Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit
EkonomiLajmi i fundit

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit

Published: September 3, 2025
Shpërndaje

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.

Në këtë nivel, paga minimale është jo vetëm më e ulëta në Europë (përjashtuar shtetet e ish Bashkimit Sovjetik), por dhe shumë më pak sesa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Paga më e lartë minimale në rajon është në Mal të Zi, me 670 euro në muaj. Në krahasim me katër vjet më parë, ky nivel është dyfishuar.

- Publicitet -

Pas Malit të Zi, renditet Serbia, me një pagë minimale prej 618 euro në muaj, me rritje gati 70% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2021.

Për herë të parë pas disa vitesh, Eurostat ka përditësuar të dhënat për Maqdoninë e Veriut, duke raportuar një nivel prej 584 euro/muaj. Shifrat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme. Të dhëna të tjera bëjnë të ditur se paga minimale në Kosovë nga 1 tetori i bë 350 euro. Në Bosnjë, në të dy federatat varion nga 511-660 euro/muaj.

Të tre shtetet, Mali i ZI, Serbia, i paguajnë minimalisht punonjësit e tyre me rreth 620 euro në muaj. Në Shqipëri paga minimale është rreth 34% më e ulët sesa mesatarja e këtyre tre shteteve.

Në Shqipëri paga minimale nuk ka ndryshuar që nga 6 mujori i parë 2023, pasi ishte rritur disa herë në 2022-n, për të arritur në 40 mijë lekë, sa është edhe sot.

Në tabelën e Eurostat, paga minimale në Shqipëri është rritur fiktivisht nga 376 euro në 6 mujorin e parë 2023 në 408 euro sot për shkak të zhvlerësimit të euros, kur realisht fuqia blerëse ka rënë për shkak të çmimeve që janë më të shtrenjta në rajon dhe për ushqimet më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ndryshe nga Shqipëria, vendet e rajonit kanë vijuar të rrisin me shpejtësi pagat minimale edhe pas vitit 2023, ku ndryshimi më i fortë ishte në Serbi, me 34% më shumë se 6 mujori i parë 2023, Mali i Zi i ka rritur me 25% dhe Maqedonia e Veriut me 20%.

Në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat, janë  22 shtete që kanë paga minimale. Niveli më i lartë është në Luksemburg, me 2700 euro/muaj. Gjermania, një destinacion i preferuar për shqiptarët për të punuar, renditet e katërta, ku paga më e ulët mujore bruto është 2161 euro. Paga më e ulët minimale në BE është në Bullgari me 551 euro në muaj. Në Turqi niveli është 558 euro.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Rexha says:
    September 3, 2025 at 9:51 am

    Nderkaq, Shqiperia eshte e para ne Europe per numrin e automjeteve luksoze mbi 2000 kunikesh.
    Albania leads Europe in the number of luxury cars over 2,000 cubic meters
    Burimi: https://monitor.al/en/shqiptaret-kryesojne-ne-europe-per-numrin-e-larte-te-makinave-mbi-2-mije-kubike/.
    Pra, diçka nuk funksionon ketu? Nuk do te duhej te ishin gjithe keto kontraste..

    Reply
  • ATSH says:
    September 3, 2025 at 10:01 am

    Po ashtu Shqipëria ka çmimet e ushqimeve, ilaçeve, vesh mbathje e pijeve me të larta se mesatarja e vendeve të BE-se. Po ashtu edhe çmimi i apartamenteve e shtëpive është njësoj me atë të vendeve të BE. Vetëm taksat e gjobat janë më të ulta, por ato si paguan njeri gjithsesi pasi falen me kalimin e kohës ( ka ndonjë budalla qe edhe paguan).

    Reply
  • Aktualisht says:
    September 3, 2025 at 2:26 pm

    Nuk me duket shume e sakte kjo liste, mendoj se fitohet me shume… Punedhenesit qe njoh une, nja tre kater njoh, me pak se 700 € Te pastra ste vjen njeri sot. Ndoshta gabohem por flas per ata qe njoh. Jo administrate, ate nuk e njoh.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    September 4, 2025 at 5:03 am

    Ne 1990 e deri ne 2000 e kena pas diferencen me vendet e rajonit jo 34%,por 3-4 here me pak,pra 300%-400%.

    Reply
  • Edi says:
    September 4, 2025 at 6:42 am

    Or Sul pisqolla, meqe paske shkuar deri ne 1990, shtyhu ca me tutje e trego dhe se sa ishin ato diferencat para 1990 me vendet e rajonit.

    Reply
  • ]Hazir says:
    September 4, 2025 at 10:51 am

    Ani kur t’i dëgjosh duke u lavdëruar Qeveritarët!!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?