Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”
Lajmi i fundit

Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”

Published: July 8, 2026
Shpërndaje

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) në Shqipëri pritet të marrë kompetenca më të gjera – për herë të parë që nga miratimi i ligjit të tij themelor në vitin 1998.

Përveç detyrave tradicionale në fushën e kundërzbulimit dhe sigurisë kombëtare, institucioni do të ketë mandat të mbledhë informacion edhe për kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, sulmet kibernetike, kërcënimet hibride dhe infrastrukturën kritike.

Qeveria argumenton se ndryshimet janë të domosdoshme për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë, të cilat nuk ekzistonin kur u hartua ligji aktual.

- Publicitet -

Opozita dhe ekspertë të sigurisë nuk e kundërshtojnë nevojën për modernizimin e ligjit, por paralajmërojnë se zgjerimi i kompetencave nuk është shoqëruar me garanci të mjaftueshme për kontrollin demokratik të institucionit.

Çfarë ndryshon me ligjin e ri?

Ligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 2 korrik zgjeron ndjeshëm fushën e veprimit të SHISH-it.

Përveç mbledhjes së informacionit për spiunazhin, terrorizmin dhe mbrojtjen e rendit kushtetues, institucioni ngarkohet edhe me identifikimin e kërcënimeve ndaj sigurisë ekonomike, sulmeve kibernetike, kërcënimeve hibride dhe infrastrukturës kritike.

Njëkohësisht, zgjerohen kompetencat për monitorimin e aktivitetit të shërbimeve të huaja të inteligjencës, ekstremizmit dhe çështjeve që lidhen me stabilitetin e brendshëm dhe rajonal.

Sipas Qeverisë, këto ndryshime pasqyrojnë mënyrën se si kanë evoluar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Në relacionin shoqërues të ligjit thuhet se siguria ekonomike është tashmë pjesë e sigurisë strategjike të një shteti, ndërsa sulmet kibernetike dhe kërcënimet hibride përbëjnë ndër sfidat më serioze për institucionet publike, ekonominë dhe infrastrukturën kritike.

Debati për kontrollin dhe transparencën

Sipas kritikëve dispozita që i jep SHISH-it kompetencë të mbledhë informacion edhe për “stabilitetin e brendshëm dhe rajonal” mund të krijojë hapësirë për interpretime të gjera, nëse nuk shoqërohet me kufizime të qarta ligjore dhe mbikëqyrje efektive parlamentare e gjyqësore.

Duke njohur klimën politike shqiptare, ekziston rreziku që dispozita të tilla të keqpërdoren në dëm të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Por, debati nuk kufizohet vetëm te zgjerimi i kompetencave të SHISH-it.

Ligji i ri e përjashton SHISH-in edhe nga detyrimet që rrjedhin nga Ligji për të Drejtën e Informimit.

Kjo do të thotë se SHISH-i nuk do t’u nënshtrohet të njëjtave rregulla transparence si institucionet e tjera publike, duke mos pasur detyrim t’u përgjigjet kërkesave për informacion sipas këtij ligji.

Qeveria argumenton se një përjashtim i tillë, është praktikë edhe në vende të tjera, duke përmendur shërbimet inteligjente britanike, gjermane dhe amerikane.

Sipas saj, edhe informacionet që mund të duken administrative apo financiare, mund të kenë vlerë operative dhe, nëse bëhen publike, mund të cenojnë sigurinë kombëtare.

Sipas kritikëve përjashtimi i plotë nga Ligji për të Drejtën e Informimit rrezikon të kufizojë llogaridhënien publike.

Një zgjidhje më e balancuar do të ishte përjashtimi vetëm i informacioneve të ndjeshme, duke ruajtur një nivel minimal transparence për çështjet administrative dhe financiare.

Pasuria dhe databazat, dy pika tjera përplasjesh

Një tjetër ndryshim që ka nxitur debat lidhet me deklarimin e pasurisë së punonjësve të SHISH-it.

Ligji parashikon që ata të mos i deklarojnë më të ardhurat dhe pasurinë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Kontrolli do të kryhet nga një strukturë e posaçme brenda vetë SHISH-it.

Qeveria argumenton se ky ndryshim synon të mbrojë identitetin dhe të dhënat e punonjësve të inteligjencës, pasi edhe niveli i pagave të tyre konsiderohet informacion i klasifikuar.

Edhe këtu kërkohet një zgjidhje tjetër.

Sipas kritikëve, deklarimi i pasurisë nuk duhet të hiqet, por të zhvillohet në një regjim të klasifikuar, në mënyrë që të ruhen njëkohësisht edhe sekreti shtetëror, edhe kontrolli mbi pasuritë e zyrtarëve.

Ajo paralajmëron se heqja e këtij mekanizmi krijon një precedent që mund të shtrihet edhe në institucione të tjera.

Natyra sekrete e punës së SHISH-it nuk duhet të nënkuptojë mungesë kontrolli.

Ligji i ri i jep gjithashtu SHISH-it të drejtën për të pasur qasje në databazat shtetërore, me kusht që ajo të rregullohet përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale dhe të kufizohet në funksion të detyrave ligjore të institucionit.

Qeveria thotë se kjo nuk nënkupton qasje të pakufizuar.

Sipas saj, marrëveshjet ndërinstitucionale do të përcaktojnë se cilat të dhëna mund të përdoren, nga kush dhe për çfarë qëllimi, si dhe mënyrën e kontrollit të tyre.

Por ekspertët kërkojnë garanci më të forta.

Ata kujtojnë se Shqipëria ka përjetuar disa raste të rrjedhjes së databazave shtetërore dhe sulmeve kibernetike, ku janë ekspozuar të dhëna personale të qytetarëve, si dhe informacione që lidhen me institucione shtetërore.

Qasja në databaza është një mjet i domosdoshëm për shërbimet moderne të inteligjencës, por ky lejim duhet të jetë i kufizuar, proporcional dhe plotësisht i gjurmueshëm.

Çdo keqpërdorim i të dhënave personale do të minonte edhe më tej besimin e qytetarëve ndaj institucioneve, duke kujtuar rastet e mëparshme të publikimit të databazave shtetërore.

A lidhen ndryshimet me klimën politike?

Janë shprehur dyshime edhe për kohën kur po miratohen ndryshimet.

Sipas kritikëve, ato duhen parë në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike në vend, përfshirë protestat që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Edhe pse projektligji është hartuar përpara nisjes së protestave, formulime të caktuara mund të krijojnë hapësirë për interpretime të gjera në raport me monitorimin e pakënaqësisë qytetare.

Në këtë kuadër, përmenden edhe vendime të mëparshme të Qeverisë, si kufizimet ndaj platformës TikTok apo debatet për monitorimin e informacionit publik. Sfida kryesore mbetet ruajtja e ekuilibrit mes rritjes së kapaciteteve të SHISH-it dhe mbrojtjes së të drejtave e lirive themelore.

Ligji ka marrë miratimin e Kuvendit të Shqipërisë, por ende nuk është dekretuar nga presidenti i shtetit.

Ai hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

Jetmira Delia-Kaci

Korrespondente e Radios Evropa e Lirë në Tiranë.

​

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës në Shqipëri
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit
  • Sekretari i NATO-s konfirmon Samitin në Tiranë, por jo kohën

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?