Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria drejt “superplakjes”, raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria drejt “superplakjes”, raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
AktualitetEkonomi

Shqipëria drejt “superplakjes”, raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje

Published: May 4, 2026
Shpërndaje

Plakja e popullsisë në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria po bëhet vit pas viti një temë gjithmonë e më e mprehtë. Raporti i fundit i Bankës Botërore sjell në vëmendje se sfida reale për këtë do të jetë kujdesi afatgjatë që duhet të garantohet për këto popullsi që po shkojnë drejt asaj që cilësohet si “superplakja”.

“Kërkesa për shërbime të kujdesit afatgjatë (LTC) është tashmë e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe pritet të rritet me shpejtësi, ndërsa popullsia vazhdon të plaket,” thuhet në raport.

Kujdesi afatgjatë përfshin “shërbime dhe përfitime për personat që, për shkak të kufizimeve fizike ose mendore për një periudhë të gjatë, kanë nevojë për mbështetje në aktivitetet e përditshme ose për kujdes të vazhdueshëm,” ndërsa përkufizimet ndryshojnë sipas vendeve dhe institucioneve.

- Publicitet -

Të dhënat tregojnë një realitet në përkeqësim: “rreth 16 për qind e personave mbi 65 vjeç raportojnë vështirësi të mëdha në kryerjen e aktiviteteve bazë të përditshme, ndërsa 32 për qind të tjerë raportojnë disa vështirësi.”

Ndërkohë, të moshuarit përbëjnë tashmë “rreth 9–19 për qind të popullsisë në nivel kombëtar” në vendet e rajonit.

Presioni pritet të intensifikohet ndjeshëm në dekadën e ardhshme. Sipas Bankës Botërore, “Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia pritet të klasifikohen si vende ‘super të plakura’ (me të paktën 20 për qind të popullsisë mbi 65 vjeç), ndërsa deri në vitin 2050 edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut pritet të ndjekin të njëjtin trend.”

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, mbulimi i shërbimeve dhe përfitimeve formale të kujdesit afatgjatë mbetet shumë i kufizuar në të gjithë rajonin, duke sjellë një varësi të fortë nga kujdesi informal familjar.

Sipas të dhënave të disponueshme të nënvizuara në raport vetëm një pjesë e vogël e të moshuarve përfitojnë shërbime në natyrë të financuara publikisht dukshëm nën nivelet e BE-së.

Sipas Bankës Botërore mbështetja publike priret të fokusohet në kujdesin rezidencial dhe në pagesa cash për kujdestarët informalë, ndërsa shërbimet në shtëpi dhe ato me bazë komunitare mbeten të pazhvilluara dhe shpesh financohen nga donatorë ose OJF, pa u integruar në sisteme publike të qëndrueshme.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Donator says:
    May 4, 2026 at 10:16 am

    O zot vetëm kryepalloshi mos na plaket se do zërë ballukja pastaj të shkulë flokët nga frika se mos e plasin në një kotec me veliajn

    Reply
  • Greta says:
    May 5, 2026 at 11:48 am

    Azilet e pleqve, do bëhet bisnesi më fitim prurës në shqipërinë tonë të dashur…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut shqiptar?
  • Furgoni përplas turmën e njerëzve gjatë paradës së krenarisë në Berlin, një i vrarë dhe 16 të plagosur
  • Në punë edhe të dielën, humb jetën në krye të detyrës elektricisti në Pogradec
  • Aksident zinxhir në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete
  • Flakët pushtojnë Jugun e Evropës: Spanja dhe Franca në luftë me zjarret masive

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Kapni çfarë të mundni?
  2. Phoenix on Euro do të ndryshojë dizajn, Banka Qendrore publikon modelet e reja
  3. Ilir Troplini on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Daddy on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Liri on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?