Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria i beson përvojës italiane, kush do të jetë trajneri i ri i Kombëtares
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqipëria i beson përvojës italiane, kush do të jetë trajneri i ri i Kombëtares
Lajmi i funditSport

Shqipëria i beson përvojës italiane, kush do të jetë trajneri i ri i Kombëtares

Published: May 19, 2026
Shpërndaje

Italiani Rolando Maran është trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë, duke marrë drejtimin e kuqezinjve pas një periudhe rreth një viti pa angazhim në pankinë.

Ishte vetë presidenti i FSHF-së, Armando Duka, që e prezantoi 62-vjeçarin të martën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku mori pjesë edhe ish-trajneri Sylvinho, të cilin e falenderoi për kontributin e tij në drejtimin e kuqezinjve.

Për rreth një vit, tekniku Rolando Maran ka qenë pa skuadër, ndërsa tani Federata Shqiptare e Futbollit i ka besuar drejtimin e Kombëtares, me synimin për të sjellë stabilitet dhe përvojë në pankinën kuqezi.

- Publicitet -

Presidenti Duka tha se objektivat e Kombëtares janë vendi i parë në Nations League, si dhe kualifikimi për Euro 2028, ndërsa më pas synimi do të jetë vazhdimi i rrugëtimit për të qenë pjesë e Botërorit 2030.

Maran, i lindur më 14 korrik 1963 në Itali, është një trajner me përvojë të gjatë në futbollin italian, si në Serie A ashtu edhe në Serie B. Ai ka qenë më parë edhe futbollist, ku karrierën si mbrojtës e ka zhvilluar kryesisht te Chievo Verona, klub me të cilin ka kaluar një pjesë të rëndësishme të viteve si lojtar.

Pas tërheqjes nga futbolli aktiv në vitin 1997, Maran nisi menjëherë karrierën si trajner, fillimisht në sistemin e të rinjve te Chievo, më pas duke kaluar në klube si Brescia, Cittadella, Bari, Triestina dhe Vicenza në Serie B. Ai u bë më i njohur në elitën e futbollit italian gjatë drejtimit të Catanias, ku në sezonin e parë arriti një renditje historike në vendin e 8-të në Serie A, duke regjistruar një nga sezonet më të suksesshme të klubit.

Më pas, Maran ka drejtuar edhe Chievon për disa sezone në Serie A, si dhe Cagliarin, ku në fillim arriti rezultate të mira dhe e vendosi skuadrën përkohësisht në garë për zonat europiane, por më pas rezultatet ranë. Ai ka pasur gjithashtu një eksperiencë te Genoa dhe Pisa, ndërsa angazhimi i tij i fundit ishte te Brescia, ku u largua në fund të vitit 2024.

Maran njihet për stilin e tij të organizuar taktikisht dhe për punën e kujdesshme me skuadrat në fazën mbrojtëse, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të përshtatet me futbollin dhe objektivat e Shqipërisë në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

Rolando Maran, ka falenderuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për mundësinë e dhënë për të drejtuar kuqezinjtë, duke theksuar se e konsideron një përgjegjësi të madhe dhe një privilegj.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për ish-trajnerin Sylvinho, për fjalët dhe kontributin e tij gjatë këtyre viteve në drejtimin e Kombëtares, duke theksuar se e ka ndjekur nga afër ecurinë e ekipit dhe se i jep komplimentet e tij për punën e bërë.

“Falenderoj presidentin Duka që më jep mundësinë të trajnoj një kombëtare që përfaqëson një popull me krenari të madhe. Të jesh afër Shqipërisë dhe tifozëve të saj është diçka që e kam perceptuar gjithmonë si një lidhje të fortë me krenarinë dhe pasionin e tyre.

Premtimi im është të transferojmë këtë dashuri për fanellën në fushë, duke dhënë maksimumin nga unë dhe nga stafi që do të punojë me mua. Do të jetë një angazhim moral dhe profesional i madh.

Ky është një mision që e ndjej fort nga brenda dhe dua që në fushë të reflektohet ajo që përfaqësoni ju, tifozët dhe i gjithë kombi.”

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Tifozi says:
    May 19, 2026 at 11:17 am

    Titull shkrimi rrene.Trajnjereve italjan nuk po u besojne italjanet,pse ne shqiptaret!?Ky emer eshte shume me i panjohur ne Shqioeri si Dosena e Panuci,qe u largua me deshtime spektakolare dhe prej shume vitesh nuk jane me trajnjere.

    Reply
  • demo says:
    May 19, 2026 at 1:58 pm

    Nderime Selvinjos.Arrit maximume te paarritura per 100 vjet ne futbollin shqiptar.

    Reply
  • Të neveritshëm says:
    May 19, 2026 at 2:51 pm

    A e keni marrë vesh?!: Në Shqipëri ka rënë sëmundja e “Lopës së çmendur”! Janë çmendur të gjithë. Duke filluar nga kryeministri që i bie në gjunjë Melonit, nga 12 pikët (maksimumi) që juria shqiptare i jep Italisë, dhe ajo vetë na dha zero pikë dhe nga zgjedhja e trajnerëve italianë. Mungesë dinjiteti dhe vetposhtërim në kulm. Kjo më kujton atë që shkruante albanologia e njohur britanike, Edit Durham: “Kur të kthehesh në Londër i bëj shumë të fala mbretit Xhorxh nga unë “Rrush Kajsi Trandafili prej Puke”! Siç duket kështu kemi qënë gjithmonë. Bythëlëpirës ndaj Turqisë, Bashkimit Sovjetik, Kinës, Amerikës dhe sot Italisë!

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    May 20, 2026 at 1:38 am

    Duke eshte person I superkurruptuar. Çdo vendimarrje e tij eshte ogurzeze.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në SHBA, dy viktima dhe pesë të plagosur
  • Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, Parlamenti blindohet para seancës plenare dhe protestës
  • Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa” dhe reforma territoriale
  • Horoskopi 27 Korrik 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të hënë

Komentet e Fundit

  1. Huan on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  2. Anonymous on Euro do të ndryshojë dizajn, Banka Qendrore publikon modelet e reja
  3. L.H on Pse heshtin artistët?
  4. demo on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. L.H on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?