Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shqipëria? E mahnitshme! Nëse e zbulojnë, shumë turistë nuk vijnë më tek ne”. Edhe mediat greke, jehonë turizmit tonë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Shqipëria? E mahnitshme! Nëse e zbulojnë, shumë turistë nuk vijnë më tek ne”. Edhe mediat greke, jehonë turizmit tonë
BoteKryesore

“Shqipëria? E mahnitshme! Nëse e zbulojnë, shumë turistë nuk vijnë më tek ne”. Edhe mediat greke, jehonë turizmit tonë

Published: October 30, 2022
Shpërndaje

 

Për dy vite me radhë Shqipëria  ka qenë një destinacion i preferuar për turistët e huaj, duke e renditur vendin tonë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Turizmit, si destinacionin e dytë me performancën më të mirë në botë për shtatëmujorin e këtij viti, me 19% më shumë turistë se në 2019.

Nuk ka munguar një artikull për turizmin shqiptar as nga mediat greke. Gazeta më e madhe e këtij vendi i ka dedikuar një artikull Shqipërisë.

- Publicitet -

“Brigje të mahnitshme, natyrë e pasur, vende malore, hotele mbresëlënëse, njerëz mikpritës, vizitorë nga e gjithë bota dhe më e rëndësishmja, në një paketë çmimesh të përballueshme”, shkruan prestigjozja greke.

Shqipëria jonë fqinje është  një destinacion relativisht “i panjohur” për një qytetar grek, por jo për pjesën tjetër të botës. Kjo mund të shihet nga rritja mbresëlënëse e turistëve në krahasim me vitin e kaluar (+29,3% në tetë muaj),edhe para pandemisë.

“Shqipëria është një zonë turistike në zhvillim. Nëse njerëzit e zbulojnë, nuk do të shkojnë më në disa nga vendet tona”, tha Eutychis Sargetakis, i cili së bashku me gruan e tij vizituan Shqipërinë në fillim të gushtit dhe ndanë përvojën e tyre në YouTube.

Sipas tij, ai tentoi të pushonte në destinacionet e njohura të detit Jon si Parga, Sivota dhe Kefalonia, por nuk gjeti asnjë dhomë për më pak se 100 euro nata.

Më në fund vendosi të vizitonte Shqipërinë, ku pa rezervuar gjeti një hotel me katër yje në Sarandë 42 euro plus mëngjesin e përfshirë dhe më pas, një suitë në Tiranë për vetëm 32 euro.

Sipas tij, me 15 deri në 35 euro mund të konsumoje një vakt për dy persona shoqëruar me një pije, ndërsa çmimi i kafesë varionte nga 0.35 deri në 2 euro.

Përtej bukurive të vendit fqinj, Sargetakis veçon gjendjen e shkëlqyer të rrjetit rrugor dhe në përgjithësi projektet infrastrukturore që janë realizuar, mikpritjen e jashtëzakonshme të shqiptarëve dhe kuzhinën e tyre cilësore.

“Është një destinacion autentik, më i qetë në krahasim me Greqinë”, thotë ai.

Sigurisht që “gabimet” e turizmit masiv kanë filluar të prekin edhe Shqipërinë.

“Në plazhe ka edhe një “luftë për shezllonët”, ndërkohë që trafiku në rrugën bregdetare ishte mjaft intensiv. Në kufijtë me Greqinë dhe me Malin e Zi krijoheshin radhë kilometrash”, shton Sargetakis.

Sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT), këtë vit në periudhën janar-gusht, Shqipërinë e kanë vizituar 347,452 grekë, pra 25,47% në krahasim me vitin e kaluar.

Vlerësohet se deri në fund të vitit numri i vizitorëve grekë do të jetë i njejtë me shifrat e vitit 2019, kur 596 844 grekë udhëtuan drejt Shqipërisë.

Të dhënat për turistët janë mbresëlënëse. Në total, mbi 5.6 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në tetë muajt e 2022 dhe kjo shifër nuk përfshin shqiptarët nga Kosova të cilat mesatarisht përfshijnë  më shumë se 2 milionë çdo vit për të njëjtën periudhë.

Sipas një raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Turizmit (UNWTO), Shqipëria kishte performancën e dytë më të mirë në botë si destinacion për shtatë muajt e këtij viti (janar-korrik), me 19% më shumë turistë në krahasim  me 2019, viti rekord për turizmin.

Rrjedhimisht, Shqipëria kishte performancën e katërt më të mirë për sa i përket të ardhurave, me 32% më shumë të ardhura nga turistët ndërkombëtarë në periudhën janar-korrik 2022 në krahasim me 2019.

Ka një interes të madh për turizmin malor

Por kush janë ata që udhëtojnë drejt Shqipërisë?

Në krahasim me vitin e kaluar, INSTAT regjistroi një rritje prej 225% të turistëve nga Spanja, 60% nga Gjermania, 50% nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar dhe 3.8% nga Holanda.

Ekziston mundësia që në verë interesi i turistëve të përqendrohet në zonat e njohura bregdetare (Himarë, Durrës, Vlorë, ​​Sarandë, Borsh), por është interesant fakti se 41% e vizitorëve preferojnë veriun e Shqipërisë.

Sidomos gjatë dimrit, vendi ka një fluks turistësh, kryesisht nga Europa Qendrore për të shijuar zonën e Shkodrës, ku ofrohen shumë aktivitete për alpinistët dhe jo vetëm.

Shqipëria ka nisur përgatitjet për vitin e ardhshëm turistik, ndërkohë që në shumë zona të vendit, kapaciteti i hoteleve arrin në 100%, me rezervime deri në fund të tetorit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?