Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës
AktualitetEkonomi

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës

Published: November 14, 2026
Shpërndaje

Shqipëria renditet e dyta në Europë për rënien e parashikuar të popullsisë deri në vitin 2100, me një tkurrje prej 57%, sipas një grafiku të publikuar nga Eurostat.

Në krye të renditjes është Ukraina, e cila prej vitesh ndodhet në luftë me Rusinë, me 19% të territorit të pushtuar dhe rreth 80% të territorit të saj nën sulme të rënda artilerie, ku parashikohet një rënie e popullsisë prej 61.5%.

Pas Shqipërisë renditet Bosnjë-Hercegovina me 56%, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bjellorusia me përkatësisht 52% dhe 51%.

- Publicitet -

Sipas projeksioneve të OKB-së, popullsia e Shqipërisë parashikohet të zbresë nga rreth 2.8 milionë banorë në vitin 2024 në rreth 1.2 milionë në vitin 2100.

Kthesa demografike e Shqipërisë ka ardhur shumë më herët se ajo e Evropës në tërësi. Sipas të njëjtës databazë të OKB-së, popullsia e kontinentit europian arriti maksimumin në vitin 2020, me rreth 749,2 milionë banorë.

Pra, Shqipëria e kishte kaluar kulmin 29 vjet më herët. Deri në vitin 2100, popullsia e Evropës projektohet në rreth 592,3 milionë banorë, afërsisht 21% nën kulmin e saj, një tkurrje shumë më e moderuar në përqindje se 63,9% që del për Shqipërinë.

Në fakt, Shqipëria i përket një brezi të vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore që e kanë arritur maksimumin demografik shumë herët. Serbia e pati kulmin në vitin 1987, Bullgaria në 1988 dhe Kroacia në 1990. Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina e arritën atë në 1991.

Në pjesën tjetër të rajonit, seria e OKB-së e vendos kulmin e Kosovës në vitin 1997 dhe të Maqedonisë së Veriut në 2005, ndërsa Greqia vazhdoi të rritej deri në vitin 2010.

Mali i Zi dhe Sllovenia arritën maksimumin shumë më vonë, në 2024. Turqia është një nga përjashtimet e rajonit: në skenarin e mesëm, popullsia e saj vazhdon të rritet edhe për rreth dy dekada dhe kulmon rreth vitit 2047. / Hashtag

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U deshën 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  • Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës
  • Si ndahet tregu 9 miliardë euro i Ballkanit Perëndimor, cili sistem bankar fiton më shumë
  • Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj
  • Sot Asambleja e PS, nga përplasjet me Veliajn, te protestat dhe zgjedhjet, çfarë pritet të diskutohet

Komentet e Fundit

  1. Arvaniti Arbresh on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Historiani on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Gani USA on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Valbona on Pasqyra e Dublinit
  5. Mentori on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?