Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shqipëria dhe Kosova të kenë strategji të përbashkët të mbrojtjes, i kam kritikuar të dyja qeveritë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Shqipëria dhe Kosova të kenë strategji të përbashkët të mbrojtjes, i kam kritikuar të dyja qeveritë”
Lajmi i funditPolitike

“Shqipëria dhe Kosova të kenë strategji të përbashkët të mbrojtjes, i kam kritikuar të dyja qeveritë”

Published: October 20, 2024
Shpërndaje

Ish-presidenti, Alfred Moisiu thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes. Ai thekson se dy vendet duhet të kenë bashkëpunim më të madh edhe ndërmjet shtabeve të ushtrive pasi që vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, mund të përballohet çfarëdo lloj aventure e Serbisë.

Moisiu thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është ideatori kryesor i agresionit ndaj Kosovës, përmes sulmit terrorist në Banjskë.

Në një intervistë për KosovaPress, ish-presidenti i Shqipërisë thekson se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë ndërsa kërkon nga autoritetet kosovare koordinim më të madh me aleatët, sidomos me Shtetet e Bashkuara.

- Publicitet -

“Kam kritikuar edhe qeverinë në Shqipëri dhe atë të Kosovës, pasi duhet të koordinojmë më shumë dhe më mirë. Të kenë një strategji mbrojtjeje të përbashkët si komb. Duhet të bashkëpunojnë dhe ministritë e mbrojtjes dhe shtabet e përgjithshme, të ushtrisë shqiptare dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Në këtë mënyrë ne do të jemi më solid dhe të gatshëm për të përballuar çdo lloj aventure”, thotë ai.

Moisiu përmend ambiciet hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën, megjithatë thekson se dialogu i Brukselit duhet të vazhdojë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Ish-presidenti shqiptar thekson nevojën që udhëheqësit në Kosovë të koordinohen me aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, për veprimet në veri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Trapajanet ne vijen e zjarrit says:
    October 20, 2024 at 8:56 am

    Po’ fole ti ,cdo gje eshte e drejte.Kosova ne rolin dhe vendin e saj.Shqiperia ne vendin e vet .

    Reply
  • Humoristi says:
    October 20, 2024 at 9:11 am

    Kete porosi e dine edhe kalamajt!Ne shqiptaret i kemi qe votojme per kokeshkebet ,qe mendojne vetem oer kuleten e tyre,u japim vote!Per mbi 30 vite pluralizem,asnje parti brenda vetes nuk ka bere votime te lira!

    Reply
  • 3D says:
    October 20, 2024 at 10:03 am

    Vëndet dhe popujt e vegjël kanë bërë dhe bëjnë agresion ushtarak vetëm kur të shtyhen nga interesat e shteteve të fuqishme kështu ishte me serbët bullgarët armenët izraelin sot …

    Reply
  • Ppsh says:
    October 20, 2024 at 11:22 am

    Te pacim moisi djali
    Por keta plane i vejne lider te zgjedhur nga populli dhe jo nga grupet e interesit

    Reply
  • mali says:
    October 20, 2024 at 11:43 am

    Shembull ke te bashkimit : Bushatllinjte e Ali Pashe Tepelena.

    Reply
  • Flamur Struga says:
    October 20, 2024 at 11:46 am

    Respekt per ish Presidentin ,Alfred Moisiu per kete keshille plote dashuri per kombin tone.Me shume kjo analize ,duket si nje testament qe vlejn per ata qe udheheqin shtetin e Shqiperise dhe te gjithe ata te cilet udheheqin Republiken e Kosoves.Ish Presidenti ,si nje ekspert i fushes ,kurr nuk gabon per te gjitha fjalet ,qellimet e veta qe i ka per te gjithe kombin.Duke u nisur nga parimi:bashkimi ben fuqi ,kjo do te thote se sa shum eshte i shqetesuar per ngecjen ,pengesat e medhaja te cilat egzistojne brenda vet kombit tone.Duhet te mirret parasysh dhe te respektohet kjo keshille nga Edi Rama,i cili e ka te gjithe aparatin e shtetit ne duart e veta.Me kete deshire me kete dashuri ,kan qen te gjithe Presidentet e Shqiperise ndaj kombit tone pos Ahmet Zogut.Por puna e ketyre kryeministrave te Shqiperise,duket se u ka munguar deshira vullneti i mire per nje qellim kaq madhor sic e kerkon Ish Presidenti Moisiu.Republika e Kosoves ,ka shpresuar shume se jemi nje popull i njejte se gezimi dhe hidherimi eshte i perbashket,por fatkeqesisht ,puna ka mbetur tek injoranca e rames,per te miren e pergjitheshme.edi rama jo vetem qe nuk po punon ne menyre transparente me Repubiken e Kosoves,perkundrazi te keqen edhe me te madhe kur neper tubime te ndryshme kur ndodhen edhe nga Republika e Kosoves,Presidentja dhe Kryeministri,ky i perbuz i afrohet armikut tone shekullor vucicit.Besoj se edhe ish Presidenti,ndien dhimbje keqardhje per kete veprim armiqesor se kjo nenkuptohet si thike pas kurrizit.Keti ativiteti i thone Tradheti,qe kombit i kushton shume…E mbeshtes ish Presidentin e respektoj me shpirt me zemer ,i cili po jep keshilla kaq te mira te vlefeshme per kombin tone.Pac jete te gjate o rreze dielli i popullit shqiptar…
    ubliken

