Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria me tjetër shans të artë për Europian: Në pankinë një “Guardiola” dhe në fushë një brez të talentuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria me tjetër shans të artë për Europian: Në pankinë një “Guardiola” dhe në fushë një brez të talentuar
AktualitetPikanteSport

Shqipëria me tjetër shans të artë për Europian: Në pankinë një “Guardiola” dhe në fushë një brez të talentuar

Published: June 21, 2023
Shpërndaje

Shqipëria ka një tjetër shans të artë për të kapur finalet e Europianit, këtë herë atij që do zhvillohet në Gjermani. Brez i ri lojtarësh, një trajner që është rritur nga një mësues që ka shkruajtur tashmë historinë, pra një “Guardiolë” i vogël dhe me ambicie, staf profesionist, uri dhe pasion. Dora e teknikut u duk në këto dy ndeshje, jo të lehta. Pyetja është: A do e shfrytëzojë Shqipëria këtë shans të artë, apo do i rrëmbejë euforia e ‘gjenomit’?

Kombëtarja merr frymë lirisht  brenda dhe jashtë fushe. Ngërçi i krijuar prej kohës së trajnerit Edy Reja duket një histori e largët teksa energjia pozitive dallohet kudo në ambientin kuqezi. Rezultatet e tregojnë këtë me Shqipërinë që rikthehet të fitojë dy ndeshje radhazi prej shtatorit të vitit 2021, kur e bënte diçka të tillë për llogari të kualifikueseve për Botërorin e Katarit me kuqezinjtë qe mposhtnin në atë periudhë San Marinon me shifrat 5-0 dhe më pas fitonin në transfertë ndaj Hungarisë me rezultatin 0-1.

Grupit aktual, i është rikthyer entuziazmi dhe kjo është një nga kriteret e domosdoshëm në rrugën drejt suksesit. Sinjalet e para kuqezinjtë i patën dhënë që në debutimin e trajnerit Sylvinho në transfertë ndaj Polonisë, pavarësisht asaj humbje minimale në Varshavë me rezultatin 1-0.

- Publicitet -

Tashmë, në dy ndeshjet e qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, kombëtarja bëri detyrën dhe mori gjashtë pikë të plota duke shënuar edhe pesë gola e pësuar vetëm një. Në fushë zbritën lojtarë të rinj si Mitaj, Asani, Mehmeti, Muçi apo edhe Asllani me Bajramin që nuk zhgënjyen, por përkundrazi rezultuan një surprizë e këndshme.

Madje, Bajrami e pranoi në intervistën pas ndeshjes me Moldavinë se tashmë me Sylvinhon është rikthyer të luajë në pozicionin ideal. Rezultati? Dy gola të shënuar në dy ndeshje nga fantazisti që aktivizohet me Sassuolon në Serie A. Të gjithë janë të lumtur në kombëtaren aktuale dhe duket se gjithsecili ka gjetur dhe ka marrë vendin që i takon.

Fitorja ndaj Ishujve Faroe, kombinuar edhe me disfatën e Polonise në transfertë ndaj Moldavisë, na “katapulton” në vendin e dytë të Grupit E kualifikues për Euro 2024. Ëndrra ka nisur të marrë formë dhe të bëhet më e prekshme, megjithatë ka ende shumë rrugë përpara dhe shtatori do të jetë përcaktues duke qenë se udhëtojmë në Çeki dhe më pas presim Poloninë në shtëpi.

Dy rivalët kryesorë të grupit, por që rezultatet e marra në këtë muaj, bëjnë që shtatorin djemtë kuqezi dhe tekniku Sylvinho ta presin të relaksuar me shpresën se vera dhe fillimi i sezonit i ardhshëm do t’i karikojë sërish me energjitë e duhura për të kaluar provat e vërteta. Pa harruar edhe “asin nën mëngë”, Armando Broja i cili pritet të jetë gati në muajin shtator dhe të kompletojë “arsenalin” e trajnerit Sylvinho!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik të Krakovit, nga dy policët heronj, te vdekja e autorit dhe dezinformimi me IA
  • Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  • Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, lihet në burg daja i Zegjine Caushit
  • Pas taksës së karburantit, vendoset “vinjeta” për çdo automjet në rrugët kombëtare

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?