Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, Italia, Bullgaria dhe MV nënshkruajnë dokumentin për Korridorin e VIII
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqipëria, Italia, Bullgaria dhe MV nënshkruajnë dokumentin për Korridorin e VIII
Lajmi i funditPolitike

Shqipëria, Italia, Bullgaria dhe MV nënshkruajnë dokumentin për Korridorin e VIII

Published: July 11, 2024
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nënshkroi gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Uashington, Letrën e Qëllimit për sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Europian, me homologët e tij të Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përmes këtij dokumenti, shtetet angazhohen të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar maksimumin e fleksibilitetit të lëvizshmërinë ushtarake në territoret e tyre në mbështetje të implementimit të agjendës së NATO-s për shkurajimin dhe mbrojtjen në zonën euro-atlantike. Një angazhim i tillë do të shërbejë jo vetëm për misionet NATO, por edhe ato në kuadër të Bashkimit Europian.

Në thelb ky dokument i firmosur nga Peleshi, ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprianov dhe ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut Vlado Misajlovski, u jep mundësi trupave ushtarake NATO-s të zhvendosen shpejt dhe lirshëm nga Deti Adriatik në Detin e Zi si dhe të depërtojnë në thellësi të Ballkanit, nëse do të jetë e nevojshme.

- Publicitet -

Ideja për të patur një dokument të tillë, i cili do të garantojë lëvizshmërinë përgjatë vendeve që preken nga Korridori VIII Pan-Europian është propozuar nga Shqipëria, e cila drejtoi të gjithë procesin e negocimit dhe koordinimit. Italia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, përgjatë të gjithë procesit ndërvepruan dhe u angazhuan për ta finalizuar këtë nismë gjatë punimeve të Samitit të Uashingtonit.

Nënshkrimi i Letrës së Qëllimit vjen në mbështetje të vizionit që Shqipëria ka për Korridorin VIII si edhe të master-projektit për ndërtimin e Bazës Detare NATO në Porto Romano, që do të shërbejë si porta kryesore hyrëse në Ballkanin Perëndimor dhe më tej, në Detin e Zi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • intelektuali says:
    July 11, 2024 at 9:31 am

    Ky eshte nje lajm shume i mire per Boten Demokratike dhe Shqypnine, por pse duhej te futej si Fandi Spathi interesi i NATO – s kur korridori 8 ka 20 e kusur vjet qe myket ne dosjet e shteteve te prekura Bullgaria-Maqedoni e Veriut dhe Shqypnia qe i zgjoi Putini i Rusise nga apatia ekonomike dhe nuk shikonin leverdine e tyre per nje korridor jetedhenes ekonomik dhe aspak luftarak per te konkuruar korridorin 5 nga Beogradi ne Igumenice ku serbet dhe greket kane investuar miliarda euro per nje autostrade qe nuk ka lidhje fare me luften, por me kontenjeret e mallrave qe vertison miliarda nga ekonomia nderkombetare,

    atehere:

    Pse i meshon ky shkrim pa llogjike ndertimit te Porto Romanos si baze detare e NATO – s kur askush nga NATO dhe Bota nuk e ka kerkuar nje port te tille dhe parate per ndertimin e tij nuk i jep NATO por i paguajne taksapaguesit kokpalare shqyptare jo se i duhet NATO – s qe nuk ka shprehur asnje kerkese zyrtare, por per hesapet e lakmise se Edi Rames per t’ja falur portin e mallrave te Durresit Alabarit te Allahut akbar qe njihet si porti me i vjeter i mallrave ne Bote dhe qe do te konkuronte Igumrnicen e Greqise ne tranzitin e mallrave Lindje-Perendim dhe anasjelltas dhe e gjithe kjo propagande per nevojat imagjinare te NATO – s per korridorin 8 dhe Porto – Romanjen e hajnise antishqyptare duket si ato llogjet e Enverit kur deklaronte se kishte Kinen komuniste te Maos si mbrojtese te Shqypnise dhe i kishte vene ne dispozicion gjithe shtetin propagandes maoiste si Edi Rama me Porto-Romanjen e babezise se tij, njashtu sic beri me fushat e naftes dhe me Shengjinin per bythzinte e Melonit apo me tubacionin TAP

    Reply
  • intelektuali says:
    July 11, 2024 at 11:28 am

    Mesa duket Edi Rama nuk ka mbetur i kenaqur nga vizita e tij ne SHBA se nga videoja duket qarte qe Presidenti Biden i largohet Rames sikur te ishte me leper dhe sikur donte t’i thonte hollandezit Ruke te NATO – s: “Larg prej ketij gangsteri albanez se me korruptoi FBI dhe e ka gjithe qeverine ne burg per korrupsion dhe Parlamentin te mbushur me bandite, kriminele dhe narkotrafikante”

