FIFA ka publikuar renditjen e re për kombëtaret e futbollit, ku Shqipëria është renditur sërish në vendin e 66-të me 1361.81 pikë.
Humbja ndaj Izraelit dhe barazimet me Islandën dhe Estoninë kanë bërë që kombëtarja të mos bëjë përparim.
Në vendin e parë qëndron kombëtarja braziliane e futbollit, ndjekur nga ajo e Belgjikës dhe Argjentinës.
Kampiona e Europës në fuqi, Italia renditet e 7-ta ndërsa vetëm vendi i 11-të për Gjermaninë.
Kombëtarja e Kosovës ka fituar disa pozicione në këtë renditje, duke u pozicionuar në vendin e 106-të me 1184 pikë.
o.j/dita