Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria dhe Kosova, Rama në podcast me Blerta Rugovën: Jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë nëse…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqipëria dhe Kosova, Rama në podcast me Blerta Rugovën: Jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë nëse…
Lajmi i funditPolitike

Shqipëria dhe Kosova, Rama në podcast me Blerta Rugovën: Jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë nëse…

Published: October 5, 2024
Shpërndaje

Blerta Kllokoqi Rugova, gruaja e djalit të ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ishte e ftuara e radhës në podcast-in e kryeministrit Edi Rama, “Flasim”.

Gjatë bisedës me kreun e qeverisë shqiptare, teksa foli për biznesin dhe ambicien për të zgjeruar sipërmarrjet e saj, Blerta Kllokoqi Rugova tregoi edhe planet për t’u angazhuar më shumë në politikë. Ajo kritikoi disa nga politikat e ndjekura nga qeveria aktuale e Kosovës, veçanërisht në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa Rama theksoi domosdoshmërinë që vende të vogla si tonat, të kenë miq të mëdhenj si SHBA.

- Publicitet -

Rama: Çfarë do të bëje ndryshe? (e pyet për përfshirjen në politikë)

Rugova: Po flasim te mjekësia, pasi e kam studiuar edhe vetë. Unë nuk dyshuar që nuk është duke u punuar, por në përgjithësi sigurimet shëndetësore janë një element, që kërkon ndërhyrje të menjëhershme, ka nevojë për marrje të hapave konkrete, sepse ne lëvizim shumë drejt Maqedonisë për shëndetësinë dhe harxhojmë shumë, apo në Turqi.

Duhet të punojmë shumë në këtë drejtim, që të paktën të rregullohet infrastruktura, paga e mjekëve sepse mjekët po ikin jashtë. Para së gjithash, duhet ndjekur një rrugë nga çfarë na është pasur më herët, të mos prishim raportet me ndërkombëtarët.

Kjo është një frikë personale imja dhe ndoshta edhe e shumë të tjerëve, që kanë qenë apo janë aktivë në politikë. Zhvillimet e fundit po i shohim me një sy shumë kritik, sidomos kritikat që po vijnë me të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto janë disa elemente që duhen parë, zgjedhjet janë shumë shpejt.

Rama: Për mua, është një parakusht absolut për çdo vend të vogël, që të ketë miq. Po sjell shembullin e një vendi të vogël dhe një vendi të pasur në Lindjen e Mesme, është një bisedë me liderin e atij vendi. E mbaj mend kur po diskutonim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dihet që aty ka pasur një kontekst të ngatërruar, se çështja e Palestinës e ka ndarë me thikë raportin mes Izraelit dhe vendeve arabe. Por, për shkak të çështjeve të Palestinës dhe pozicioneve të ndryshme me Izraelin, e vetëdijshme që edhe raporti me SHBA është i diskutueshëm. Por, nuk e harroj kur thoshte që ne kemi bekimin nga Zoti sepse jemi vend i pasur.

Gjithë ajo pasuri nëntokësore. Kemi pasur mundësinë të rritemi dhe sot jemi një vend i begatë. Por, mos harro, jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse nuk kemi miqtë e mëdhenj. Sepse ditën kur dikush më i madh të na trokasë në derë, mund ta mbrojmë shtëpinë nëse kemi një mik më të madh se ai. Mbajtja e miqve në kushtet e vendeve si tonat, është një parakusht për të cilin çdokush ka në dorën marrëdhëniet ndërkombëtare, raportin e shtëpisë me çfarë ka jashtë shtëpie.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • mali says:
    October 5, 2024 at 1:08 pm

    Kushedi si I punon truri ketij personi qe e shikon veten me ato kufjet ne koke.
    Mendja ben cudira.
    C’fare fton ne studion e tij nuk ka rendesi sepse vete flet e vete degjon me disa pyetje te cuditeshme qe e ve ne pozite te ftuarin dhe kur e kupton qe e ka dhjere mundohet ti vere melhem .mutit qe ka bere.

    Reply
  • mali says:
    October 5, 2024 at 1:11 pm

    Pra shkurt,te ftuarit jane armiqte e Kosoves ,jo te Kurtit.

    Reply
  • Populli says:
    October 5, 2024 at 3:24 pm

    Pellet derdimen Rama,
    del kudo e pergjithcka,
    .
    vec 2 fjale per Ekonomine,
    ajo byth te thote nuk ja mba,

    del e tegon perralla,
    rrefen dhe barcaleta,

    me kete fukarallek pret,
    ti thone “Rama tungjatjeta”,

    kujton se po mahnit njeri,
    me ato kufje vene ne vesh,

    shko or budall ne pune,
    se ke Ekonomine per lesh.

    Reply
  • demo says:
    October 5, 2024 at 11:42 pm

    Boll rama,Deri ktu ishte.
    Ngushellohu se ka edhe me keq se ty. Kaligula beri kalin senator.Neroni dogji Romen.

    Reply
  • demo says:
    October 6, 2024 at 1:01 am

    Edhe Zen Maloku pare dogji Gerdecin. Deri ktu nuk ke arritur.

    Reply
  • demo says:
    October 7, 2024 at 4:11 am

    Edi Rama! Prej Saliut me Salianjin karakurben rri ne zyre SOT ne oren 17 00.Qeni qepen te haje,ke per tja dhi Berishes,
    Mos planifiko vizite ne By Passin e Vlores per pasojat e permbytjes,,as nje Takim ne Bruxel me ftese te Komisjonit te sigurise te NATOs

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?