenjta anembane trojeve shqiptare.
    Eshte feja me liberale nder gjitha te tjerat .

    https://www.britannica.com/story/which-religion-is-the-oldest

    Reply
  • Zoti says:
    October 10, 2024 at 9:23 pm

    Çfarë mediokriteti! Nderrimin e fesë e garanton ligji! Ky është nje mercenar osman!

    Reply
  • Alban Dega says:
    October 11, 2024 at 12:13 am

    A E DINIT SE

    – SUFIZMI- BEKTASHIZMI ESHTE BESIMI FEJA ME E VJETER MIJERAVJECARE NE BOTE !?

    – Sipas Ebciklopedise Britanike me e sakta ne Bote

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vendin e pare midis te gjithe besimeve fetare e ze Sufizmi alias Bektashizmi, keygjyshata boterore e te cilit prej mbi nje shekulli eshte Tirane.
    Vendi i dyte e i trete eshte nje gare midis Hinduizmit ( India+ ) dhe Judizmi me nje histori 4000 vjecare
    E katerta eshte Zoroastrianizmi Persian paraardhesi i myslimanizmit me rreth 4000 vjetersi
    I pesti eshte Kristianizmi me dy sektet ortodokse e katolike qe u ndane nga njeri tjetri pa mohuar Jezu Krishtin me nje histori 2700 vjecare.
    Myslimanizmi i mirefillte lindi shume me vone midis viteve 609 e 610 te Epokes se Re ose pas kryqezmit te Jezu Krishtit
    Pra ka nje jetegjatesi prej 1414- 1415 vitesh e deri sot.
    Kryegjyshata Boterore e Sufizmit… Bektashizmit ndodhet ne kryeqytetin e Shqiperise e me qindra tyrbe, varreza e objekte fetare te shenjta anembane trojeve shqiptare.
    Eshte feja me liberale nder gjitha te tjerat .

    https://www.britannica.com/story/which-religion-is-the-oldest

    Reply
  • era says:
    October 11, 2024 at 8:48 pm

    shume e sakte

    Reply
  • Fjala says:
    October 13, 2024 at 7:40 am

    Te teme dhe une nje llaf? Nuk e besoja qe njerezimi sot eshte jaq injorant dhe i pa ditur, pa lere qe shesin dhe pordhe. Feja e çfardollojshme eshte nje parti politike qe ka sunduar njerezit nepermjet frikes. Shikoni partine Saliut dhe ashtu jane dhe fete. Mendja qe i genjen keto gjallesa mbitokesore dhe bejne debat kot. Perebdia eshte vete njeriu seicili, perendi efeve nuk egziston. Tani e besoni teknollogjine apo qirinjte qe ndezi me eter prifti duke genjyer?

    Reply
  • Arben Tashko says:
    October 17, 2024 at 1:22 am

    Drejtori i ceshtjeve fetare te Turqise deklaroi se
    Perandoria Osmane e ka perhapur Islamin me
    anen e shpates dhe hanxharit dhe se ato qe e
    bene kete jane martiret e perhapjes te Islamit.

    A ka ndonje dallim ndermjet ketij deklarusi
    dhe atyre qe dergojne ¨bomba me kembe njeriu¨,
    qe i zhdukin te krishteret dhe kundershtaret e
    tyre, duke i hedhur ne ere?

    Reply
  • demo says:
    October 17, 2024 at 1:58 am

    Ore vete Krishti,ishte katolik,ishte orthodhoks,apo ishte protestant?
    Marksi ishte Marksist,apo ishte socialist marksist leninist,Stalinist dhe enverist?
    Muhamedi ishte thjesht muhamedan,apo ishte islamik,sunit,shit,sufist,bektashi,Halveti?

    Reply
  • Phoenix says:
    October 17, 2024 at 5:19 am

    Demo, eshte nje corbe Hebraike qe gatuhet per mijera vite, per ta mbajtur njerezimin ne erresire dhe per ta kontrolluar ate. Nuk e gjen dot fillin, por dhe po e gjete nuk do te besoj njeri.. Do te quajne Heretik e do te qellojne me gure.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    October 23, 2024 at 7:43 pm

    Shaban Murati, ç’punë le ti me shqiptarët? To ke turk, anadollak. Mos fol më emër të.shqiptarëve!

    Më morë na fol kur punoje në redaksinë e jashtme të Zërit të Popullit, a ke pasur kontakte ruso-serbe nëpërmjet iranianëve?
    Na fol pak për allish-verishet që bëje në Ambasadën Shqiptare në.Maqedoni, ku ishe sëbashku me turkun tjetër, Fahri Balliu!
    Sa para keni bërë me vizat?
    Pastaj, kishe ndonjë rol të vockël ti në.çështjen e Remzi Hoxhës?

    Ja, për këto fol o turk sumq!r. Të tjerat lejua shqiptarëve.

    Reply
  • Lymi Tutit says:
    November 1, 2024 at 9:06 am

    Falenderoj te gjithe komentuesit ! Natyrisht edhe duke “seleksionuar”,meson shume,shume me teper se ne shkrime si ay qe po komentohet.Sinqerisht Lymi Tutit

    Reply
  • demo says:
    November 1, 2024 at 9:40 am

    Kesshillit Sigurimit te OKB,i themi flmnd per vleresimin e Punes Qeverrise Kosoves.Nje flmnd te vecante SHBA,ANGLISE.shtete qe e kane vleresuar realisht domosdoshmerine e largimit te UNMIKut nga Kosova dhe Dorzimin e misionit Qeverrise Kosoves.
    Kufijte 80 vjecare te krahines Aauton0me te Kosoves dhe Shtetit Sovran 20 vjecar te Kosoves,,jane te shenjte dhe Te paprekshem me Kushtetuten e Kosoves dhe me gjokset e 6 miljon shqiptareve ne Kosove dhe ne gjithe boten.
    Associacione s`ka. Qeni qepen te haje.
    Nuk ka territore Kosova per ti dhuruar pushtuesve serbe.
    Armatosu Albin,Armatosu Kosove!
    Po perseritet Kongresi Berlinit.Rusia fitoi luften me Turqine,,por nuk kerkon Anadollin dhe Stambollin,,Fuqite e Medha dorzuan Nishin,Sanxhakun,Kurshumline,Presheven,Gjysmen e Kosoves dhe Tivar e Ulqin,Plave e Guci.
    Evropa po zbythet ne Ukraine,po dorzon Mitrovicen dhe Zajednicat ne Kosove.

    Reply
  • demo says:
    November 1, 2024 at 10:24 am

    Po c`taksirat kemi ne se Rusia fiton luftrat me Cin ma Cinet,me Sirine me Cecenite,me Kaukaz,,Kusuret do ti heqe Kosova.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?