Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balluku: Shqipëria ka plan të qartë për dekarbonizimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Balluku: Shqipëria ka plan të qartë për dekarbonizimin
Ekonomi

Balluku: Shqipëria ka plan të qartë për dekarbonizimin

Published: November 1, 2022
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Energjinë që po mbahet në Abu-Dabi.

Balluku deklaroi se gjatë konferencës u diskutua mbi sfidat e krizës energjetike dhe axhendën e gjelbër për dekarbonizimin.

“Në Konferencën Ndërkombëtare të Energjisë të zhvilluar në Abu-Dabi tematikë e rëndësishme ishte siguria energjetike, qëndrueshmëria energjetike dhe pa dyshim çmimet e përballueshme që duhet të ketë ky treg energjetik në të ardhmen. U diskutua gjithashtu i gjithë plani për COP 27, pasi përveç sfidës së kësaj krize, para nesh ndodhet sfida më e madhe, ajo sfidë strategjike që ka të bëjë me axhendën e gjelbër për dekarbonizimin e të gjithë globit në vitet e ardhshme deri në 2050-ën. U diskutua mënyra se si në këto momente, në mënyrë solidare, të gjitha vendet duhet të mbështesin njëri-tjetrin. U diskutua tipologjia e secilit vend dhe se si vendet po e përballojnë krizën energjetike”, tha Balluku.

- Publicitet -

Zv/kryeministrja Balluku theksoi se kishte ndarë gjatë kësaj konference politikat që po ndjek Shqipëria në këtë drejtim, ndërsa me aktorë të njohur të sektorit kishte diskutuar mbi mundësitë për investime.

“Shqipëria ndau me anëtarët e tjerë e tjerë të kësaj konference të rëndësishme historinë e saj për sa i përket burimeve të rinovueshme, të gjitha planet që kemi për të ardhmen dhe sigurisht çfarë kemi bërë deri më sot për të mbrojtur qytetarët tanë me mburojën sociale energjetike. Janë shumë të rëndësishme këto takime, pasi gjejmë mbështetje nga aktorët më të rëndësishëm të tregut ndërkombëtar të energjisë, qoftë kjo elektrike apo qoftë kjo e gazit, që përputhen me planet tona të së ardhmes, që shumë shpejt do të bëhen edhe publike për të pasur një informacion më të gjerë mbi gjithçka ne planifikojmë. Është e rëndësishme gjithashtu që asnjë nga shtetet të mos ndalojë zhvillimet që ka nisur për dekarbonizimin, siç është e rëndësishme që deri në vitin 2030 Europa të ketë gjetur burime të tjera alternative”, tha ajo.

Balluku bëri të ditur se Shqipëria ka plan të qartë për dekarbonizimin.

“Shqipëria ka një plan shumë të qartë për këtë. Ne synojmë që deri në vitin 2025 që të vëmë në funksion parqet tona të reja fotovoltaike dhe ato eolike dhe më pas me shtimin e kapaciteteve që do të vijnë nga TEC-i i Vlorës ne synojmë që ky miks energjetik t’i japë Shqipërisë një pavarësi energjetike, duke e kthyer atë deri në vitin 2029 një fuqi eksportuese neto dhe jo importuese, siç jemi sot. Të gjitha këto plane janë prioritet i qeverisë dhe ne nuk do të ndalemi”, tha Balluku.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • mali says:
    November 1, 2022 at 9:14 pm

    Mjaft shite pordhe por shiko masat qe te duhen per te perballuar dimrin qe ke perpara ,si qeveri e pushtet lokal.Kjo eshte fusha e betejes sot .Shiko Kosoven qe i ka ne pune TEC-et me qymyr.Kosova eshte shtet i konsoliduar,me taban.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 1, 2022 at 11:00 pm

    Zonja Bulluku Teravati:

    KUR DO TE MBAROJNE IDIOTESIRAT QE PO KRYENI ME ENERGJINE?

    E filluat me injorancen e deklaratave idiote lidhur me njesite matese te energjise, pas jush doli se injorante ishte edhe institucioni rregullator ERE qe hodhi ne shtyp nje njoftim per fashen energjetike “800 kW kilovate” si nje rezil i Shqypnise ne syte e Botes. Pastaj u mburret se do te ndertoni parqe eolike dhe fotovoltaike duke deklaruar kapacitete fuqie me teravat = 1000 gigavat = 1000000 megavat etj qe edhe sikur gjithe Shqypnine ta mbulosh me keto mullinj me ere donkishoteske nuk do te plotesosh kapacitetet e deklaruara, sepse prodhimi i tyre ne Bote nuk kap me shume se 3% te prodhimit te energjise elektrike ne Bote.

