Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE në 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE në 2024
EkonomiLajmi i fundit

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE në 2024

Published: 18 Qershor, 2025
Shpërndaje

Në vetëm 14 vjet, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u rendit në vitin 2024 në mesin e 11 vendeve me popullsinë më të plakur në Europës.

Sipas të dhënave të Eurostat, mosha mediane e popullsisë në BE arriti në 44.7 vite vitin e kaluar, ndërsa në Shqipëri 44.3 vite. Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9 vjeç.

Nga 2010 në 2024, mosha mediane e popullsisë shqiptare është rritur me 12.4 vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se në asnjë vend tjetër europian nuk ka përjetuar një lëvizje kaq të madhe në kaq pak kohë. Në shumicën e shteteve, rritja moshës mediane të popullsisë është rritur nga 2 – 6 vjet, ndërsa mesatarja e BE-është 3.4 vjet.

- Publicitet -

Të dhënat e fundit tregojnë se Italia është vendi me popullsinë më të plakur në Europë me moshën mediane të popullsisë 48.7 vjeç, e ndjekur nga Bullgaria, Portugalia, Greqia, Spanja ku mosha mediane e popullsisë është rreth 47 vjeç.

Në renditje vijnë Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Serbia me moshën mediane të popullsisë rreth 45 vjeç, të ndjekura nga Hungaria dhe Shqipëria me mbi 44 vjeç.

Në anën tjetër Armenia, Turqia, Azerbagjani, Islanda, Gjeorgjia janë vendet me popullsinë më të re në moshë, me rreth 33-34 vjeç, sipas Eurostat. Në listën e shteteve me popullsi të re vijon të jetë dhe Kosova, që sipas censit të fundit të vitit 2024 kishte një moshë mediave prej 34 vjeç.

Rënia drastike e fertilitetit nën 1.5 lindje për grua përgjatë dekadës dhe emigracioni lartë i të rinjve ka ndikuar në plakjen e shpejtë të popullsisë rezidente në vendin tonë. Mosha mediane e popullsisë shqiptare u rrit me ritme shumë më të larta edhe se Rajoni. Në Ballkani Perëndimor mosha mediane u rrit 3 deri në 6 vite ndërmjet 2010-2014.

Një vështrim i detajuar mbi të dhënat e moshës mediane nga 2010 – 2024 tregon se vendi ynë po kalon një shok demografik që nuk gjen precedent në kontinentin Europian. Ritmi shqiptar i plakjes është gati katërfish në krahasim me mesataren e BE dhe afro dyfish ndaj vendit të dytë me plakjen më të shpejtë, Moldavisë.

Me këto ritme forca e punës mund të tkurret me 8% deri në vitin 2030. Gjithashtu rritja ekonomike rrezikon të ngadalësohet nëse produktiviteti i punës nuk rritet. Vitet e fundit është përforcuar largimi i popullsisë në moshë pune, kryesisht 20-35 vjeç drejt BE-së, Britanisë dhe SHBA-së. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se emigracioni neto ( ikjet minus kthimet) gjatë 2023-2024 ishte-72 mijë persona shumica të rinj.

Demografët këshillojnë hartimin e strategjive gjithëpërfshirëse që synojnë frenimin e emigracionit, kthimin e diasporës dhe inkurajimin e lindjeve me politika fiskale pro familjes.

GRAFIKU (KLIKO)

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Komente
  • Detari thotë:
    18 Qershor, 2025 te 7:40 am

    te rrallohen pak muslimanet, ben mire per vendin ku shkel islami smbin as bari.

    Përgjigjiuni
  • Arbeni thotë:
    18 Qershor, 2025 te 9:29 am

    Deto, po plaket Shqiperia me muslimane krishtere e ateiste bashke njesoj or i shkrete, pa dallim feje krahine ideje.
    edhe kjo tu dukerka se qenkesh e mire, mjaft te pakesohen muslimanet? Zot i madh, c’mba mbi kete toke.

    Përgjigjiuni
  • shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti thotë:
    18 Qershor, 2025 te 9:41 am

    Me kete ritem shpopullimi qe ka ky vend ku tere jane me valixhe ne duar e rastin presin tia mbathin per Azil neper BE, ai betimi solemn i Rames “Shqiperia anetare e BE pertej 2030” do ta gjeje kete vend me numer banoresh sa Mali i Zi aktualisht.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    18 Qershor, 2025 te 9:54 am

    Degjome pak edushi!Deri ne 1991 Shqiperia ishte vendi me popullsine me te re ne Evrope,.Diktature,diktature,te keqijat mos ja merr,por merri te mirat.Grate qe pillshin mbi 6 kalamaj merrnin lope nga shteti.Qytet,fshat kishte bar kanalesh sa te duash.
    Kush pillte mbi 8 kalamaj shpallesh NENE HEROINE dhe shperblehej financiarisht edhe me diplloma dhe dekorata.
    Kush kishte 1 deri 2 kalamaj shpallesh borgjez i felliqur.
    Tani borgjeze dhe kulake nuk do shpallesh,por rrit shperblimet per numur lindjesh,Siguroji banesa falas nga Shteti me kredi te buta qe te shlyhen pas Lufte,si kripa Mazllemit.Ato 20% qe merrje ti me lali Erin per truall ndertimi,lshoja nenave me shume femije.Or nuk martohen rinia se nuk blejne dot shtepi sikur te punojne gjithe jeten me keto rroga.
    Siguroji truall ndertimi dhe fillo n dertimet e apartamenteve me kontribut vullnetar,si Ndermarrjet e Enverit.
    Kush nuk ka shtepi te shkoje te punoje ne ndertim apartamentesh.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  • 14 korrik 2025
  • Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  • Shkarkimet, Tavo: Jam më radikal se Rama! Çdo punonjës shteti ta konsiderojë veten shërbëtor
  • Homazh për Ambasadorin Werner Daum

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  2. TRENI në Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
  3. TRENI në Udhëheqja e FBI-së në rrezik dhe Maga e përçarë, pse çështja Epstein trazon presidentin Trump
  4. intelektuali në Shkarkimet masive në DASH, ish-ambasadorët kundërshtojnë vendimin e Marco Rubios, mes firmëtarëve edhe Arvizu
  5. Arben Tashko në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?