Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria fiton 4-2 miqësoren me Jordaninë në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqipëria fiton 4-2 miqësoren me Jordaninë në Tiranë
Lajmi i funditSport

Shqipëria fiton 4-2 miqësoren me Jordaninë në Tiranë

Published: October 14, 2025
Shpërndaje

Shqipëria fitoi 4-2 kundër Jordanisë gjatë miqësores që u luajt në Tiranë. Miqtë gjetën golin e parë me Al Rashdan, Shqipëria barazoi me autogolin e Abualnadi. Broja i dha tanëve epërsinë.

Komentet më të rëndësishme të ndeshjes:

90+3′ Mbyllet 4-2 ndeshja në ‘Air Albania’.

- Publicitet -

90′ Tre minuta shtesë.

90′ GOOL! Jordania shkurton me Olwan.

79′ GOOL! Nedim Bajrami shënon nga brenda zonës pas asistit të Brojës

78′ Elseid Hysaj futet në fushë dhe Asllani i jep shiritin e kapitenit. Hysaj luan ndeshjen numër 94 me Kombëtaren, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje për Kombëtaren.

75′ GOOL! Arbër Hoxha shënon golin e parë me fanellën kuqezi. Pas driblimit, goditja e Hoxhës nga 25 metra mori një trajektore që nuk mund të ndalej.

65′ GOOL! Pasim fantastik i Asllanit dhe Broja nga pranë porte ia ngre topin mbi kokë portierit, duke e dërguar më pas në rrjetë. Ky është goli i dytë për Brojën në epokën Sylvinho dhe i gjashti për të në 31 ndeshje me Kombëtaren. Në 3 qershor 2024 ishte goli i fundit për Brojën me kuqezinjtë, në miqësoren me Lihtenshtajnin.

62′ Broja kontrollon bukur dhe pason për Hoxhën, ky i fundit nuk driblon si duhet.

62′ Dajsinani sërish në pozicion.

61′ Armando Broja merr vendin e Mirlind Dakut. Ovacione për Brojën nga tifozët.

58′ Nazmi Gripshi dëmtohet, stafi mjekësor i jep ndihmën e parë.

46′ Fillon pjesa e dytë. Gjimshiti, Shehu dhe Asani mbeten në dhomat e zhveshjes. Në vend të tyre Cake, Ramadani dhe Gripshi. Cake dhe Gripshi debutojnë me Kombëtaren. Asllani merr shiritin e kapitenit.

45+2′ Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

45+2′ Alnaimat shumë i shpejtë në zonë, ndalet nga Dajsinani.

45′ Dy minuta shtesë.

40′ GOOL! Nedim Bajrami bën gjithçka mirë dhe pasimi i tij u devijua në portën e tij nga Abualnadi. 1-1 në Tiranë.

27′ GOOL! Një krosim nga këndorja bën që Al Rashdan me kokë të shënojë gol për Jordaninë, në momentin tonë më të mirë.

25′ Shqipëria dominon ndeshjen me raste dhe kontroll loje.

24′ Asani tenton nga jashtë zone, sfera përfundon në tribunë.

21′ Asani pason bukur te Daku, me goditjen e këtij të fundit që pritet nga portieri. Në kthimin e topit, Nedim Bajrami e dërgon sferën jashtë.

18′ Al-Tamari del i vetëm përballë Dajsinanit pas një gabimi në mbrojtjen tonë, portieri kuqezi bën një pritje fantastike.

16′ Jasir Asani provon nga jashtë zone, ndal portieri mik.

10′ Daku merr një pasim në zonë. Topi është shumë i fortë dhe përfundoon në duart e portierit Abulaila.

6′ Rreziku i parë i miqve. Al Rashdan provon me një gjuajtje nga jashtë zone, e cila shkon jashtë.

2′ Al-Hourani dhe Daku përplasen kokë më kokë, ndihmë mjekësore për të dy. Gjendja e tyre është e mirë.

1′ Nis në Tiranë ndeshja mes Shqipërisë dhe Jordanisë me topin e parë shkelmuar nga miqtë.

Pragndeshje

Me fillim nga ora 19:00 në ‘Air Albania’ po luhet dueli miqësor mes Shqipërisë dhe Jordanisë në futboll. Miqtë kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Shqipëria tre ditë më parë fitoi 0-1 në Serbi për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 dhe la këta të fundit në vendin e tretë me katër pikë më pas, duke ‘blinduar’ në një farë formë vendin e dytë, ndërsa kreu mbahet nga Anglia me 15 pikë të plota pas pesë takimeve.

Ndeshja kundër Jordanisë

Takimi i sotëm kundër Jordanisë është i dyti mes këtyre skuadrave. Ishte 10 tetori i 2018, pra diçka më shumë se shtatë vite më parë kur në ‘Elbasan Arena’ Shqipëria dhe Jordania barazonin 0-0.

Arbitër kryesor sot do jetë zvicerani Lukas Fähndrich, me ndihmësa bashkëkombasit Jonas Erni dhe Nicolas Müller. Arbitër i katërt shqiptari Juxhin Xhaja.

Nga sfida e fituar tre ditë më parë 0-1 kundër Serbisë, sërish nga minuta e parë luajnë Gjimshiti, Mitaj, Asllani dhe Shehu.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  3. K R on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Gani USA on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  5. Bodrumi shurrelit on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?