Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria 15 vjet në NATO, ministri: Dëshmi e përkushtimit të palëkundur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqipëria 15 vjet në NATO, ministri: Dëshmi e përkushtimit të palëkundur
Lajmi i funditPolitike

Shqipëria 15 vjet në NATO, ministri: Dëshmi e përkushtimit të palëkundur

Published: March 18, 2024
Shpërndaje

Shqipëria shënon këtë vit 15 vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake, NATO. Nga përfaqësia jonë diplomatike në Bruksel, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu vlerësimin për kontributin që përfaqësuesit tanë kanë dhënë dhe japin çdo ditë, në këtë rrugëtim.

“Jemi fatlumë që jemi pjesë e hapësirës së NATO-s, e kësaj Aleance të fuqishme ushtarake. Unë dua të përgëzoj punën e përditshme që përfaqësia jonë bën për të përcjellë mesazhet, qëndrimet dhe për të lobuar interesat strategjike kombëtare këtu në NATO, në komitete të ndryshme, por edhe në komandat, jo vetëm në Bruksel, por edhe në të gjithë hapësirën e NATO-s”, theksoi Ministri Peleshi.Blerim Çaka, Këshilltar për Politikën e Mbrojtjes thotë se janë në komunikim dhe bashkëpunim të përditshëm dhe të ngushtë me 31 aleatët dhe partnerët për jetësimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s.

Përfaqësuesi ushtarak i Republikës së Shqipërisë në NATO, Gjeneral Brigade Ilir Pujo thotë se pjesa ushtarake është zëri dhe figura e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që përfaqëson vendin tonë në forumet e NATO-s, në komitete ushtarake, nënkomitete, grupe pune dhe borde të ndryshme.

- Publicitet -

Sipas Kolonel Leonard Kollçaku, Zv.përfaqësuesi ushtarak i RSH në NATO, “detyra parësore e stafit ushtarak është përgatitja e këshillimit sa më të mirë ushtarak për autoritetet vendimmarrëse në Tiranë dhe në Këshillin e Atlantikut të Veriut në përputhje me interesat tona kombëtare të shprehura në dokumentet strategjike”.

Por, një rëndësi të veçantë ka edhe procesi i planifikimit, i cili sipas Këshilltares për politikën e Mbrojtjes Ina Stratobërdha, është një tjetër element i rëndësishëm që bën të mundur lidhjen midis komponentit politik dhe nevojave operacionale të Aleancës.

Në këtë përvjetor Shqipëria shënon një sërë arritjesh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Më 4 mars, në Kuçovë u inaugurua baza ajrore taktike e NATO-s, e vetmja bazë e Aleancës në rajon, ndërsa modernizimi i Forcave të Armatosura vijon me ritme të shpejta, në përmbushje edhe të detyrimeve të Aleancës.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    March 18, 2024 at 2:10 pm

    Kaq cingun qenka gjeneral Begaj sa nje party nuk beri me oficeret e NATO-s ne shqiperi?
    Sic duket I ka munguar rakia e Skraparit nga qe Ilirin e kishim me sherbim ne Azerbaxhian dhe na e vonoi ardhjen aropllani.
    E o Begaj ,e paske menderosur ketu.
    Te vinte mire kur shkonje lart e poshte shqiperise me gradat dhe e gjenje sofren plot dhe shishen me raki 20 gradeshe ne mes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?