    Reply
  • Rroft Luli says:
    October 20, 2024 at 11:58 am

    Alfred Moisiu=L.Basha,njeriu i ndryshimit!

    Reply
  • demo says:
    October 20, 2024 at 12:35 pm

    Po cfare kritikon te dyja Qeverrite? Nuk e kupton se Edi Rama ka STRATEGJI te perbashket me Serbine?
    Sali maloku nuk e hapte mbledhjen e Keshillit Sigurimit pa Fasllicin..Edi Rama shkon vete ne Beograd raporton tek Vucici.
    Qeveria Kosoves te mbaje te mbyllur me 7 katinare cdo Informacion per ceshtjet e Sigurise Kombetare.
    Po e mori informacionin edi rama me patronaxhistet,,zere se shkoi ne Beograd.Acqua in bocca per Edi Ramen,se eshte i rrezikshem.Qeverria Kosoves te ruhet nga Edi Rama,,jo te treoje sekretet e mbrojtjes tek Edi Rama.
    Rrofte Kosova! Rrofte Albin Kurti ! Ngrthte pashici tiranes!

    Reply
  • mali says:
    October 20, 2024 at 12:58 pm

    Demo ,ke njefare te drejte.Sot nuk ka sekrete per armatimet dhe ku I ble.
    Eshte tregeti dhe mallra si te gjithe mallrat.
    Vucic po shikon qe Kosova po paiset me armatime qe ai ia ka friken.
    Qe te beje kete pune nje qeveri duhet te kete nje buxhet te fuqishem.
    Shto edhe 20% shtese te pensionisteve ,mendo se c’fare buxheti ka Kosova.
    Kjo eshte ekonomia e Kosoves.
    Te meta dhe devijime nga fushata e zgjedhjeve ka kudo.
    Keto jane materiale qe perdor opozita.
    Ne demokraci jane normale dhe te nevojshme .
    Shprehja e Verdhos qe 2025 vit sulmi ,I ngjan Korese se Veriut.Ky Verdho qenka nje trap Zaranike.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    October 20, 2024 at 1:01 pm

    Dun Bi U-ja MOISI!
    C’far kutone emrat ‘Kosove e ShQIperi 33 Vjet pa’ shtete e ‘PERENI’!?

    Reply
  • Asd says:
    October 20, 2024 at 2:52 pm

    Keta flasin pa u menduar, ose mendojne te fitojne me shume reputacion. Ne asnje menyre Shqiperia dhe Kosova nuk mund dhe as duhet te mendojne sebashku per nje te ardhme as ne lufte dhe as ne paqe sepse nuk jane aq te fuqishme sa te luftojne dhe te mbrojne njera tjetren. Jemi shume mire keshtu, dy shtete, dy kufij dhe dy flamure me marredhenie vellazerore e mirenjohje reciproke.

    Reply
  • mali says:
    October 20, 2024 at 2:59 pm

    Z.Moisi mendoj qe je jashte loje sepse rruget drej europes jane diametralishte te kunderta Shqiperi,Kosove.
    E kupton mekanizmin e zvendesimit te dinarit serb me euron nga banka e Kosoves?
    Nuk eshte aventure e bankes Kosove per te bere kete sepse ka ligje boterore perdorimi I monedhes si shtet I nje shteti tjeter.
    Kane punuar per rreth 9 vjet specialiste amerikane,europiane dhe serbe qe vendosen qe Kosova te perdore euro si monedhe shteti.
    Keshtu I dashur Moisi ,Kosova eshte ne maje te Korabit ndersa Shqiperia zvaritet rreze Korabit.

