Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, 34 vatra zjarri në 24 orë, 9 prej tyre aktive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, 34 vatra zjarri në 24 orë, 9 prej tyre aktive
AktualitetKronike

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, 34 vatra zjarri në 24 orë, 9 prej tyre aktive

Published: August 9, 2022
Shpërndaje

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC, Robert Hysenllari ka publikuar të dhënat e fundit që Ministria e Mbrojtjes ka mbi situatën e zjarreve në vend.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra zjarri, me 9 prej tyre që mbeten ende aktive.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 1004 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 70 mjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i FA i cili ka operuar në Skuraj, bashkia Kurbin dhe në fshatin Dushkarak, bashkia Selenicë.

- Publicitet -

Nga të cilat janë shuar vatrat në:

  1. në fshatin Pulaj dhe në fshatin Bërdicë e Madhe, bashkia Shkodër
  2. në fshatin Panaja, Bashkia Vlorë,
  3. në fshatin Lezhan, bashkia Selenicë;
  4. në fshatin Kusarth, bashkia Elbasan;
  5. në fshatin Lubinjë, bashkia Gramsh;
  6. në fshatin Çepan, bashkia Skrapar;
  7. në fshatin Plashnik i Vogël, bashkia Berat;
  8. në fshatin Gegë, bashkia Kuçovë;
  9. në fshatin Gjysylkanë, bashkia Tiranë;
  10. në fshatrat Seman dhe Mbrostar, bashkia Fier;
  11. në fshatin Dhëmblan, bashkia Tepelenë;
  12. në fshatin Levan, bashkia Memaliaj;
  13. në fshatin Dushk, bashkia Lushnje;
  14. në fshatrat Zdrajsh dhe Kostenjë, bashkia Librazhd;
  15. në fshatrat Mjedë dhe Vukaj, bashkia Vau Dejës; këtu vlen për tu theksuar angazhimi i mbi 100 vullnetarëve që punuan në shuarjen e zjarrit të fshatit Mjedë.
  16. në fshatrat Grudë dhe Gruemirë, të bashkisë Malësi e Madhe, ku janë mbajtur jashtë rrezikut banesat.
  17. në fshatin Dushkarak të Bashkisë Selenicë, për të cilin janë angazhuar ditën e djeshmë forcat e Mzsh Selenicë, të mbështetur nga forcat zjarrfikese të Bashkisë Patos, Himarë, Vlorë, Albpetrol, si dhe është operuar nga ajri me helikopterin Cougar të FA, i cili ka mundësuar shmangien e rrezikut të banesave.
  18. në fshatin Shënepremte të bashkisë Divjakë, ku janë angazhuar në mbështetje, forcat zjarrfikëse të bashkisë Lushnje, Fier, Berat, Rrogozhinë dhe Roskovec, të cilët bënë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në pak orë, duke shmangur përhapjen në drejtim të fshatrave të tjerë.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

  1. Në njësinë administrative Postribë, në fshatrat Prruemos, Vilzë dhe Omaraj. Që në orët e para të mëngjesit, janë angazhuar forcat e Pushtetit vendor, të mbështetur nga 60 Forca të Armatosura për vënien nën kontroll të zjarrit.
  2. Në fshatin Mali i Jushit, të bashkisë Vau Dejës, vijon aktive vatra në sipërfaqe shkurre dhe ferra. Janë të angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe vullnetarë.
  3. Në fshatin Lam i Madh, bashkia Mat, vijon puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit nga forcat e pushtetit vendor dhe Forcat e Armatosura. Gjatë natës kanë qëndruar në gatishmëri tre mjete zjarrfikëse në mbrojtje të fshatit Lam i madh, 2 të FA dhe 1 e Bashkisë Mat. Sot janë angazhuar në mbështetje të forcave të bashkisë 30 Forca të Armatosura.
  4. Ditën e djeshme në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German”, bashkia Mat, është aktivizuar një vatër zjarri në orët e pasdites. Për shuarjen e tij në ditën e sotme janë angazhuar forcat në nivel vendor dhe 20 Forca të Armatosura.
  5. Në fshatin Bershi, bashkia Klos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ditën e sotme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për vënien nën kontroll të vatrave.
  6. Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, e cila po mbahet në monitorim nga MZSH Durrës.
  7. Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, për të cilin ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 50 Forca të Armatosura, si dhe është operuar nga ajri me Helikopter Cougar. Është arritur mbajtja jashtë rrezikut e banesave të fshatit. Vijon operacioni me mbështetjen e Forcave të Armatosura.
  8. Në fshatin Torovicë të bashkisë Lezhë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë. Janë angazhuar forcat e pushtetit vendor.
  9. Në zonën e mbrojtur Pylli i Ballollit, fshati Plashnik i Madh, bashkia Poliçan, është aktivizuar një vatër zjarri. Janë angazhuar forcat e pushtetit vendor të bashkisë Polican, të mbështetur nga 40 forca të armatosura.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë   së   shtetit   çdo   rast   të   dyshuar për zjarrvënie   të qëllimshme si dhe të  të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    August 9, 2022 at 12:16 pm

    Po nuk denuat zjarrvenesit,,qe edhe kur ndezin shkrepse,tu kujtohett,kete avaz keni perdite.

    Reply
  • Eni says:
    August 9, 2022 at 1:05 pm

    Kryeministri shkon me carter ne Konya….e cfare carter 4 fish I avionit qeveritar Spanjoll….jepi o trim…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?