Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria gati për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ekipi kombëtar merr Flamurin në dorëzim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria gati për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ekipi kombëtar merr Flamurin në dorëzim
AktualitetSport

Shqipëria gati për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ekipi kombëtar merr Flamurin në dorëzim

Published: 19 Qershor, 2022
Shpërndaje

Ekipi olimpik që do përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, nga data 25 qershor deri në 6 korrik, mori sot në dorëzim Flamurin Kombëtar, në një ceremoni të posaçme, ku mori pjesë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe Shefi i Misionit Diplomatik të Algjerisë, Ridha Nebais.

Duke i uruar suksese ekipit kombëtar në përfaqësimin e ngjyrave kuqezi, Veliaj tha se sportistët janë diplomatët më të mirë të një vendi. “Mezi pres që të marrim medalje, por mbi të gjitha, të lëmë një shije të mirë, të një kombi të civilizuar, të kulturuar, të një skuadre që respekton ‘fair-play’ dhe përfaqëson më të mirën, jo vetëm të Tiranës, që këtë vit është Kryeqyteti Evropian i Rinisë, por të një Shqipërie e cila sa vjen e modernizohet. Kur djemtë dhe vajzat garojnë për uniformën e Shqipërisë, janë ambasadorët, diplomatët, politikanët, zëdhënësit, tifozët më të mirë të kombit tonë. E di që shumicën e kohës, më shumë se gjysmën e skuadrës tonë Olimpike e shikoj me ngjyrat bardh e blu të Klubit Tirana, por dua ngjyrat kuq e zi ju shkojnë edhe më shumë, sepse përfaqësoni më shumë se sa klubin e Tiranës, përfaqësoni Republikën e Shqipërisë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se ndryshimet në Komitetin Olimpik Shqiptar kanë sjellë një erë të re për ekipet sportive dhe një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe autoritet vendore për masivizimin e sportit.

- Publicitet -

“Ndonjëherë, në Ballkan, ndryshimi na tremb. Por, ndryshimi sjell gjëra të bukura, sjell ritëm të ri, energji të re, sjell bashkëpunime të reja dhe një frymë të re. Prej ndryshimit në KOKSH po shohim sukses dhe ndoshta po jetojmë ditët më të mira të sportit Olimpik, të federatave tona, të bashkëpunimit që kemi me qeverinë dhe bashkitë respektive. Sot kemi skuadra të financuara më mirë, kryeministri ka dhënë ndoshta buxhetin më të madh ndonjëherë për sportin komunitar dhe të gjithë jemi në këtë presion të shëndetshëm të Komitetit Olimpik. E di se nga mbi 70 palestrat e Tiranës jo të gjithë do e veshin këtë uniformë apo do të shkojnë në Lojërat Olimpike, por e di që mijëra fëmijë sot në këto palestra, kanë një jetë më të shëndetshme”, deklaroi Veliaj.

Si Kryeqyteti Europian i Rinisë, Bashkia e Tiranës po finalizon një sërë projektesh për përmirësimin e infrastrukturës sportive. Pista e vrapit dhe pishinat te Liqeni janë vetëm disa prej investimeve që bashkia është duke punuar këtë kohë. “Po mbarojmë pistën pas Korpusit së Universitetit, një pistë që, si çdo gjë në Shqipëri, krijoi histeri. Imagjinoni, ka njerëz që i kushtojnë emisione të tëra dhëmbëve të tigrit në Kopshtin Zoologjik. Për pistën e Luiza Gegës te liqeni s’kemi prekur asnjë pemë, por është në fakt një kopje shqiptare e pistës së Nike në Oregon, ku pemët janë po aty. Është lajm fantastik për Tiranën që morëm pishinat e qytetit pas 20 vitesh. E di që Federata e Notit do ketë garën e parë në fund të qershorit, e kemi sistemuar për atë garë të parë, por ndërkohë aty do të bëjmë një investim të jashtëzakonshëm”, shtoi Veliaj.

Pak ditë më parë, Komiteti Olimpik Shqiptar mori dhe zyrat e reja në Parkun Olimpik “Feti Borova”, i ndërtuar  nga Bashkia e Tiranës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit
  • E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
  • “Ajo që ndodhi në Theth, shqetësuese”, Rama për lirimin e hapësirave publike në vend: Jo më zaptime!
  • Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  • Situata e zjarreve në vend: Katër vatra aktive, ja zonat me rrezik të lartë

Komentet e Fundit

  1. Detari në E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
  2. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  3. Ethem Lalaj në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  4. Gjek në Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
  5. Psikiatri në VIDEO: “O Edi”, e moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ça ke që bërtet!
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?