    Reply
  • mira says:
    July 11, 2024 at 7:26 pm

    Wow
    Sa i squt ky intel ec tuali ja ka kap t…t me fal mendimin fluturimthi pr Biden

    Reply
  • demo says:
    July 11, 2024 at 7:43 pm

    Video e vertete qe u cfaq ne edicionet e lajmeve te gjithe agjencive prestigiose te botes e tregonte Ramen ne rresht te fundit,i dyti djathtas ne rresht te fundit,.Vertet shkoi si kendez i kapardisur,por atje perfundoi si qen i rrahur.
    Ketu u kthye me bisht nder shale.
    Arsyet do ti mesojme me vone.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 12, 2024 at 9:01 pm

    mira:

    Mos u cudit kaqe shume, sepse ketu ne SHBA dordoleci Biden ka shume kohe qe eshte kuptuar nga amerikanet si nje humbameno i paafte per postin e Presidentit dhe ne kete video qe ka postuar gazet DITA ne fillim ngaterroi zevendesen e tij vice Camala Harris me Trumpin, pastaj e prezantoi Zelenskin e Ukraines si “Presidenti i nerum Putin i Rusise”, ndersa ne videon origjinale duke sapo i afrohet Edi Rama, Bideni largohet me levizje te mprehta duke u kthyer anash sikur kryeministri gangster shqyptar te ishte me leper. levizje qe nuk e beri per asnje kryeminister tjeter qe kaloi sipas radhes ne tribune dhe ne kete kendveshtrim gazetaret dhe analistet ketu ne SHBA pyeten me te drejte: “Pse u frikesua kaq shume Presidenti Biden nga Edi Rama dhe reagoi sikur kryeministri shqyptar te ishte me leper dhe atletike te bardha qe e bene Macronin e Frances kaq kureshtar i cili eshte zgerlaqur ne zgjedhjet e fundit parlamentare nga megallomania e tij dhe eshte duke ikur edhe nga posti i Presidentit? Ne kete kendveshtrim lind edhe pyetja llogjike:

    CILA ESHTE ARSYEJA E BIDEN T’I LARGOHET RAMES ME KAQ NEVERI?

    Une per vete them qe nuk jane atletiket e bardha te Edi Rames te pazakonta ne Shtepine e Bardhe, por mendimi se Al Capone po keshtu kishte shume qef te vishej me kostume te bardha dhe mesiguri ka kujtuar se eshte ringjallur gangstgeri italian qe kishte korruptuar gjithe bashkine e Cikagos dhe po kandidonte per President, aq me shume qe Edi Rama njihet ketu ne SHBA si “Al Capone Albanezi” qe korruptoi FBI” dhe me thene te verteten kjo neveri e Presidentit amerikan u vertetua edhe nga te tjeret sepse te gjithe zyrtaret e tjere e injoruan kryeministrin Edi Rama duke i hedhur gelboqen e neverise per nje kryeminister te korruptuar qe ka gjithe qeverine ne burg dhe shkon e ben estrada me atlete te bardha ne SHBA, kur e di qe ka korruptuar edhe FBI duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit dhe qe te dalim ne teme:

    KORRIDORI 8 NUK ESHTE SAJUAR PER QELLIME USHTARAKE TE NATOS QE NUK KA SHPREHUAR ASNJE INTERES SIC E PARAQET PROPAGANDA MASHTRUESE ENVERISTE, POR PER ARSYE THJESHT EKONOMIKE DHE PER FAT TE KEQ ESHTE TAPOSUR PREJ KOHESH, NJASHTU SIC ESHTE TAPOSUR EDHE TUBACIONI TAP PER SHQYPNINE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Reagon këngëtarja që ishtë pjesë e videove intime: Kërkoj falje, mos i shpërndani më
  • Me 91 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për Dhomat e Specializuara
  • SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës
  • Pedro Sanchez jep dorëheqjen, Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor
  • Në prag të reshjeve të vjeshtës, Bashkia pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do të gjobiten

Komentet e Fundit

  1. Trim on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Ethem Lalaj on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  3. ANA on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  4. Artan on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Berlin on Shkatërrimi i varreve ilire në Bajkaj, dëshmitë si u rrafshua thesari arkeologjik i Delvinës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?