    Nga ana tjeter:

    Idiotesia me e madhe eshte deklarata juaj per dekarbonizimin e prodhimit te energjise ne Shqypni dhe pjesmarrja groteske e vendit tone ne forume te ngjashme per energji te gjelber sepse energjia ne Shqypni prodhohet totalisht me hidrocentrale qe eshte energjia me e gjelber qe ka shpikur njeriu deri me sot, shume me e gjelber se panelet diellore qe asgjesojne token e bukes dhe e kontaminojne ate me metale te renda ne rast se nuk ka asistence teknike te vemendeshme gjate shfrytezimit, parqet eolike po keshtu demtojne floren dhe faunen ne zonat ku ndertohen dhe ne kete kendveshtrim:

    SHQYPNIA DUHET TA KARBONIZOJE URGJENTISHT PRODHIMIN E ENERGJISE TOTALISHT TE GJELBER NGA BURIMET HIDRIKE NE MENYRE QE SHQYPTARET TE MOS SHIKOJNE NGA ZOTI NE PERIUDHA THATESIRE

    Kjo per injorantet qe qeverisin energjine do te thote se Shqypnia urgjentisht duhet te ndertoje termocentrale me gaz ne radhe te pare se TAP kalon permes vendit dhe Edi Rama ne vend te valavise raportin e Dick Marty-it ne BE t’i kerkoje miqve te tij qe te hapin saracinesken e gazit azer se vendet e tjera te rajonit po e konsumojne te gaz ne TEC e tyre duke bere lidhjet me TAP me bekimin e BE. Ju mburreni me TEC in e Vlores qe eshte permendorja e injorances ne drejtimin e shtetit pasi mund te vihet ne pune per disa jave, nderkohe qe prenotoni gerdalla motore gjeneratore nga Bangladeshi qe do te helmojne edhe ajrin e Vlores, kur rendimenti i rrangallave te ngjashme nuk e kalon 30 % dhe nderkohe qe nje TEC i vertete e ka rendimentin tre here me te larte, por vetem TEC i Vlores nuk mjafton duhen urgjentish edhe te pakten 3-4 TEC te tjera nese Ursula e BE nuk ju jep gaz nga TAP sic i dha Bullgarise dhe Serbise nga pika Komotini e Greqise, atehere perdor naften bruto qe nxjerr Bankiers Petroleum pa pushim nga nentoka pa paguar asgje ne shtet, por Shqypnia ka edhe qymyre cilesore, Kina i prodhon panelet me energji qe del nga TEC e saj me qymyrguri dhe askush uk i enverrejtje per dekarbonizim te energjise, atmosfera e Planetit eshte nje dhe perbashket, pse Shqypnia duhet te shkojene Abu Dabi per t’u angazhuar per dekarbonizim te energjise kur duhet urgjentisht ta karbonizoje ate me TEC qe te mos jete e varur nga meshira e Zotit?

    Pse hidhni badiava lekat e buxhetit duke vizituar forume ekologjike totalisht te pavlefshme per vendin tone, kur ne tre mandate te qeverisjes socialiste nuk keni ndertuar asnje TEC?

    Reply
  • Phoenix says:
    November 1, 2022 at 11:43 pm

    C’fare eshte elementi i Karbonit, sipas tabeles se Mendelievit dhe kimise Organike?

    Eshte elementi baze Atomik, mbi te cilin ndertohen te gjitha molekulat baze organike, te cilat kombinohen pastaj ne triliona qeliza qe krijojne jeten ne kete Planet.

    Te thuash dekabornizim c’karbonizim shqip, do te thote te zhdukesh elementin baze ku bazohen struktura baze atomike dhe molekulare e te gjitha gjallesave.

    Une jam 100% i bindur, se kjo injorantja mbesa e Beqir Ballukut dhe Ministresha e te gjatit, as nuk e ka fare haberin se c’fare thote. Ajo thjesht lexon nje diktim.

    Keshtu ja kane shkruajtur idiotes, e ashtu e lexon.

    Por jepini vemendje detajeve, dhe mendjen ne mesim te diktimi qe i thone te lexoj. Ai diktim tregon qarte axhenden e tyre dhe ka nje domethenie te madhe te pronaret dhe te kulti qe manaxhojne keto kukulla plehra.

