Nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB, ku presidenca shqiptare do të drejtojë një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, me praninë e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive kryeministri Edi Rama ka postuar një foto dhe një videomesazh.
Ai ka postuar një foto ku shfaqet i qeshur me çekiç në dorë ulur në postin e vendit të presidencës së radhës, konkretisht Shqipërisë.
Në videomesazh Rama u shpreh se shpreson që ky debat i hapur i nivelit të lartë të të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë:
“…Si pjesë e programit të punës të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, nën kryesimin e Shqipërisë, Këshilli do të mblidhet nesër për atë që, me gjasë, është takimi më i rëndësishëm për Ukrainën, qysh prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia.
Do të kem nderin të kryesoj këtë takim.
Krerët e shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, si dhe, më gjerë, të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshi Ukrainën, do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të shkëmbejnë ide, jo vetëm rreth luftës që po zhvillohet dhe pasojave mbi Ukrainën e popullin e saj, por edhe për ndikimin që po prodhon lufta mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh.
Do të jetë hera e parë, që prej fillimit të luftës, që Presidenti Zelensky do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit.
Shpresoj që ky Debat i Hapur i Nivelit të Lartë të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të dënuar luftën e për të rritur trysninë ndaj Rusisë, për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë.
Duke qenë se vijmë nga një rajon ku lufta ka shkaktuar vuajtje të pamasë, jemi mjaft të ndërgjegjshëm për vlerën e paqes dhe përpjekjet monumentale që duhen për arritjen e, mbi të gjitha, për ruajtjen e saj.
Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e Drejta Ndërkombëtare shtrojnë themelet e asaj çka quajmë siguri njerëzore.
Ato përbëjnë një shkëputje nga e kaluara, me praktikën tradicionale të mbizotërimit, imponimit apo atë të “fuqishmit që ka të drejtë”. Ato sigurojnë barazi mes shtetesh dhe mjete paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Ja pse Shqipëria ka vendosur të vendosë theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos, të paqes e sigurisë, në diskutimin e këshillit dhe, më gjerë, mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.
Pra, u vendos!..”

Pau !
Me vjen keq o z.Rama qe kjo do te jete hera e fundit per ju dhe te tjere.Gezoju sa me shume si nje femije qe i dhane nje loder te re ne dore sot, sepse “Inteligjenca artificiale” do tju zevendesoje neser.Na bej sa me shume foto qe te kenaqemi edhe ne.
FLM E.RAMA:
-Fjala Juajn nga Selia e OKB ngrohu zëmrat e Popullit Shqipëtar paqësor e properëndimor në këtë cep të Europës.
-Drejtimi KS OKB për herë të dytë është vlerësim i madh nga OKB & SHBA për KM e madh të një vëndi të vogël si Shqipëria,Ku në 111 vite Shtet ndodh për herë të parë.Dhe kjo nuk është rastësi.
-Shqipëria nën drejtimin e KM Tuaj në këto 10 vite është bërë faktor Paqe në ballkan dhe më gjërë dhe me arritje më të mira në çdo sektor të ekonomisë Kombëtare,sidomos në Turizmë gjat këtij viti në vazhdim.
-Urojmë që KS OKB të marr angazhime të forta për dënimin e Agresionit Rus të Putint kundër Ukrainës Paqsore.
-Punë të mbarë në drejtimin e forumit më të madh BOTROR.Urime.
Hipokrizira kot. Pordhe podkastesh. Avangard leshi.
FLM E.RAMA:
-Fjala Juajn nga Selia e OKB ngrohu zëmrat e Popullit Shqipëtar paqësor e properëndimor në këtë cep të Europës.
-Drejtimi KS OKB për herë të dytë është vlerësim i madh nga OKB & SHBA për KM e madh të një vëndi të vogël si Shqipëria,Ku në 111 vite Shtet ndodh për herë të parë.Dhe kjo nuk është rastësi.
-Shqipëria nën drejtimin Tuaj në këto 10 vite është bërë faktor Paqe në ballkan dhe më gjërë dhe me arritje më të mira në çdo sektor të ekonomisë Kombëtare,sidomos në Turizmë gjat këtij viti në vazhdim.
-Urojmë që KS OKB të marr angazhime të forta për dënimin e Agresionit Rus të Putinit kundër Ukrainës Paqsore.
-Punë të mbarë në drejtimin e forumit më të madh BOTROR.Urime.
Ligjero shoku Edvin,
Ligjero bilbili yne,
Ti marksizmin e shpetove,
Na nderove Shqiperine.
Ukraina do fitoje,
Nga Rusia do shpetoje,
Por Putini s’do lejoje,
Qe Zelenski te avancoje.
Zelenski eshte trim me flete,
Qe nuk ka asnje te mete,
Lexon dhe ndonje gazete,
Dhe ha grosh ne nje gavete.
O Ethem ,bota ka rregulla dhe respekton .Nuk eshte previligj kryesia por rregullat per te tere.KS dhe OKB jane organe qe iu ka rene rendesia per te cilen u krijuan. Rusia sulmon dhe vret ukrainas ,KS dhe OKB te pa afta ta ndalin.
Ethem Lalaj uron Edin,
Per fjalimin madheshtor,
Na nderove shoku Rama,
Ethemi ta ben me dore.
U habit tere Okebeja,
kush eshte ky burre i gjate,
Ethem Lalaj iu pergjigjet:
Edi qe e duan grate!
Po si e late Shqiperine pa Kryeminister, pa president dhe pa…… per kaq dite? E di Saliu ? Mos udhetoni me te njeten avion ! Eshte rregull qe e perdorin shume vende se na fiket…lol
Kur ka ndonje “patate te nxehte” askush nuk e merr persiper . Ne i dalim zot a thu qe na kane bere nder. Kjo ceshtje eshte me te futme por hajt me se ja kemi marre doren . Mjafton qe ky lideri jone te tregoje dy barcaleta dhe varja . Kjo me ngjan me ate mbledhjen qe Kina nderseu Enverin qe te sulmonte Hrushovin por te pakten Enveri perfitoj nga ajo mbledhje ky i tanishmi do marre ate qe nuk thuhet.