Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria arrin pikun e konsumit të energjisë, dita më e nxehtë tejkalon rekordin e dimrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria arrin pikun e konsumit të energjisë, dita më e nxehtë tejkalon rekordin e dimrit
EkonomiLajmi i fundit

Shqipëria arrin pikun e konsumit të energjisë, dita më e nxehtë tejkalon rekordin e dimrit

Published: August 22, 2025
Shpërndaje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë raportoi rritje të konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror, duke treguar një trend të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik në vend.

Nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të Energjisë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi se krahasuar me vitin 2024, konsumi i energjisë elektrike është rritur me 2.2%, ndërsa krahasuar me vitin 2023, rritja arrin 10.3%.

Në krahasim me vitin 2019, para pandemisë dhe krizës energjetike, konsumi mujor i qershorit dhe korrikut 2025 është rritur përkatësisht me 21.5% dhe 30.7%, një rritje që përkthehet në mbi 217 mijë MWh vetëm për këto dy muaj.

- Publicitet -

Një tjetër tregues i rëndësishëm është dita më e konsumuar e vitit, e cila nuk është më në muajt e dimrit, por më 13 gusht 2025, me 27 mijë e 995 MWh, duke kaluar rekordin e vitit të kaluar në 31 dhjetor. Konsumi mesatar ditor në vitin 2025 është 20 mijë e 856 MWh, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të kërkesës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Balluku theksoi se furnizimi me energji elektrike ka vijuar të jetë i pandërprerë, edhe në zonat më të ndikuara nga turizmi, pavarësisht kërkesës historike dhe situatave të rrezikshme si zjarret që kërcënuan infrastrukturën.

Skuadrat e OST dhe OSHEE kanë punuar pa pushim për të mbrojtur rrjetin dhe për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, duke garantuar furnizimin e qytetarëve dhe bizneseve.

Një tjetër zhvillim pozitiv është ulja e humbjeve teknike në rrjet, e cila është 1.45% ose 21 mijë e 699 MWh, duke sjellë kursime financiare rreth 7 milionë euro dhe duke përmirësuar performancën e operatorëve të sistemit energjetik. Kjo do të ndihmojë gjithashtu në uljen e mëtejshme të çmimeve të energjisë për abonentët familjarë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton po vijon të ndërmarrë nisma për forcimin e kapaciteteve të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, si dhe për rritjen e eficiencës në konsum.

Qëllimi është jo vetëm përballimi i kërkesës në rritje, por edhe mundësimi i aksesit në tregun rajonal dhe mbrojtja e konsumatorëve, mjedisit dhe ekonomisë nga luhatjet e mundshme ndërkombëtare.

Sezoni turistik shtrihet përtej muajit gusht, dhe autoritetet energjetike do të vijojnë punën për të ofruar një shërbim energjetik të qëndrueshëm dhe cilësor për të gjithë qytetarët.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    August 22, 2025 at 7:58 pm

    Situata energjitike eshte permirsuar ndjeshem me te kaluaren.

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    August 22, 2025 at 8:11 pm

    Belinda harroje krahasimin e konsumit te energjise, eshte mentalitet i kohes se gjyshit,ndaj je Ministre e Zv/KM, te besh punen per zhvillimin e sektoreve qe kane te bejne me nevojat e taksapaguesve.Fol per projektet me mire me t’pa sa e zoja je.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
  • Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca
  • Çmimet mesatare të apartamenteve në 32 zonat kadastrale në Tiranë, rritje deri në 151% në 7 vjet
  • 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  3. Anonymous on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Djalli prane sheshit skenderbej...kijdes on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Keegan Kent on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?