Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot takimi, Shqipëria hap negociatat me BE, Rama në Luksemburg: Dua të falenderoj Putin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Sot takimi, Shqipëria hap negociatat me BE, Rama në Luksemburg: Dua të falenderoj Putin
Lajmi i funditPolitike

Sot takimi, Shqipëria hap negociatat me BE, Rama në Luksemburg: Dua të falenderoj Putin

Published: October 15, 2024
Shpërndaje

Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të mbajnë sot Konferencën e Dytë Ndërqeveritare në Luksemburg. Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë konferencë nga kryeministri Edi Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Takimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së.

Pas takimit rreth orës 09:25 pritet një konferencë për shtyp nga Rama dhe Szijjarto.

- Publicitet -

Në tryezë për palët shqiptare do të jenë dhe të gjithë zv/ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e nesërme, te njohura si “Themeloret”.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë ku do të zhvillohet Konferenca e dytë Ndërqeveritare me BE, në Luksemburg.

Para hyrjes ai dha disa përgjigje për mediat ku ndër të tjera tha se Shqipëria do të bëhet gati për anëtarësim në BE, brenda vitit 2023.

“Kemi ambicie të përfundojmë para kohës që na është lënë. Do ta bëjmë gati Shqipërinë për integrimin në BE brenda vitit 2030”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria është e vendosur për të qenë pjesë e BE-së dhe po ecim me ide të qarta, vullnet të mirë dhe të fortë për të arritur atë që duam.

“Jemi shumë të vendosur për të hyrë në BE. Kemi qenë të vendosur që në momentin kur në Shqipëri u rrëzua diktatura. Për ne BE është i vetmi vend ku duam të jetojmë dhe duam të jetojnë dhe fëmijët tanën dhe është vetmi vend ku garantohet demokracia. Janë detyra dhe një mal që duhet ngjitur dhe ne tashmë po ecim me ide të qarta, vullnet të mirë dhe të fortë për të arritur atë që duam që Shqipëria të integrohet brenda 2030. 

Dua të falenderoj Vladimir Putin që përmes agresionit zgjoi nga gjumi dhe më skeptikun dhe bëri të zgjojë realitetin se Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë për aq sa konstelacioni i BE-së është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor”, tha Rama para mediave.

Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Në grup-kapitullin 1, përfshihen fushat dhe kapitujt e negociatave si:

Funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë.

Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u mbajt më 19 korrik 2022, datë që shënoi një moment historik për vendin tonë teksa Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Hapja e negociatave për Shqipërinë, erdhi 8 vite pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Po says:
    October 15, 2024 at 7:22 am

    Vetem titullin i lexova.
    O po ngele kl o km.

    Reply
  • Iliri says:
    October 15, 2024 at 11:27 am

    Po e rrote ka&* po. T’a kishe mbajt mire me Putinin do ishe ne Evrope sot, rrote ka…

    Reply
  • Aldrinp says:
    October 15, 2024 at 2:16 pm

    Pra, i dergon mesazh Putinit qe eshte ushtar i tij. Falenderimi ndaj Putin deshmon per nje PiS antinjerezor qe gezon qe mijera njerez te vrare u bene shkak qe Rama te promovoje Shqiperine ne BE
    Po ata te BEse jane kurva qe shiten e blihen nga Rama, dhe e duartrokasin
    Turp publik te permendet Putin ne menyre te tille. Me luften dhe viktimat e saj, kerkon te mbuloje zullumet qe ka bere ne Shqiperi
    Te ishte ne Amerike do e kishin diskredituar komplet kete lloj kerme

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dhuna ndaj të miturës në Fier, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat, tjetra shtrohet në spital psikiatrik
  • 12 viktima dhe shumë të zhdukur nga zjarret në Spanjë, çfarë i shkaktoi flakët masive
  • Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  • “1 mijë raketa janë gati për t’u lëshuar nëse më vrisni”, Trump kërcënon Iranin: Do t’ju asgjesojmë plotësisht
  • Pensioni që nuk del, 27% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Barbados on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Alban on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. US on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Liu on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. capi on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?