Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shqetësim që vazhdon prej 20 vitesh”, mungesa e çertifikatave të pronësisë, pengesë për zhvillimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Shqetësim që vazhdon prej 20 vitesh”, mungesa e çertifikatave të pronësisë, pengesë për zhvillimin
EkonomiLajmi i fundit

“Shqetësim që vazhdon prej 20 vitesh”, mungesa e çertifikatave të pronësisë, pengesë për zhvillimin

Published: June 24, 2024
Shpërndaje

Në Shqipëri, megjithëse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rrëzimi i sistemit komunist, i cili nuk njihte pronën privat, pjesa më e madhe e banorëve që jetojnë në zonat malore, në veri të vendit, vazhdojnë të mos pajisen me çertifikatën e pronësisë për banesat dhe tokat e tyre. Në vitin 1992, ata refuzuan ligjin 7001 për ndarjen e tokës duke ruajtur kufijtë e vjeter të pronave, çka i la ata pa çertifikatë pronësie.

Ndërsa në vitin 1991, kur ndryshoi sistemi politik në Shqipëri dhe kur të gjithë krahët e politikës miratuan ligjin 7501 për ndarjen e tokës, banorët e zonave malore në Veri të Shqipërisë e refuzuan atë dhe u kthyen në tokat dhe trojet e trashëguara nga të parët.

Por, kur drejt Thethit, Valbonës, Vermoshit, Lëpushës, Tamarës, apo Razmës u shfaqën turistët, të shtyrë nga peisazhet alpine, tradita e mikpritjes, veshjet apo ushqimi, pjesa më e madhe prej tyre u përballën me mungesën e çertifikatave të pronësisë dhe pamundësinë për zhvillimin e pronës.

- Publicitet -

Kryetari i shoqatës “Dukagjini”, Ndue Sanaj, i tha Zërit të Amerikës se këtë shqetësim ua kanë paraqitur autoriteteve para 20 vitesh, por deri tani nuk është bërë asgjë.

“Ne e kemi filluar problematikën e kësaj çështje që në vitin 2008. Fakti është se e gjithë zona e Dukagjinit, ashtu siç kam njohuri unë edhe malet e tjera nuk kanë tapi (certifikatën e pronësisë) për pronat”, thotë ai.

Drejtuesi i shoqatës “Dukagjini” thotë se, përveç zonave të njohura për turizmin malor, edhe në zonat e tjera malore mungesa e çertifikatave të pronësisë po pengon zhvillimin.

“Janë të regjistruara që në vitin 1947, por tapi (certifikatën e pronësisë) nuk ka askush. Thethi ka probleme sepse është vendi që vijojnë turistët, dhe jo pak, por në vendet e tjera në malësi akoma nuk kanë dalur këto probleme, sepse akoma nuk është zhilluar turizmi”, thotë ai.

Nevoja për të investuar në ndërtimin e bujtinave apo rikonstruktimin e kullave ekzistuese i ka përballur banorët me ligjin. Dhjetëra banorë janë ndaluar nga policia dhe proceduar nga prokuroria për ndërtime të jashtëligjshme.

Sipas avokatit Anton Kosteri mungesa e titujve të pronësisë vazhdon t’i penalizojë banorët e zonave malore, përfshirë edhe ata të zonave turistike.

“Në këto zona do të jetë shumë e vështirë për të bërë investime sepse çdo ndërtim, qoftë edhe një tullë që do të vendoset atje, do të konsiderohet se vendoset në një tokë shtet dhe jo në tokën e tyre të trashëguar prej qindra vitesh, kjo për shkak të mos regjistrimit të titujve të pronësisë”, thotë ai.

Por avokati Kosteri thotë se, nëse politika dhe qeveria janë të gatshme për të mbështetur zhvillimin e këtyre zonave të varfëra, atëherë mund të gjenden zgjidhje për paisjen e tyre me çertifikata të pronësisë.

“Në këto kushte unë e çmoj të domosdoshme ndërhyrjen e shtetit duke ngritur grupe pune pranë njësive vendore, duke thirrur edhe persona, banorët më të vjetër, për të përcaktuar së pari kufizimet dhe të drejtën e pronësisë së gjithsecilit , sepse secili banor atje e di se ku e ka pronën e tij. Dhe mendoj që, me ngritjen e këtyre komisioneve me kryetarët e fshatrave, me përfaqësuesit e njësive administrative dhe me ekspertë të fushës, jam i sigurtë se gjendet zgjidhja, por nëse ekziston vullneti politik”.

Muajin e kaluar, Kryeministri Rama, gjatë një vizite në qendrën turistike të Thethit, u premtoi banorëve fshirjen e të gjitha gjobave për ndërtimet e paligjshme të bërë ndër vite në mungesë të çertifikatave të pronësisë si dhe zgjidhjen e problemeve të pronësisë duke i pajisur me titujt e pronësisë për pronat e trashëguara.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    June 24, 2024 at 9:16 am

    Paradoksi shqiptar”demokraci me mendesi komuniste” Bijt e eterve,vazhdimesi sllavisto-qeniste

    Reply
  • Jovan Bregu says:
    June 24, 2024 at 10:49 am

    **Ndërsa në vitin 1991, kur ndryshoi sistemi politik në Shqipëri dhe kur të gjithë krahët e politikës miratuan ligjin 7501 për ndarjen e tokës, banorët e zonave malore në Veri të Shqipërisë e refuzuan atë dhe u kthyen në tokat dhe trojet e trashëguara nga të parët*

    Pergjigjen e ka artikulli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?