Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë
AktualitetEkonomi

Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë

Published: January 2, 2026
Shpërndaje

Vetëm 14.8% e shqiptarëve mbi 15 vjeç kishin mundur të kursejnë nga të ardhurat e tyre në një bankë a në ndonjë institucion tjetër financiar, niveli më i ulët në Europë pas Moldavisë, sipas bazës së të dhënave globale Findex nga Banka Botërore që i takojnë një anketë të zhvilluar në vitin 2024 në vendin tonë.

Shqipëria ka nivel shumë të ulët të popullsisë që arrin të kursejë si në raport më Rajonin edhe me Europën sipas hartës së mëposhtme, ku ngjyra më e errët tregon nivele më të larta  të kursimeve ndërsa ngjyrat e çelura tregojnë për një përdorim më të ulët të kursimeve.

Në Maqedoninë e Veriut 32.4% e popullatës mbi 15 vjeç kishte arritur të kursente vitin e kaluar, gati dyfishi i Shqipërisë. Në Serbi mbi 26% e popullsisë mbi 15 vjeç arriti të kursejë, në Bosnjë 24% dhe në Kosovë rreth 16%.

- Publicitet -

Gjithashtu aftësia e shqiptarëve për të kursyer ishte shumë më e ulët se në BE ku më shumë se 55% arriti të ndajë mënjane para për t’i shpenzuar më vonë.

Shqipëria pozicionohet me shumicën e vendeve të Afrikës dhe Azisë së Jugut. Edhe pse ka një përmirësim të dukshëm të ndërgjegjësimit financiar dhe rritje të aksesit në shërbime bankare gjatë dekadës së fundit, vendi ynë vazhdon të ketë një nivel të lartë përdorimi të parasë cash dhe një prani të konsiderueshme të sektorit informal.

Të dhënat më të detajuara tregojnë se 40 për qind e popullsisë në nivelin e poshtëm te të ardhurave kanë kapacitete më të ulëta për të kursyer pasi vetëm 4.3 % e tyre arritën të ndanin kursime në bankë. Në  pjesën tjetër të popullsisë në 60 për qind të grupit me të ardhura më të larta aftësia për të kursyer ishte 21.7%.

Në grup-moshat e reja aftësia për të kursyer është shumë e ulët dhe gjithashtu në zonat rurale arrijnë të kursejnë shumë më pak se në ato urbane.

Shumica e familjeve shqiptare përballen me të ardhura të ulëta dhe paga që nuk janë në përputhje me koston e jetesës. Për shumicën e qytetarëve të ardhurat shpesh nuk mjaftojnë për ushqim, qira, energji dhe nevojat e përditshme, kështu që pothuajse nuk mbetet asgjë për kursime.

Ndërkohë, çmimet e shumë produkteve dhe shërbimeve në vend janë rritur më shpejt sesa të ardhurat. Shqipëria  kishte çmime më të larta se Rajoni dhe BE për ushqimet në 2024, por ndërkohë pagat janë shumë më të ulëta se në këto vende.

Ndërkaq, inflacioni i viteve të fundit ka ulur fuqinë blerëse dhe ka bërë që edhe ata që më parë arrinin të kursenin, tani ta kenë më të vështirë.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?