    Prandaj une e them shpesh qe ata perfaqesojne kultin luciferian te vdekjes.

    Reply
  • Andis says:
    November 2, 2022 at 2:33 am

    Te kesh plan eshte nje gje dhe te zbatosh planin eshte nje gje tjeter

    Reply
  • Phoenix says:
    November 2, 2022 at 6:08 am

    Lexojeni me kujdes, qe te mesoni dicka me teper, e mos degjoni keta injorantet e ligj, qe na jane bere peshqesh ne nuk na u ndane kurre ne Shqiptareve.

    Carbon Dioxide, the gas of life. By Paul Driessen.

    Dioksidi i Karbomi, gazi i jetes.

    Linku poshte:

    https://windowsontheworld.net/wp-content/uploads/2021/03/CO2-TheGasOfLife.pdf

    Reply
  • intelektuali says:
    November 2, 2022 at 8:00 am

    I nerumi Phoenix:

    Mos i ekzagjero gjerat me shkence te mirefillte se Balluku me ERE nuk dine njesite matese te energjise dhe ti u tregon tabelen e Mendelejevit, vetkuptohet qe “dekarbonizim” te atmosferes eshte nje shprehje idiote nga katunare dru me pre, por me turp eshte ERE te publikoje nje njoftim zyrtar per shtyp ku mat energjine elektrike me kW kilovat, ne vend me kWh kilovatore qe do te thote se injoranca ne energjetiken shqyptare ka arritur majat. Dhe qe te dalim ne teme: Budallacka Balluku “dekarbonizimin” e ka degjuar ne forume nderkombetare ku ka plot Balluqe te tjera kokebosh dhe keshtu quajne emetimet e gazeve sere ne atmosfere qe po shkaterrojne ozonin dhe po ndryshojne klimen efektet jane ashiqare dhe nuk kane lidhje fare me teorite konspirative, gazet sere hidhen ne atmosfere nga djegia e kidrokarbureve dhe kryesisht jane dioksidi i karbonit dhe gazi sulfurik qe hedhin makinat, TEC dhe industria ne atmosfere, prandaj edhe Bota po kerkon t’i kufizoje me mareveshje si ajo e KIOTO ne Japoni, ne kete kendveshtrim “dekarbonizimi” i Ballukut eshte problemi me i vogel, por

    CFARE DO SHQYPNIA NE ABU DABI KUR ESHTE VENDI I VETEM NE BOTE QE E PRODHON ENERGJINE ME HEC QE NJIHET SI ENERGJIA ME E GJELBER DHE ME EKOLOGJIKE NE PLANET?

    Por HEC komuniste te Enverit e bejne Shqypnine te varur nga rreshjet dhe thatesirat prandaj duhet urgjentisht te mendoje per ndertimin e disa TEC mire do te ishte me gazin e TAP por korrupsioni qeveritar e ka taposur per Shqypnine dhe Balluku duhet te mendoje edhe per variante te tjera, Gjermania po rikthen Centralet Atomike, Franca po keshtu, Hungaria po nderton tre Centrale Atomike me Putinin, Shqypnia nuk mund te mendoje per Centrale Atomike se nuk ja ka beseb kush, por mund te perdore naften dhe qymyret e nentokes qe Zoti ja ka falur me bujari, por kjo strategji kerkon specialiste dhe jo llogjexhinj injorante qe ne tre mandate nuk vene ne pune TEC e Vlores si taze ne kohe thatesire dhe qe ta mbyll me fjalet e Ballukut ne kahun e kundert:

    SHQYPNIA DUHET TE KARBONIZOHET URGJENTISHT QE TE SIGUROJE ENERGJINE PER BIZNESIN DHE POPULLIN

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 2, 2022 at 8:23 am

    Ca mendimi ke ti Phoenix mbi teorin atomike? A ka atome? A ka te meta teoria e Mendeljevit?

    Reply
  • Phoenix says:
    November 2, 2022 at 1:47 pm

    @ Intelektuali. Teoria e ndryshimeve klimaterike nga gazrat e Karbonit apo gazra tejere eshte nje mashtrim total, ashtu si plandemia e Covid-19. E gjithe kjo, per tu dhene te drejten te justifikojne kufizimet e jetes dhe shoqerise njerezore, drejt totalitarizmit dhe kontrollitt absolut despotik global.

    Ti i quan teori konspirative, une do ti quaja pershkrimi dhe ekspozimi i nje Konspiracioni te mireorganizuar dhe te mirepaguar kunder njerezimit.