    Reply
  • mali says:
    October 20, 2024 at 3:19 pm

    Po bej nje shtese per persona xheloze.
    Kosova eshte vend demokratik europian me te gjitha parametrat.
    Albin Kurti sot eshte kryeminister neser nuk eshte dhe nuk eshte katastrofe per ata qe nuk jane me kryeministra.
    I shikoni ne Kosove,Itali,Mali I zi e kudo ne perendim.Ish kryeministrat bejne jeten e tyre politike dhe nuk semuren pas pushtetit.
    Prandaj po e theksoj qe Kosova eshte ne maje te Korabit,Shqiperia zvaritet ne rreze te Korabit.

    Reply
  • Katiu says:
    October 20, 2024 at 3:23 pm

    Fredi !
    Je 10 vjet më i madh se unë , të uroj të jetosh 100 e më shumë vjet . Unë të njoh nëpërmjet shokëve që kanë punuar me tyj.
    Më je dhimbsur kur “ Enveri ynë “ të transferoi në Burrel komandant toge .
    Ti , i biri i komandantit të ushtrisë NACÇL që dole partizan 13 a 14 vjeç , duhet të vuaje aventurizmin e tradhëtarit të Luftës , Enver Hoxhes .

    Paske patur një baba shumë të zgjuar , që u shpetoi thonjve të Enverit !

    Kam shumë gjëra që dua t’i ndaj me tyj , por kompjuteri më lodh dhe këtu po e mbyll.

    Urimet më të mira , i nderuar Fredi !

    Reply
    • Aldrinp says:
      October 20, 2024 at 3:32 pm

      Shiperia vuan nga thonjte e injoranteve, njerez te vegjel. Psh, nuk i rezistoj dot mendimit qe nje i tille je ti.
      Sa madheshtor te duket vetja kur i ve vulen Luftes.
      Kontriboi Fredi, qe ti e ke njohur nepermjet shokeve. Jo ti..
      Historia po provon qe i dha te drejte Enver Hoxhes.
      Ca si puna jote jane si i ata qe u thone pas pilafit
      Pjese e shtetit je dhe ti, cili eshte kontributi jot per ruajtjen e sovranitetit?
      Po i Moisiut?

      Reply
  • Aldrinp says:
    October 20, 2024 at 3:28 pm

    Fredi me duket se nuk e ka te qarte qe grupi i bashkepunimit eshte Shqiperi-Serbi.
    Kosova eshte armiku

    Reply
  • Lali says:
    October 20, 2024 at 3:34 pm

    Foli dhe Moisija qe e moren me gure Dominoje ne duar andej ku luante me versniket nga Liqeni dhe e derguan ne Presidence ku ja mori shpirtin per 5 vite personelit atje duke i bere perdite Rrjeshtore.

    Reply
  • mali says:
    October 20, 2024 at 4:24 pm

    Ne mos gabohem eshte 94 vjet.
    Te kete shendet deri oren e fundit.
    C’fare themi ne per ate ,I shtohen dite.

    Reply
  • Remo says:
    October 20, 2024 at 9:55 pm

    @Lali, nuk i intereson njeriu se e “ngriten
    nga tavolina e shahut” apo nga kafeneja.
    Ajo qe e nderon Z.Alfred Moisiu si edhe
    paraardhesin e tij, Z.Rexhep Meidani,
    eshte serioziteti me te cilen bene punen
    dhe prezantuan shtetin, me aq sa di, kane
    mbajtur nje profil serioz shtetari edhe pse kane punuar ne mes te hienave te te
    djathtes e te menjeres se sumes!
    U paska bere “rreshtore” ne presidence?
    Atehere ka bere gjene me te mire se
    ne ate vend tashme rrumpalle, s’ka me
    asnje institucion qe mos t’i ngjaje nje
    bordelloje apo vend-krimi ku mbushin
    xhepat Saliu, Rama, Meta, Basha e CO…
    Keta, nuk i ngritem nga “tavolina e
    shahut”, por si qorra e trushpelare,
    edhe pse u’a dime veset e bemat,
    i votojme e riciklojme per tre dekada
    me radhe, dhe keshtu, i kemi bere
    shahiste klasi!
    Alfredi, rrjedh nga nje fis i shquar
    qe ka nxjerre figura si Aleksander
    Moisiu, po ashtu, eshte i biri i Spiros, komandantit te LANC-it!
    I uroj gjithe te mirat!

    Reply
  • Sul Koburja says:
    October 20, 2024 at 10:57 pm

    Albin Kurti te mbledhe mendjen se po vonon Kosoven ne rrugen e pranimit ne OKB e Organizata te tjere.Sali Berisha,Ilir Meta e Fatos Nano bene te njejten gje Shqiperine.Jane jo vetem hajdute por edhe antishqiptare.Sali Maloku dhe Ilir Floriri duan ta pengojne ala kombin.Drejtesia ka 1001 arsye ti plasi ne burg.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?