    Reply
  • Aldrin says:
    November 2, 2022 at 2:12 pm

    Phoenixin do ta veme te thithi Co, jo CO2. Dhe te shikojme sa do i zgjasi jeta

    Reply
  • Aldrin says:
    November 2, 2022 at 2:17 pm

    Andis je pak konfuze, planet i ka zbatuar nje me nje Rama me keto bucet e Ballukut qe e paskan ne gjak bushtersine. Shqiperine e ka bere kosh plerash te Evropes. Dreqi e di cfare mbetje toksike po gropos ketu. Dhe ato planet energjitike me Hece qe e shkaterrojne dhe helmojne Vloren fare, ato po i zbaton se jane burim qindra milionash euro per xhepat e tyre. dhe arkivole per shqiptaret. Kanceri eshte semundje si gripi. Po ku pjerdh shqiptari per jeten. Mire e ka te vdesi si martir per xhepat e Ramutit dhe dashnoret e Ahmetes, dhe ata gurute e Gjiknurit

    Reply
  • Aldrin says:
    November 2, 2022 at 2:23 pm

    po kjo si Morticia Adams

    Reply
  • !!? says:
    November 2, 2022 at 8:13 pm

    Është turp që një injorante që nuk di ç’ është shkencërisht energjia që ajo menaxhon, të mar pjesë dhe të përfaqsoj vëndin ton në një konferencë shkencore ndërkombëtare për këto probleme. Deri këtu ka arritur gjëndja në qeverisjen e kryeinjorantit që emëron ministreshat duke i vlersuar dhe duke bër sondazh verifikues se çfarë kan jo sipër , në kokën e tyre, por bën sondazh verifikues të thellë se çfar kan në pjesë të tjera dytsore të trupit njerzor fëmëror. dhe me njëherë i katpulton, frrap i ngre përpjet dhe i bën ministre dhe z/kryeministre.

    Si mund të flas për energji të gjelbër kjo injorante totale kur në Vlorë ka sjell teneqet e ndryshkura lundruse nga…….. o zot na ruaj mëndjen se si i kan gjetur…….nga Bajgadeshi që punojn me katran të lëngshëm që prodhojn më tepër blozë ndotse se sa nxehtësi dhe energji. Si vërtet flet për strategji kjo hundqurre mjerane kur gazi i TAP që kalon posht këmbëve tona sjell strategji për Greqin dhe Italin por jo për Shqipërin dhe kryinjoranti i saj mburret që me TAP ai, Edi Rama, jep kontibut strategjik energjitik për BE (para tre muajësh më duket ka deklaruar).

    Si mundet kjo tule nga trutë ku njohuritë e saj janë absolutisht jashtë shkencës energjitike ( më vrafshin nëse ajo e di psh, ç’është fuqia kalorifike e lëndës së djegshme) të flas për strategji energjitike kur nafta e vëndit që duhet të sillte një përfitim ekonomik strategjik për vëndin dhe popullin sidomos kur ngrihet çmimin i saj në kohë krize, asnjë nuk e di, ma ha mëndja as kjo mjeranja pa integritet se ça bëhet me këtë naftë përveç strategut të kusarisë shkencore Edi Rama të cilit ajo i shërben, bashkë me ministreshat e tjera tamam si Oliver Tuistët e Dikenzit në bandën e xhepistëve të Londrës.

    Mjer ne për kryeinjorantin dhe injorantët e tij që pranojmë të na qeverisin, nuk jemi popull i qyteruar me dinjitet por jemi nën nivelin e tribuve të gjuetarve endacakë të neolitit të hershëm, majmunë të sapo kthyer në njerëz. që, të paktën ishin aq të mënçur sa tëzgjidhnin si prijsa të tribusë jo hajdutë si ne, por majmunin njeri më të zot më të aftë që do ti mbronte nga hajdutët. Jo, jooo….. ne kemi degraduar nën nivelin e majmunëve njeri të asaj epoke dhe e meritojm të shpërbëhemi si popull dhe komb dhe nuk do të vonoj kjo fatkeqsi të ndoth, prisni mbarimin e mandatit të tretë të kusarit qeverisës Edi Rama që do të mbaroj sikurse e deklaron ai, në 2030 duke aluduar që do ti funksjonoj me fitore edhe kusaria elektorale e Damjan Tërmetit specializuar në këtë fushë kriminale deri në skutat më të errta të një shkence të pistë kriminale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?
  • Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  • Një turist në protestë
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?